Të Lumes Nënë Tereza në një libër të ri

Histori & Fakte | admin | 28.03.12 | 15:11

Duhet thënë, se gjatë shekullit XX dhe deri tani janë botuar një numër i madh artikujsh, librash, realizuar dokumentare, aktivitete përkujtimore në gjuhë e shtete të ndryshme në mbarë botën, qysh nga koha kur ndërroi jetë Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza e Kalkutës (1910-1997).

Esenca e tërësisë së tyre, është se në qendër të vëmendjes shkrimtarët dhe studiuesit botërorë, kanë pasur si përsonazh figurën e madhe të udhëheqëses së humanizmit botërorë, që ishte dhe mbeti e mishëruar tek murgesha trupvogël por zemërmadhe Nënë Tereza, si një shembull i mirësisë dhe përkushtimit njërëzor, duke jetuar e punuar mes dhe vetëm për të varfërit kudo në botë.

Në këtë linjë vlerësimi, është edhe libri i ri i sapodalë në qarkullim në Amerikë, në dhjetor të vitit 2011. Ai është shkruar më pasion dhe dashuri të veçantë nga bashkëautorët Ruma Bose & Lou Faust.

Kësisoj autorët si bleta punëtore mblodhën e përpunuan nektarin e veprimtarisë dhe gjithçka ata ruanin në kujtesën e tyre për këtë udhëheqëse mirësie, që u dha dritë e shpresë njerëzve më të përbuzur të planetit tonë.

Libri “Mother Teresa, GEO”, është shkruar thjeshtë me ndjenjë të lartë dhe të pastër dashurie nga Bose & Faust, dy njërëz të njohur në komunitetin e madh amerikan.

Ato sëbashku na e kanë dhënë Të Lumen Nënë Tereza me tërë origjinalitetin e saj (përmes zbërthimit të tetë parimeve udhëheqëse në jetën dhe misionin e Saj), si një lidere shembullore sot, në shekullin XXI e mbërthyer nga plagë luftrash, plot male mjerimi në shumë anë të botës, ku dhembshuria e ka humbur kuptimin nga mospërdorimi i saj në shumë situata konfliktesh dhe luftrash të pakuptimtë.

 

Tashmë kushdo e di, se Ajo, ka inspiruar miliona njerëz në mbarë botën, që t’i përkushtohen njerëzve të varfër, duke themeluar misionet e saj të bamirësisë (si motrat dhe vëllezërit e Nënë Terezës, sikurse njihen ne trojet tona etnike), për të varfërit mes më të varfërve, duke u munduar me përkushtim e dhembshuri të zbusë sado pak plagët në shpirtin e tyre, mjerimin e thellë material dhe shpirtëror.

Dhe për fat të mirë misionet e dashurisë, ndaj më të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve, jetimëve, lebrozëve, malarikëve, njerëzve me të meta mendore e fizike, që janë braktisur nga shoqëria dhe familja, u kanë dhënë e japin prej dekadash dhe sot ngrohtësi me dashuri të vërtetë prindërore njerëzve në nevojë.

Vepra në fjalë, është e ndarë në 8 kapituj, që ndryshe mund të thuhet se jane titujt e 8 parime, që e kanë udhëheq në jetë kryemisonaren. Ato ofrohen sot për herë të parë në këtë vepër të vetme të mirëseardhur për lexuesit kudo në botë.

Ikona ose Bija e tokës së Arbërit, sikurse dihet nga të gjithë sëshpejti nga Selia e Shenjtë në Vatikan, pritet të bëhet e Shenjtë, duke rritur edhe me shumë në këtë mënyrë frymëzimin për brezat e rinj dhe njërëzit e ardhshëm, për të shpalosur gjithnjë principet udheheqëse të vlerave të humanizmit dhe përkushtimit për të varfërit e planetit tonë.

 

Nene Tereza

 

Në hyrje bashkëatorët Ruma & Lou, kanë vënë përkushtimin me nënshkrim, që ata i kanë bërë nga thellesia e zemrës së tyre librit të sapodalë në qarkullim.

Kështu bashkëpunëtorja në Misionin e Bamirësisë të së Lumes Nënë Tereza, shkruan, se këtë vepër ia ka dedikuar dy engjëjve në jetën e saj, që janë: E Lumja Nënë Tereza dhe babait të saj shumë të mirë Tapan Kumar Bose Roma, ndërsa autori tjetër përkushtimin e vet e ka formuluar në adresë të nënës së dashur JoAnn Devane Faust Lou.

Me shumë kënaqsi, lexuesi mund të kundroi kapitujt: “Ëndrrën e thjeshtë, thuajse me zë”, “Për të fituar një engjell, bisedo me djallin”, “Prisni! Pastaj merrni momentin tuaj”, “Përqafoni fuqinë e dyshimit”, “Zbuloni gëzimin e disiplinës”, “Komunikoni në një gjuhë që njerëzit të kuptojnë”, “Kushtoni vemendje pastrimit”, “Përdorni fuqinë e heshtjes”.

Libri, mbyllet me konkluzionin që kanë nxjerrë në fund të veprës, hartuar me dinjitet dhe përkushtim nga bashkëautorët amerikanë Bose & Faust.

Ato tregojnë, se në vitin 1948 Misioni i Bamirësisë i themeluar nga Nënë Tereza kishte 12 antarë dhe dekada më vonë arrijnë në miliona misionarë.

Sot organizata në fjalë, ka veprimtari në mbi 100 vende, duke përfshirë mbi 1 milion anëtarët e ekipit, duke qenë një nga më të mirënjohurat në histori.

Kryemisionarja me origjinë shqiptare, ka pasur një vision dhe besim të plotë në suksesin e misioneve të Saj në tërë botën, mbasi po arrinë sot të përmbush mrekullisht një detyrë shpirtërore shumë të lartë të frymëzuar nga filozofia, jeta dhe pervujtëria e Jezu Krishtit Zot e Njeri, duke frymëzuar shumë pasardhës (e) në rrugën e Saj të madhe dhe të vështirë, plot përkushtim për të varfërit në botë.

Autorja me origjinë indiane Ruma Bose, kaloi një kohë në Calcuta të Indisë, duke punuar si vullnetare me Nënë Terezën dhe misionarët e Saj të bamirësisë në vitet 1992-1993. Këtë përvojë ajo e ndan sot me lexuesit amerikanë dhe botërorë. Me kalimin e kohës, Bose zbuloi, se suksesi i Nënë Terezës mbështetej tek përdorimi i kujdesshëm i tetë parimeve të thjeshta dhe të papritura tek paraqiten sot për lexuesit.

Duhet theksuar se shkrimtarja Bose, krahas bisnesit të saj, është e angazhuar aktivisht në bamirësi. Aktivistja e palodhur, bën pjesë si drejtuese e rëndësishme në një numër organizatash jofitimprurëse.

Përmes faqeve të këtij libri, lexuesi njihet mbas shumë vitëve me këto parime, duke mësuar në çdo faqe përvojën e Bose-së me Nënë Terezën, dhe sikurse shkruajne bashkëautorët: “zbuloni se si të aplikoni parimet e Nënë Terezës nëse gjendeni para një projekti të vetëm, brenda një organizate ose në jetën tuaj.”

Bashkëautori tjetër Lou Faust është biznesmen dhe këshilltar me 30 vjet përvojë në koorporata, duke përfshirë dhjetë vjet në Wall Street Brothers me Salomon, ku ai ishte drejtor dhe sot punon si drejtor i operacioneve globale.

Gjithashtu Faust, është bashkëdrejtues dhe themelues i Capital Partners Edge, e cila ofron këshilla strategjike për kompanitë e reja që janë në rritje të aktivitetit të tyre tregtar. Për librin e ri në qarkullim, kanë shkruar artikuj vlerësues gazetat e njohura amerikane Finanacial Times, The New York Post, etj.

Mother Teresa

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen