Shkollat Shqipe në Shtutgart

Diaspora | admin | 20.03.12 | 19:03

Manifestimin e moderuan Valesa Asllani e Kaltrina Elezaj – nxënëse të shkollës shqipe

Me nga një minutë heshtje u nderuan dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës si dhe u ndoq himni kombëtar dhe ai i Republikës së Kosovës.

Këtë aktivitet të shkelqyer me një program të pasur kulturoro arstistik e përgaditën këshilli i prindërve të nxënësve në bashkpunim me arsimtarët çiftin Zejnije e Zeqir Asllani.

Në skenë u paraqit koreografi i mirënjohur Xhevdet Nikqi, me një valle kreshnike, i shoqëruar nga zonj. Sanije Nikqi me vallën e Shotës, të cilët u përcollën nga disa qindra bashkatdhetarë pjesmarrës me një durtrokitje të gjatë frenetike. Vlen të themi se koreografët Xhevdet e Sanije Nikqi me Albesiana Selimin, drejtojnë-ushtrojnë për mrekulli grupin artistik të nxënësve në kuadër të shkollës shqipe.

Ndryshe nga manifestimet që organizojnë klubet, shoqatat e shoqëritë, subjektet politike, këtu tek shkollat vërehët një dallim i madh cili zbukuron shumë manifestimin me veshjen e tradicionale kombëtare të afro 100 nxënësave, prezent në skenë dhe në sallë. Programi përfundoi me vallen e Rugovës, e cila u përcoll me interesim dhe durtrokitje të gjata.

Aktiviteti filloi me ftesën e moderatorëve për arsimtarin e shkollës shqipe, Zeqir Asllani, cili bëri hapjen e kësaj mbrëmje festive-familjare. Ai i përshëndeti musafirët dhe pjesmarrësit në luftë si dhe familjarët e luftëtarëve të UÇK-së.

Në fjalën e tij të rastit z.Asllani foli për rëndësinë historike të pavarësisë së Kosovës, për luftën çlirimtare, komandantin legjendar Adem Jashari… Në vazhdim ai tha: Dita e Pavarësisë është data më e shenjtë dhe më madhështore në historinë e Kosovës. Rruga për liri dhe Pavarësi, ishte e vështirë dhe e gjatë…

Në kuadër të këtij aktiviteti z. Asllani ua uroj edhe Epopen e UÇK-së, 5, 6, dhe 7 marsin,- 7 marsin ditën e mësuesit, dhe 8 marsin ditën e gruas.

Zotri Asllani prezantoi pjesmarrjen në këtë aktivitet të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja dhe bashkëatdhetarëve iu drejtua me këto fjalë:

Të nderuar bashkëatdhetarë, ndjehem i kënaqur, që sonte në mesin tonë kemi Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Rep. së Kosovës, z. Ramë Buja. Gjithashtu për këtë mbrëmje festive-kultorore, kemi nderin që në mesin tonë janë prezent ambasadorët e nderuar, z. Vilson Mirdita, ambasador i Rep. së Kosovës në Berlin dhe z. Naim Malaj, ambasador i Rep. së Kosovës në Bern të Zvicrës, si dhe zëvendës konsullin zot. Imer Lladrovci në Stuttgart. Ai prezantoi si pjesmarrës në veprimtarinë për 4 vjetorin e pavarësisë edhe kryetarin e KASH-it për Gjermani, z. Xhemshir Hazirin, i cili është mësues në Osnabrück e me një përvojë pune mbi 20- vjeçare.

Më pas diskutuan ministri Buja, ambasadorët Mirdita dhe Malaj etj.

Ministri Ramë Buja tha: „Të dashur nxënës, mësues, pedagog, të nderuar ambasador,  zot.Vilson Mirdita dhe zot. Naim Malaj, ndihem i privilgjuar sot që gjindem në mesin tuaj, pikërisht në festën e Pavarësisë së Rep. së Kosovës të organizuar nga shkollat shqipe. Është knaqësi për mua që sot ju takoi së bashku: nxënës, mësues dhe prindër me rastin e katër vjetorit të Rep. së Kosovës.“

Ndër të tjera Buja falënderoj mërgimtarët për kontributin e dhënë për shëndetësinë, arsimin dhe  luftën.

Ambasadori Vilson Mirdita iu drejtua pjesmarrësve me këto fjalë: „Të nderuar nxënës, mësimdhënes, prindër, i nderuari Minister Buja, i nderuari Ambasador Malaj, i respektuari Kryetar i KASH-it zot. Haziri, të nderuar vëllazër , unë ndihem sot krenar që gjindem në mesin e miqëve të mij, por njëherit ndihem shumë i nderuar që gjindem në mesin e nxënësve të shkollës shqipe në mërgim –  kjo është krenaria dhe ardhëmeria jonë.“

Ndërsa ambasadori Naim Malaj u shpreh: „I nderuari ambasador zot. Mirdita, Minister Buja, të nderuar nxënës, të respektuar mësues, njëherit të gjithë ju të pranishëm, ju uroi festën e Pavarësisë, kurse shkollën shqipe „Migjeni“ e përgëzoi për punën e tyre të madhe, që kanë bërë për këtë mbrëmje festive.“

Zëvendës konsulli Imer Lladrovci, foli në pika të shkurtëra për luftën çlirimtare.

Krytari i KASH-it  Xhemshir Haziri përshëndeti Ministrin Buja, Ambasadoret Mirdita dhe Malaj, njëherit foli për rëndësinë e shkollës shqipe në Diasporë, duke falënderuar  nxënësit përzemërsisht për këtë paraqitje të shkëlqyeshme të tyre në këtë manifestim. Haziri foli edhe për rëndësinë e hapjes së shkollës të parë shqipe,  më  7 Mars 1887 në Korçë. 

Mësuesi i parë i kësaj shkollë shqipe Pandeli Sotiri njëkohësisht ka qenë edhe drejtor…

Këtë mbrëmje festive me pjesmarrjen e tyre e nderuan edhe vëllazërit Mustafë dhe Tahir Shabani nga shoqata „Yjet e Kosovës“ nga Freiburg-u, veprimtarë të dalluar cilët kanë krijuar miqësi dhe zhvillojnë aktivitete edhe me palën gjermane… Mr. Mazllum Hasimja, ish mësimëdhënës në Universitetin e Prishtinës, dhe nga vitet e 1990-ta, njëri ndër mësuesit e parë në Republikën-landin e Baden-Württemberg-ut, aktiv edhe sot.

Këtë manifestim e përcollën edhe mediat elektronike të përfaqësuar nga Muhamet Hoxhaj drejtues i KosovariMedia.com, Zef Prenka drejtues i Rrezore.com dhe Sali Veselaj, kameraman bashëkpuntor i RTK-së. Si dhe veprimtarët Nue Lekaj, Xhemajl Aliu, Shaqir Hysenaj, etj.

Për punën e saj të mire në shenjë respekti nga nxënësit e shkollës me një buqet lulesh për 8 marsin u nderua mësuesja Zejnije Asllani.

Nga shkolla humoristi i mirënjohur nga „Përalla me tupan- Vala Mala Show“ Butrintin e vogël, Artan Asllanin-begatoj programin me humor dhe këngë.

Nxënësit e shkollës sërish u paraqiten me 4 Valle të bukura, duke recituar vargje për Abetaren, Nënën, Flamurin, Trojet etnike Shqiptare, Krujën e Skënderbeut, Vlorën e Ismail Qemailit, për lidhjen e Prizrenit, Çamërinë, Janinën qytetin e madh të Ilirisë, Prishtinën, Kaçanikun, Kumanovën e Ismet Jasharit, Vraninën e Oso Kukës, Preshevën, Prekazin e Adem Jasharit dhe nënën Shqiperi, Pavarësinë, për gjuhën e ëmbël shqipe, për dheun e Kosovës, për shqiponjën dykrenare dhe për shqiptarin kosovar.

Bujar Osaj këngëtar i mirënjohur me instrumentalistët vëllezërit Gjocaj, vazhduan programin me këngë dhe valle nga trojet shqiptare deri në orët e vona.

Meritat kryesore për këtë mbrëmje festive u dedikohet këshillit organizativ dhe prindërve të nxënësve, cilët nuk kursyen asgjë për përgaditjen e programit.

Unë artikullshkruesi i ktyre rreshtave duke përcjell me shumë vemendje programin artistik të ktyre shkollave, të cilat edhe në vitin e kaluar po ashtu patën manifestuar 99 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Stuttgart, ku edhe atëherë isha present, vërtetë kam mbetur i mahnitur me arritjen e rezultateve të mira të ktyre nxënësave me vallëzimet, recitimet dhe sjelljet e tyre shumë kulturore e disciplinore. 

Shkolla shqipe ne diaspor

 

shkolla shqipe ne diaspore 

 

shkolla shqipe

 

shkolla shqipe 

 

shkolla shqipe 

 

shkolla shqipe 

 

Zejnije dhe Zeqir Asllani 

 

Zeqir Asllani 

 

Shkolla Shqipe ne Stuttgart 

 

shkolla shqipe 

 

 

 

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen