Ngatërrestari famëkeq Shefqet Krasniqi

Diaspora | Zef Prenka | 14.01.14 | 23:13

Reagim kundër ngatërrestarit famëkeq Shefqet Krasniqit me artikullin „Debati i gabuar rreth fesë“!

Nga Rrezart Kalaja

Duke u përpjekur në propagandën e vet boshe në kultivimin dhe urrejtjen kundër zhvillimit dhe kulturës shqiptare në etapat e shkallës së nivelit evropian në rang kombëtar. Ky injorant me apetite antishqiptare fyen pjesën dërmuese të intelektualëve shqiptarë dhe ata qeveritarë që ngrehin zërin nga qëndrimet famëkeqe të bandave kriminale, qe në emër të fesë islame rrënojnë çdo gjë shqiptare!.Ky injorant kokëbosh, i pa cip, i pa identitet , mashë e huaj ngatërron „gjërat që identifikon shqiptarët“ si kundërshtar të perëndisë që nuk na paska lëshuar shi këto ditë mbi Kosovën.

Vjet ne shqiptarët, e kemi pas ma jaran „Allahun“ e sivjet në këtë fillim viti qenka hidhëruar me shqiptarët se , ne intelektualët dhe qeveria e Kosovës i paskemi fajet!

A thua ky tip (ultra-islamisti) i tërbuar se mbanë mend qe para një viti ra shi shumë sa qe u detyruan ti hapin rrjedhat shkarkuese në Shqipëri dhe në Kosovë nga liqejtë që kishte, aq shumë shi sa nuk i nxunë shtretërit e lumenjve. Po mos te harrojmë se vjet ne shqiptarët e kemi pas ma jaran „Allahun“ e sivjet në këtë fillim viti qenka hidhëruar me shqiptarët. Shefqet Krasniqi shkon aq larg sa që mundohet, ta bind publikun me fraza të pa argumentuara, sa që shqiptarët paskemi një burim identifikues nga feja! Po i tregoj se fetë popullin shqiptare e kanë lënë të përçarë sot e me mijëra vite. qe ka ekzistuar ky komb ma i vjetëri në botë. Feja islame ka lind shumë vonë dhe ajo katolike në krahasim me trungun e vjetër pellazgo- ilir.
image
Injorantit Shefqet Krasniqit, po i them, se ne si identitet kombëtar ne fushën e kulturës, gjuhës , vlerave dhe traditave nuk e kemi nga dhunuesit dhe barbaria osmane po rrënjët i kemi të Pellazgo- ilirët. Je shume i vocërr tu imponosh shqiptarëve dhe tu veshësh gjëra të huaja dhe të pa vlera me një mbjellje urrejtje dhe një luftë speciale që ndiqni kundër interesave të shqiptarëve në konceptin e identitetit dhe kombit shqiptar. Ne intelektualët, nuk kemi në shënjestër fenë islame, po të kemi ty me kompaninë ekstremiste, që po i nxitni rininë shqiptare me u bërë argat të huaj në emër të fesë , dhe „Vëllazërisë myslimane „!. Ti je argat i tyre dhe nxitësi për gjakderdhje. Ju na ofendoni, si spekulator, gjëja se e kemi në shënjestër islamin! Për intelektualët shqiptarë dhe njerizimit të vetëdijshëm, fetë janë të barabarta si ajo katolike si ajo islame apo ortodokse . Intelektualët shqiptarë i luftojmë njësoj , rrymat fetare që nëpërkëmbin vlerat e kombit tonë . Ti Haxhi Efendi Mulla Shefqet Krasniqi, duhet të vijë keq për viktimat e rëna të djemve kosovarë dhe atyre shqiptarë, qe i keni mësuar dhe nxitur të bëjnë terror në popullin sirian . Këta ne emër të „Allahut “ po i lënë motrat tona nëpër këmbët të bandave në Siri ose në Kosovë si të veja dhe shumë fëmijë jetim po mbesin shkaku i juaj me kompani qe nxiteni dhe mashtroni fëmijët tanë të vdesin për vende të huaja ndërsa fronti i hapur është akoma me Mitrovicën. Asnjëherë gishtin, ju soj i juaja nuk e ktheni kundër pushtuesve! Soji i juaj sot po identifikohen si muhaxhedin të ekstremit islam që po presin, e po vrasin një popull, që ka mos mosmarrëveshje politike në mes tyre. Mercenarët e xhihadit dhe ti Shefqe Krasniqi me bandat tua i ke edukuar sa qe jemi viktimë edhe si komb nga veprimet tua dhe njerëzve te pa moral siç jeni ju .Sipas jush një pjesë e qeverise dhe intelektualët shqiptare, jemi kundër vlerave shqiptare ,jo,jo,jo ne jemi kundër analfabetëve që mundohen m u bërë pashallarë dhe bajraktarë me tespi në dorë. Jemi kundër njerëzve të pa shkollë që mundohen te na diktojnë politiken kombëtare dhe shërbëtorëve të huaj siç jeni ju. Ne i çmojmë vlerat e kombit duke filluar nga pellazgo-Ilirët , Periudha heroike e Skënderbeut , zhvillimin e rilindjes kombëtare , universitetin , pjesën e luftërave çlirimtare kombëtare. Ne jemi për ngritjen dhe emancipimin e femrës shqiptare jo terrin e saj , se duam. Ju jeni kundër këtyre vlerave i dënoni dnhe i mohoni të gjitha .Unë dhe të tjerët nuk mundem të jemi kokulur nga pozicionet e intrigantëve dhe mashtruesve, apo edhe ndaj njerëzve që se lexojnë as një roman shqip pos broshurave me propagandë arabo fetare . Ne nuk mundem ta ulim kokën ndaj derseve tua dhe të tjerëve qe shani identitetin kombëtar shqiptar përmes gjuhëve dhe kulturave të huaja siç veproni në lutjet në gjuhët (arabo- turke)!

Shefqet Krasniqi e përkrahë filozofinë serbe kundër shqiptarëve!

Citojmë nga mesi i artikullit thënien e një lideri serb sipas Shefqet Krasniqit“Ec e thuaj që Miroljub Jevtic e ka keq kur në librin e tij “Islami dhe Shqiptarët“ (Islam i Albanci) cilëson liderët shqiptarë si kundërshtarë të Islamit, ku mes tjerash thotë: „Të ashtuquajturit ‘liderë të shqiptarëve’ për shkak të kompleksit evropian e urrejnë popullin e vet dhe çdo gjë shpirtërore siç është Islami tek ta. Prandaj ne jemi fitues kur kjo ndodhë ngase çdo herë kur populli shqiptar pret me së shumti nga liderët e tyre, atëherë zhgënjehet nga ta sepse janë më se të gjithë pa moral shpirtëror dhe janë pjellë e ateizmit që arrita personalisht t’ua imponoj në literaturën e tyre dhe krenohem me këtë gjë ngase janë patriot që si term, këta barinj me rrobe evropiane, e mësuan nga ne. Liderët laik shqiptar do të krenohen me ortodoksinë tonë apo kryqin katolik në Kosovë në kohën kur atje janë religjion minoritar dhe çdo gjë autoktone që i ruajti si shumicë nga sllavizmi ishte Islami…” përfundon citati i tij. Shefqet Krasniqi shkon edhe ma tutje duke vlerësuar thëniet e Jevtiqit , ku thekson , faktet dhe përshkrimi, në këtë rast, janë reale sikur Jevtic ta udhëhiqte qeverinë, e jo liderët që i votuam vet… perfundon shefqet Krasniqi

„Budallenjtë mos i vet se të tregojnë vet“ thuhet nga një fjale popullore. Qëndrimet e Sheqet Krasniqi dhe soj i tij i kanë të ngjashmeri me pushtuesit .Politika serbe gjithmonë u mundua të na identifikoj si njerëz të islamit si të pa vlerë dhe pastaj te sundojnë . Ku mundet me qene një politikan serb ma shqiptare se intelektualët shqiptarë që kanë mbajt burgje për vendin dhe kombin. Kanë dhënë jetën për këtë tokë , për këtë kulturë, për këto universitete, për këtë gjuhë , ndërsa, soj i juaj pa lexuar as te vetmen vepër qe shkruajnë profesorët, shkrimtarët dhe krijuesit shqiptarë për kulturën dhe vlerat e veta. Nuk shoh të arsyeshme ma tepër të shkruaj ,kur ju u identifikuat me sllavin kundër ne shqiptarëve dhe intelektualëve shqiptarë . Ju e qitët për dritë maskën tuaj qe atë qe mendon armiku për ne mendoni edhe ju. Ju jeni shumë ma afër me sllavo – osmanjlinjët me ide e qëndrime se me ne shqiptarët .

Të propozoj , ty Shqfqet Krasniqi t’i përfundosh shkarravinat antishqiptare dhe i apeloj mediat të bojkotohen shkrimet e këtij injoranti antishqiptare me apetite gllabërimi nga faqja e dheut kulturën , gjuhën, dhe identitetin tonë shqiptar!

Detrtroid SH.B.A 2013

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen