Ja, pse Prof.Jusuf Buxhovi duhet t’a udhëheqë LDK-në!

OP-ED | admin | 30.03.12 | 23:14

 rrezore.com  

  Prof Jusuf.Buxhovi

Lindi në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, studime të cilat do t’i kalonte për t’u ndalur tek interesat dhe tërheqja e tij pas historisë. Ai e nisi karrierën e shkrimtarisë si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967. vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 1980. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet „Prapë Vdekja I, II, III“ (1991-1995) pastaj me „Letrat për Kryeprincin“ (2002), „Vera e fundit e Gjin Bardhit“ (2003), si dhe „Trilogjinë Gjermane“ (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona.

 

rrezore.com

Është një individ,që len përshtypjen,jo vetëm si njohës i shkelqyeshëm i rrethanave politike,por shumë më tepër,z.Buxhovi është një inspirator i atëdhedashurisë,jo euforike,por me krenarinë e tij ,të jep kënaqësinë me kenë shqiptar.Emblema e gjallë ,bashkpuntori me entuziast i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova,bashkthemeluesi dhe hartuesi i programit të parë dhe origjinal i LDK-së,trashegimtari minimal ,por besnik i ideologjisë Rugoviane,historiani më bashkëkohor dhe me reputacion shkëncëtari,promotor i bazave të historisë kombtare shqiptare dhe përshkrues i fakteve dhe tezave më të përafërta të origjinës shqiptare, që nga Pellazget e deri më sot dhe një të ardhme,  të historisë së  bazuar me fakte shkencore të popullit shqiptarë në trevat e veta autoktone, për mijra vjet.

Pra,kush ka më shumë të drejtën e një trashigimie Rugoviane se sa,z. Jusuf Buxhovi,i cili  pa asnjë  mëdyshje i mbetet besnik Erës Rugoviane,duke i ruajtur me xhelozi këto vlera,sepse ishin edhe ideale të tija njëkohësisht; realizoj edhe premtimin e dhënë mikut të tij të shtrenjtë Dr.I.Rugova,që për z.Buxhovi do t‘i kushtonte dy dekada punë dhe mundi,analiza dhe sinteza,studim i shumë epokave të historisë së shkruar nga të huajt ,që të na sjellë formulen mbarëshqiptare “Historia e Kosovës” e historianit Jusuf Buxhovi. Libri ka tri vëllime: Antika dhe mesjeta, Perandoria osmane dhe nga konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar. Botues të këtij projekti, të parit në historiografinë shqiptare, janë “Faik Konica” nga Prishtina dhe “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve.

rrezore.com

Kosova” e Jusuf Buxhovit është libri i parë historiografik i kësaj natyre. Në hyrje, autori bën të ditur se fjala është për një shkrim gjithëpërfshirës të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në kohën tonë, ku Kosova jo vetëm që nuk shihet e shkëputur nga koncepti i Shqipërisë së natyrshme, por ajo paraqitet si qendër e saj shpirtërore, kulturore dhe shtetërore. Me këtë rast, autori, fokusimin e përqendron te Pellazgët, ku Dardanët dhe Dardania paraqiten trungu kryesor i asaj që më vonë njihet si vazhdimësi iliro-shqiptare.

Duke shfrytëzuar shumë burime nga historiografia botërore, veçmas ato nga autorët antikë, Buxhovi nxjerr përfundimin se Dardanët janë themelues të Trojës dhe bartës të qytetërimit antik, i cili me pa të drejtë u është atribuuar grekëve, të cilët erdhën shumë vonë dhe përvetësuan gjithë qytetërimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre. Sipas Buxhovit, edhe eposi i madh botëror “Iliada” dhe filozofia antike paraqesin trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve.

Shikuar nga ky prizën, “Kosova” e Buxhovit historinë shqiptare e zhvendos nga mileniumi i dytë (teoria ilire) te ai i katër, gjë që duke u ndërlidhur me Pellazgët, atë e kthen në qendër të antikitetit. Autori, po ashtu, edhe themelimin e Perandorisë së Romës dhe të të Bizantit e lidhë me trashëgiminë pellazge (dardano-ilirët), ku ata dalin si bartës të qytetërimit perëndimor, por edhe të ngrehinave të tyre politike dhe shtetërore.

Një rishikim tjetër është edhe ai që ka të bëjë me të ashtuquajturin shteti mesjetar serb dhe kishë mesjetare serbe, të cilat Buxhovi i sheh si konstrukte të historiografisë hegjemoniste serbomadhe të shekullit të kaluar, gënjeshtrat e së cilës, për fat të keq, i ka pranuar edhe historiografia ideologjike shqiptare, të cilat, edhe sot e gjithëditën, vazhdon t’i përdor “si të vërteta historike”. Duke u bazuar në një faktografi shkencore, Buxhovi nxjerr përfundimin se në mesjetë nuk ka pasur shtet serb, e as kishë serbe, pos zhupani, të cilat kanë qenë pushtuese dhe në dëm të etnisë arbërore, mbi të cilën pastaj është ndërtuar miti mesjetar serb. Buxhovi, madje vlerëson se edhe e ashtuquajtura Rashkë, që proklamohet si “qendër e shtetit serb”, ka të bëjë me Tribalët (Dardanë të sllavizuar).

Rishqyrtime të rëndësishme paraqiten edhe në pjesën që ka të bëjë me Perandorinë osmane dhe me krizën lindore në përgjithësi, ku po ashtu, Kosova shfaqet si qendër e gravitetit politik dhe kulturor shqiptar, (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Revolucioni Gjonrturk dhe Katërmbëdhjetë pikat e Hasan Prishtinës, të vitit 1912), që i ka paraprirë pavarësisë së Shqipëri.

Me interes është edhe pjesa e tretë, ajo e shtetformimit shqiptar, me ç’rast autori sjell një pamje tjetër nga ajo që është parë nga historiografia ideologjike shqiptar

Duket se z.Buxhovi është thellë i prekur në mos përgjegjsinë e A.SH.A.K,e cila nuk bëri asnjë veprim shkencor,për t’iu  kundëvën më se 20 librave të autorëve Serb,që botuan vetëm në 10 vjetshin e fundit,me gënjeshtra për historinë e Kosovës.

 

rrezore.com

Përsonalitet në kohë të duhur dhe adekuat për të riparuar (aq sa ka mundësi ),LDK-në,vërtetë me vlera Rugoviane,do të ishte pikërisht z.Jusuf Buxhovi .Kjo ide, nuk mund të  merret si shabllon, por autori porsa është „liruar“ nga obligimi dhe premtimi dhënë të madhit Rugova,për faktet historike shkencore,që fatmirësisht me përkushtim i realizoj në Janar të vitit 2012.

 

 

 

 

Shkruan:Z.P

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen