Braktisja e Kosovës drejt shteteve të Perëndimit , vetëflijim dhe pasqyrë e keqe për Kosovën!

Analiza & Komente | admin | 26.01.14 | 20:45

Nga Asllan Dibrani

Titulli „Trafiku drejt Britanise, 48 shqiptarë kapen brenda një kamioni-frigorifer“, ishte një informatë e këtyre ditëve në mediat botërore , sa shokuese aq, edhe trishtuese për një gjë aq tmerruese që po ngjet me popullin e saj dhe me Kosovën në zemër të Evropës!

Pamje rrëqethëse si u zbuluan shqiptarët për ta gjetë një jetë ma të mirë turp për Kosovën , turp për Evropën si lejojnë grupe të organizuar kriminale të luajnë me një popull në ketë kohë!
Kalvari i shqiptarëve në kërkim të një jete të re në Perëndim nuk ka të sosur. Ata po përfundojnë shpeshherë edhe në forma tragjike, sikur që ndodhi me qindra herë në këtë fenomen të dhimbshëm për kosovarët . Rasti ishte tragjedia e një familje kosovare që përfundoj në ujerat e lumenjve në mes Serbisë dhe Hungarisë duke ikur nga Kosva!!!!??? . Kjo, po ndodh edhe tani me një trend të nxitur drejt zbrazjes së Kosovës nga qytetarët e vet si rezultat i gjendjes së keqe ekonomike , politike dhe te sigurisë nga faktor te ndryshëm ?.
Mbrëmjen e së martës, 48 shqiptarë u bllokuan në veri të Francës, brenda një kamioni-frigorifer që kishte si destinacion Britaninë. Ky lloj trafiku me popullin tonë, është një krim i organizuar nga qendra të ndryshme me prapavijë politike , që të zbrazet Kosova sa ma tepër!!!. Ky lloj krimi me qeniet njerëzore, sikur nuk i shqetësoj fort qeveritarët e Kosovës ,qe pran syve të tyre dhe (organizatave ndërkombëtare qe monitorojnë atje për një rend ligj dhe stabilizim!) .
Në këtë kohë të rrinë indiferent edhe Bashkësia Ndërkombëtare, as pak nuk është korrekte ndaj një populli që përjetoj tmerret ma çnjerëzore dhe shfarosëse nga regjimi i Serbisë . Manipulimi dhe izolimin qe po i shkaktojnë Kosovës për mos lejimin e qarkullimit të lirë në Evropë, janë si pasojë e politikës ndërkombëtare në Kosovë ,por edhe nga vet qeverisja dhe një serë dobësish që menaxhohen dhe organizohen sikur po bëhet „vetëflijim“ i këtij fenomeni mesa vijon:
1. Deklaratat pompoze të qeveritarëve në Kosovë para zgjedhjeve në 2013, se së shpejti do të dilni në Evropë me pasaporta , ka ngjallë mos besim dhe indiferencë të populli, duke mos krijuar bindje të lidershipi i vet për liberalizmin e vizave. Posa i fituan votat, ato kanë ra në vesh te shurdhër me çka skamje e mjerim dhe vuajtjet e këtij populli kanë mbetur nën mëshirën e zotit!
2. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kundër ekonomisë se Kosovës dhe keqpërdorimi nuk kanë te ndalur , ku disa politikan, pos kapitalit në Kosovë kanë ble ( Vila në Dubai , por edhe në shtete të ndryshme në Evropë . Kanë fut kapitalin e vet e sidomos në Banka e Zvicrës . Kësaj i thuhet skandaloze, dikush të vdes për një kafshatë bukë dikush mos të ketë vend ku me i lënë paratë nuk donë koment!

3. Këto janë rezultati i qeverisjes që po vetëreklamohet që 14 vjet për rezultate duke e shitur kapitalin edhe atë resurset nëntokësor , duke i tjetërsuar në kapitale të huaja . Këta ndryshime vijnë nga vetëvehtja dhe veçanërisht nga „VOTA e SHENJTË“ se kujt ti epet ta udhëheqin popullin . Kosova ka resurse për një jetë të shkëlqyer për 12 milionë banorë nëse ajo udhëhiqet nga njerëz të përgjegjshëm dhe të përkushtuar e të ditur qe veprojnë në interesin e popullit!
4. Para pak dite u morr si shokues , deklarimi i zonjës Lunaçek në Prishtinë nga zyrtarë të ndryshme , për mos liberalizimin e vizave edhe për tre e katër vjetët e ardhshme .-Realiteti për neve , është i hidhur, po në anën tjetër, sikur ka të drejt që ne, as edhe minimumin e përmbushjes se obligimeve si shtet dhe qytetarë nuk i kemi bërë, kur kihet parasysh, krimi i organizuar , hajnia , korrupsioni, kultura , paraqitja e ekstremit islamik që rrënon edhe përmendore të figurës së shenjtë , si Nënë Terezën në Mitrovë. Ajo, ma nuk ka mbetur vetëm një shenjtore e kombit shqiptar , por ajo ka kaluar kufijtë lokal dhe llogaritet si figurë e botës. Këto gjëra evropianët i shohin me sy kritik . Si version i zgjedhjes së këtij problemi i kanë mbetur kompetencat vet popullit të Kosovës të vazhdoj vetëflijimin , vetëvrasjen dhe vetfundosjen, apo t’i kthehen punës ligjit dhe obligimeve që duhet ti kryejnë vet në të mirën e Kosovës!
5.Defenitivisht kosovarët nuk e meritojnë lirinë,çdo ditë po e vërtetojnë ketë,disa shkojnë për Siri e disa tjerë për Evropë,,as edhe një nuk e donë vendin e vetë. Për dështimet e veta e prapë j duhet fajësuar qeverisjen e vendit , qe nuk kontrollon qarqet antishqiptare që veprojnë në Kosovë!
6. Vetëflijimi dhe vetëvrasja, po ec në interesin e Serbisë në boshatisjen e Kosovës, sikur po i realizohen aspiratat e saj në hegjemoninë e saj drejt Kosovës, tani jo me luftë, po me mjete politike , propagandistike etj, që politika kosovare nuk e sheh as qe e dëgjon nga verbëria aktuale!
7.Në Kosovën e sotshme manipulohet me njerëzit qe ishin dhe flijuan jetën për Kosovën. Keqtrajtohen ata të UÇK-ës , intelektualët , ish të burgosurit politik , teknologët, shkencëtarët dhe politikajtë e mirëfilltë të zëvendësuar me ata qe janë mashë e dikujt , pa e treguar asnjë herë veton tonë si shtet i pavarur dhe vlerta tona pran faktorit në arenën ndërkombëtare ! Jeta pas luftës me këtë „liri“ ka prodhuar ster-vuajtje, denigrim , papunësi , pa siguri shpirtërore, morale e kombëtare, ku si pasojë e saj tani dhe gjithë herë është plagë e ikjes nga Kosova .
8. Sot pran shqiptarëve të Kosovës dhe qeverisë se saj grupe terroriste të monitoruara nga organizata të huaja mobilizojnë shqiptarët me ekstremizëm islamik duke marre pjesë edhe në luftën e Sirisë, nga e cila për çdo ditë kërkojnë koka të gjeneralëve amerikan dhe perëndimor, qe e çliruan Kosovën , apo i kërcohen Kosovës dhe qytetareve me shantazhe të ndryshme drejt shkombëtarizimit, apo edhe drejt një lufte civile, nga e cila evropianët e shohim me skepticizëm. Nga kjo rezulton se shumë larg përmbushjes se liberalizim it të vizave për Kosovën. Kur ata janë në gjendje të vrasin vetveten si popull perëndimorët llogaritin që nesër e vrasin edhe Evropën!
9. Mos krijimi i një shteti i cili paraplanifikon zhvillim ekonomik, social, edukativ e ligjor ka pru kombin në stadin, ku kjo „LIRI“ nuk hahet, nuk pihet dhe nuk mund t’i siguron jetesën fëmijëve e familjes e as Kombit! Si pasojë e kësaj kjo“ liri“ edhe ma shumë po e dëmton situatën drejt vetrobërisë ,izolimit dhe vetëvrasjes . Një liri pa zhvillim, pa ekonomi, pa një mirëqenie është thjesht e padurueshme dhe plaga po rritet në demin e vet Kosovës dhe sovranitetit të saj.
10. Populli i Kosovës ka një të mete patologjike, e ajo asht durimi i tij patologjik i cili nuk krijon dhe nuk shpërthen ndaj këtyre padrejtësive, krimeve, hajnive karshi pushtetarëve vendas, po edhe të metave qe i servohen nga një numër i madh misionarshe të huaj në bashkëveprim me vendasit qe po e luajnë rolin e djallit në Kosovë. Kosova ka nevojë për një ndryshim urgjent nga shpëtimi i të gjitha fatkeqësive që po i përjeton, nga vetëflijimi në vazhdim, me vetëdije apo pa te, le ta dinë qeveritarët se populli po dinë dhe nuk mund të jetë ma aq naiv qe u tregua deri me tash !
Shtuttgart .2014

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen