Elita Shtetnore e Kosovës e pa edukuar politikisht!

Arkivi | admin | 28.03.12 | 17:29

Shkruan : Zef Prenka

rrezore.com

Deri tani kemi lexuar jo më pak se me dhjetra herë nga të parët e shtetit si :Presidentja Jahjaga,nga Kryeministri Thaqi,nga kryeparlamentari Krasniqi,etj. me radhë dhe njëjt,se” pavarsia është realitet dhe e pa kthyeshme”.

Vallë,se të gjithë vizitorët (të politkës) e Europes dhe më gjërë,kërkojnë zhbërjen e saj(pavarsisnë e Kosoves)?

Ky fakt, lë mundësinë që, të studiohet ndërlikueshmeria e politikës së institucioneve të Kosovës dhe të lidershipit të saj.

Nëse politikanë-vizitorët e kërkojnë një gjë të tillë,atëherë kjo duhet të bëhet transparente,edhe për mediat ,sepse gjithëherë që heshtën (duke menduar se kështu bëhet politika),ata humbën çdo hap politik dhe deri tani ,sidomos pas shpalljes së pavarësisë,asnjë përfitim domethënës për Shtetin e Kosovës nuk patur-sado që liderët tanë parafrazojnë në rezultate,të cila askush nuk i njeh ato!?

Së dyti,edhe po e kërkuan zhbërjen e saj,pse nuk ka një reagim të vëndosur dhe zhurmëmadh për këto fenomene politike të pa para ndonjë herë në skenën politike botrore,ku Kosova për fat të keq,po bëhet eksperiment politik dhe gjah për studime të reja dhe për korelacione politike në BE.

Korelacionizmi politik në BE, është modifikuar dhe pohtuaj nuk ka të ndalur,sepse këtë elita jonë politke nuk është në gjëndje as, t’a nuhasë,as ta pëngojë,sepse në asnjë rast deri më tani nuk kemi ndëgjuar që t’i thuhet “JO” ndonjë fenomeni politk të disfavorshëm për Kosovën.Këto sjellje të supermoderuara,e zbejnë tejmase,pjekurinë politike të elites shtetrore të Kosovës dhe si të tillë ,ua mundësojnë “Xhelatëve” politik të BE-së që, të nëpërkëmbin shtetësinë.

Apriori vijnë dhe bëhën më të dukshme dhe më potenciale,kërkesat e komosionerëve të ndryeshëm të BE-së,për të”lëshuar pë”nga institucionet e Kosovës ,sepse ata po bëhen gjithnjë dhe më atraktiv,më autoritativ dhe më të sigurtë në karrierën e tyre politike,duke “shkulur” nga një gurë të Kalasë, të quajtur Republika e Kosovës(para 4 vjetësh).

Kjo, dokument-histori e kohës së sotme,nuk ka se si, të spjegohet ndryshe,përveç se: elitë shtetnore e paaftë dhe e pa edukuar politiksht, për kushtet e domokracisë dhe zhvillimet politike në rajon ,BE dhe më gjërë!

Pas footnote-s, tutje priten edhe termat tjera si:

Fingernote  (vëndi ku do na bëhet me gisht që, do të rënditet Kosova)

 Seenote   (Kosova në pamjen e saj ndaj shtetëve anëtare të BE-së,përfshirë edhe Serbia)

Soundnote  (Kosovës zëshëm do ti tregohet se, ku ka përfunduar)dhe e fundit

Laugh-note   (Kosova e përqeshur edhe nga vetë Kosovarët,dhuratë e votës së gabuar).

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen