Integrimi dhe identiteti kulturor i nxënësve shqiptarë me mësuesen Aorora-Bujupi- Rexhaj

Reportazhe | admin | 07.03.12 | 21:29

Kjo kategori njerëzish të dijes  ndikojnë  në ndërtimin  dhe  formimin  e brezit të ri. Profesioni i mësuesve tanë  shqiptar qe po punojnë dhe mësojnë brezin e ri  në emigrim  është një vepër e shenjtë . Kështu  nga këto   ngrohtësi,   të shprehura, ndaj nxënësve  shqiptar  e hasem edhe të   mësuesja , Aorora-Bujupi- Rexhaj në shkollën e Julius-LEBER në qytetin e Breisachit ne afërsinë e Freiburgut  që përkufizohet me Francën dhe Zvicrën. Fjalët janë të pakta për ta përshkruar punën, veprimtarinë dhe kontributin e mësues Aorora në sferën e arsimimit edukimit dhe kontributin e dhënë në këtë fushën e kulturës.

 

rrezore.comMësuesja  Aorora -Bujupi-Rexhaj në shkollën e Julius-LEBER në qytetin Breisachit në afërsinë e Freiburgut  qe përkufizohet me Francën dhe Zvicrën.

 

Zonja  Aurora -Bujupi -Rexhaj për herën e pare ka emigruar ne  vitin 1993    me  30  qershor .  Ishte një dite, e vështirë,  kur u nda nga Kosova. Thotë se ishte një dhimbje ,një thyerje shpirtërore, nga një jetë e  censuruar nga okupatori, në shkollë  , në arsim qe mbetëm  në mësime  (skutave e bodrumeve   te pa perspektive  nga një zullum i pa parë nga regjimi  sllavo- serb)!  Me kujtohen shumë  ngjarje të hidhura rrëqethëse  të asaj kohe qe përjetuam ne si mësues, po edhe  nxënësit  tanë thekson ndewr te tjera   Aorora .

Pas  ushtrimit të profesionit ne arsim në shkollën „Asim Vokshi“ në  Prishtine, asaj i mbeti vetëm në kujtesë („dashuri qe kishte  ndaj  shkollës“ ,“dashurinë qe kishte ndaj nxënësve  te saj“), po edhe ndaj dijes.  Ajo sikur nuk mundi te rrijë e qetë me  gjendjen   aktuale qe mbretëronte   ne diasporën shqiptare ,  iu rrek  përvetësimit të gjuhës gjermane  me  çka zonja Aurora iu përkushtua  të mësojë gjuhën gjermane , e arriti qëllimin e  integrimit , por edhe ruajtjes  së   gjuhës amë shqipes qe tu  përcjell brezit të ri nxënësve    shqiptar me mësim plotësues   në gjuhën shqipe.

Mësuesja  Aorora  ka   60 nxënës,  por e  ndjekjen e mësimin vetëm  26,   qe një pjese e fajit mund tu hidhet edhe prindërve të nxënësve  për mos kujdesin  ndaj nxënësve të vet. Prandaj    zonja Aurora bënë ftesë  edhe te prindërit tjerë qe  mos te jenë  pengesë  për  nxënësit e vet!

 

Nga    zelli dhe  profesionin  e mësueses qe e bënë me respekt, Aorora ju ka rënë në sy edhe organeve të  shkollës Julius-LEBER në qytetin e Breisachit qe këta  i ofruan  të kryej  edhe  një detyre  si mësuese për nxënësit  gjerman  për klasat e  pesta  dhe të gjashta , ku vërtet është për ta nderuar këtë mësuese  për    kontributin qe po e jap, pos në interesin e  nxënësve shqiptar, ajo   mund të jetë edhe si një shembull i mirë i një  qytetareje  të veçante në prosperitetin e qytetareve kosovare me një  qytetërim evropian !

Ne bisedë zonja Aorora thotë se nuk jemi e kënaqur me literaturën    e ofruar nga „Ministria e Kulturës dhe Arsimit të Kosovës“  me çka  mendon se vërtet është  për të ardhur keq në këtë kohë, të përballen nxënësit tanë  me mungesën e literaturës eshte një shqetësim  serioz.  Zonja Aorora  thekson ma tutje se  ne mësimin plotësues   i shkëmbejmë  mendimet dhe përvojat   në zonën rajonale    me Freiburgun Emmendingen, Endingen ,  Walkirsch    dhe me  Shtutgardin    ne nivel ma të lartë .

Pyetjes sonë se në cilën  fushë bashkëpunoni ? Ajo   theksoj se  jemi në bashkëpunim sidomos ne  manifestimet kombëtare, ne kuize   dhe fusha tjera të kulturës sonë.   Takimin  e bashkëpunimit ne nivel   e shteteve evropiane ku jetojnë shqiptarët ,vlen të theksohet, se mbajtëm  seminarin e shtatë  mbarëkombëtar në Prishtinë,   ku kishte edhe   ligjërues të huaj me ç’rast me ka lënë mbresa  si takim i kulturës sonë  që  ka marre dimensionet e manifestimit tradicional  për çdo vit .

Pamje e  mësueseve  ne simpoziumin  mbarëkombëtar për mësimin ne diasporë. Me mësuesit,Fadil Klaiqi,Gjemshire Haziri,Zeqir Asllani,Gjyle Fetaj, Aorora Rexhaj,Hatixhe Ramadani,Zejnie Asllani etj…

Kjo mësuese  shprehet se qëllimi im  fisnik është qe ta kultivojmë kulturën tonë ,gjuhën dhe artin te brezi i ri ,   me qellim te ruajtjes së traditave  dhe zakoneve tona si popull  ndër ma të vjetërit . Ajo është e lumtur që mund të zhvillojë mësimin në gjuhën e tyre amtare dhe, mbi të gjitha me entuziazëm dhe vullnetin e  madh   e shpreh edhe ne orën e mësimit  me një pasion  dhe dashuri ndaj mësimit tek  fëmijët  shqiptar. Integrimi dhe identiteti kulturor i nxënësve shqiptarë  gjendet   tek  mësuesja  Aorora-Bujupi- Rexhaj .

„Integrimi është e mundur vetëm nëse njerëzit nuk harrojnë ku ata vijnë nga të dyja kulturat dhe janë të vetëdijshëm se ku ata jetojnë, si dhe nga kanë origjinën,“ shpjegon Aorora .

Mësuesja  Aorora  dha një mendim  se shqiptarët bëjnë mjaft kudo që janë, mirëpo kurrë mos të kënaqemi, me atë që kemi  arritur  por të punojmë edhe ma shumë  në të mirën e vetvetes sonë,  por edhe për të mirën e kombit tonë.

Për këtë mësuese  dhe punën e saj kanë shkruar edhe disa gazeta gjermane , po ndër to ishte edhe ajo „Badische  Zeitung“ një gazetë  rajonale dhe shumë e lexuar. Ora  ishte 16, zilja  ra     me çka edhe ne mbaruam vizitën   me këtë mësuese mirënjohëse për punën e madhe të mësueses që ka bërë shumë për ruajtjen e kulturës, gjuhës e traditës sonë kombëtare.  Në fund, mësuesja Aorora , na falënderoi për  vizitën  dhe  u ndamë  me një përshëndetje   urimi për një vikend të mirë për fundjavën ,duke i uruar kësaj mësueseje punë të mbarë dhe të suksesshme .

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen