Lehtë është të vlon gjaku, por vështirë të fashitët dhëmbja e të pajtohet zemra

Diaspora | Dedë Preqi | 30.03.12 | 18:29

Ky lloj i krimit nuk ka të ndalur, por vërshonë edhe pas luftës së fundit në Kosovë, duke vazhduar me ritmin e llojit të egër njerëzor.Familjet që pësojnë u përngjajnë kreaturave të cilat kanë humbur konceptet për jetën dhe të ardhmën e tyre, dhe nuk besojnë se kanë ç’të kërkojnë nga e nesërmja.Fenomenet e këtyre gjurmave janë evidente, që i lëjnë pas jo vetëm zakonet e vjetra hakmarrëse apo kanunare,por edhe më tepër e kalojnë peshën e rëndë dhe duken më shumë të çoroditura me veprimët kriminale ndaj njëri-tjetrit, apo shkurt me thënë,shqiptari kundra shqiptarit,sikur vëllau kundër vëllaut të vet,të një barku dhe të një gjaku.

Është shumë e dëmshme ,kur sot në këtë kohë moderne gjejnë jehonën mbeturinat e shekujve të kaluar, të cilat po shkrihen në të tashmën, pothuaj se sikur në halucinacione para njerëzve dhe para pushtetit aktual në Kosovë. Këto akte kriminale kryhen në çdo kohë, të cilat krijojnë ankthe dhe trishtime, ku ç‘faqët ndjenja e pasigurisë në vendin tënd, në shtëpinë tënde, apo në punën tënde, dhe nga një gjendje e tillë pasigurie jep aq pak përshtypje për optimizëm për një të ardhme me të mirë dhe më të sigurtë.

Duhet të kuptojmë se, e kaluara jonë ishte shumë e hidhur, dhe ishte një humnerë e çartë, një gjë, që e ditëm kënd e kemi armikun e përbashkët, i cili na ka pre e përqa dhe s‘na ka lënë me qajtë, por ç’farë është e sotmja, kur atë e mori djalli sikur e meritoi, por sot, pse nuk e kalojmë një ditë pa ndjenjën e ankthit ,që trishton njerëzimin dhe autorët e krimit mbesin të pa zbuluar.

Nuk është fajtor vetëm populli për gjitha këto ngjarje tragjike, apo vrasje me paramendim, sepse populli është viktimë dhe pre e këtyre kurthave, apo fajtor janë organet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, njëherit dhe organet e EULEX-it, nuk janë treguar aq sa duhet,në kryerjen e detyrave të nevojshme, sipas kopetencave që kanë nga BE-ja. Ndër të tjera, duhet ta akuzojmë edhe shoqërinë tonë dhe akuzat duhet t‘ia drejtojmë edhe vet shqiptarizmit tonë,sepse sot, shqiptarët po luftojnë kundra njëri-tjetrit, vëllau kundra vëllaut të vet. I famshmi dhe i madhi Konica, kishte thënë një kohë atë fjalën e vet për armikun e shqiptarëve, por ne sot kemi ecë nga ajo kohë dhe i takojmë shekullit XXl, ndërsa fjalët e Konicës na përkujtojnë këndelljen tonë për të sotmën!

Nga do që të nisemi rreth kompleksit të këtyre ngjarjeve negative dhe me pasoja të rënda njerëzore, prapë se prapë, nuk gjindet fundi i p s e h a v e. Përgjegja duhet të dalë në atë masë të qartë, varësisht nga ndriqimi i faktorëve dhe rrethanave, por nëse këto mungojnë nga organet gjegjëse, atëherë ç’farë të vendos populli për fatin e vet në të ardhmën. Në të shumtën e rasteve te përsonat e tillë, të cilët janë faktorë të këtyre tragjedive u mungon koncepti i vetëdijësimit dhe të përmbajturit nga një veprim i tillë, kryesisht një e përmbajtur që kontrollohet prej arsyes së fortë dhe të disiplinuar dhe frenimi që motivohet nga ndjenja e vetëdijës së formuar më parë. Mirëpo, kur këto mungojnë te individi, apo shkakëtari, është obligim ligjor në çdo shoqëri demokratike që të ndikojë faktori i jashtëm, apo faktori i sigurisë dhe të drejtave njerëzore, që t’i luftojë këto shëmti njerëzore. Englizhenca dhe mos funkcionimi i organëve të vendit, i cili nuk ka fuqi të sigurojë popullit  të vet pushtet absulut dhe siguri, çka mund të flasim për një të ardhme të shoqërisë demokratike kosovare.

Deri sot, vetëm pas luftës  janë të evidentuara me qindra raste të vresjeve dhe krimeve të organizuara e vetiake, të cilat raste nuk janë ndriquar, ndërsa kriminelët, thuhet se shetisin para syve të njerëzve dhe organëve përkatëse, të cilët kanë për detyrë ndjekjen e tyre. Fatalizmi me refrenet e tilla qëndron vetëm një hap largë plasaritjeve të vazhdueshme dhe tragjike të shoqërisë tonë njerëzore në kohën e „demokracisë“. Ne shqiptarët, patëm fatin të provojmë trimërinë tonë me pushtuesin e djeshëm serb, i cili në kohën e vet, bëri të gjitha provat më djallëzore me popullin tonë, dhe u paraqitëm të durueshëm, ndërsa me vëllaun tonë i nxejmë gjakrat për asgjë, dhe ia shkrepim kamëzën… Sikur nuk na mjaftuan të gjitha ato trauma që patëm në luftën e fundit, dhe çka mundemi ti afrojmë gjeneratës tonë të ardhme ,apo rreth idealeve të saj ti shpjegojmë gjeneratave të reja, ku prapa së cilës vërsulet dora e zezë vëlla-vrasëse ndër shqiptarë, që ndoshta vetëm për qëllime egoiste, së cilës i vie era më shumë se turp! Motivet janë të shumë llojshme, por më shumë janë shprehje të lakmisë dhe egoizmit, e jo ndaj asaj mënyre jete, që është e zonja ti flakë njëherë e përgjithmonë të gjitha prangat e paragjykimëve kundra njerëzore dhe vëllavrasëse.

Ndërkaq, këto veprime kriminale në kohën e sotme ia hapin dyert edhe më shumë të keqës, për të ardhmën e fëmijëve tanë, që duhet një argument tjetër, një shembëlltyrë që ka një qëndrim të drejtë ndaj kuptimit të jetës. Peshën e turpit të krimit duhet ta ndjejë e tërë shoqëria kosovare, që lejon këtë mënyrë të vrazhdë të jetës, sepse në këtë mënyrë mohohët shkalla e lirisë dhe sigurisë së njeriut. Lehtë është të vlon gjaku me vëllaun shqiptar, por vështirë të fashitët dhëmbja dhe më vështirë të pajtohet zemra.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen