Portret-Intervistë me Emil Kastriotin(Emin Fazliun)
Reportazhe | admin | 31.03.12 | 18:39
Ky grup u organizua në formë treshi me çka në mbrëmjen e 23 shtatorit 1953, trenit qe udhëtonte në relacionin Shkup-Beograd nëpër Kosovë, e vunë flamurin shqiptar në atë tren qe arriti në Beograd. Kjo vepër të organet jugosllave shkaktoj një rrëmujë .
Zoti Emin Fazlia (Emil Kastrioti ) pa reshtur veproj që në armatën ish jugosllave, sa ishte në shërbimin ushtarak, u arrestua dhe pas shumë torturash dhe hetimesh u nxor para gjykatës ushtarake të Zagrebit me te cilin rast u dënua me 8 vjet burg të rënd. Pas vuajtjes se dënimit pa mundur ta gjej sigurinë në Kosovë ju imponua rruga e kurbetit si destinacion kishte Gjermaninë. Pasi u vendos në Gjermani ai krijoj një rrjetë bashkëpunimi me nacionalistët dhe patriotët shqiptarë në shtetet e perëndim siç ishte Hysen Çama në Norvegji,me Vehbi Ibrahimin në Bruksel, dhe shumë të tjerë qe formuan grupin “ Mbrojtja e Shqipërisë Etnike “ pastaj ishte themelues i „Besëlidhjes Demokratike Shqiptare“ qe e udhëhoqi për shumë vite. Në Prag të Luftës se Kosovës me 1999 zotin Kastrioti e gjeti në ballë të Besëlidhjes ku e përkrahu UÇK/në materialisht dhe moralisht . Me zotin Emil Kastriotin u njohëm para 18 vitesh , qe atëherë e njoha si një veprimtar ,patriot dhe njeri i shkrimeve qe ballafaqohej me personalitetin e Maria Shllakut ku me kërkoj ti beje një përtret te asaj heroine dhe ashtu veprova, nga e cila me mbeti një miqësi e përhershme, qe meritat e tij ishin ne shërbimin e fuqizimit të mërgatës sonë në Gjermani, por edhe ma gjëra humane, isha i befasuar me njohuritë qe mbante rreth kauzës kombëtare .
Atëherë pyeta veten se këtij patrioti me këtë bagazh aq të gjerë, me cilësi dhe virtyte të veçanta, duhet kushtuar një shkrim, sado pak me pasqyruar vlerën e tij, qe nuk do të përfshihet as për se afërmi publikimi i tyre përmes këtij shkrimi. Andaj sadopak vendosa t’i bëj këtë intervistë:
Intervistë me zotin Emil Kastriotin(Emin Fazliun) veprimtarin nga vitet 70-ta në Gjermani
Luan Dibrani: Zoti Emin Fazlia, tani ju njohim ,por publiku ju njeh me emrin Emil Kastrioti përse?
Emil Fazlia; Tash pasi ka kaluar koha e Serbisë qe ishim të rrezikuar , këmba këmbës me reprezalje të ndryshme ,dënime dhe gracka të kurdisura deri në likuidime , për këtë shkak e kam përdorur këtë emër konspirativ , dhe ka ardhur koha qe unë te prezantohem me emrin tim origjinal Emin Fazlia.
Luan Dibrani: -Domethënë ju keni veprua ne emër Emil Kastrioti në ilegalitet?
Me këtë emër kam vepruar kur erdha në Gjermani me emrin tim, skam mundur me marr pasaportë dhe kam blerë një pasaportë falsë 100.000 dinar të atëherit në vitet 70-ta. Unë kam hyrë me këtë emër Emil Kastrioti deri se më kanë zbulua se Emil Kastrioti nuk është po Emin Fazlia me të cilën me 1978 jugosllavët kërkuan ekstradimin tim në Beograd, por atëherë gjermanët patën mirëkuptim, se unë s’isha sipas shtetit jugosllav kriminel dhe i kërkuar . Athëte organet shtetërore gjermane ranë ne mirëkuptim me arsyetim se isha i përndjekur politik, ma pranuan leje-qëndrimin dhe nga atëherë nuk jam ndalur së vepruari.
Luan Dibrani: -Ju keni emigrua qysh ne vitet e 70-ta, qe ishte edhe një flugë i madh i emigrimit për shtetet e perëndimit, perse ai masivitet lëshimi të Kosovës ?
Në mars të 1970 atëherë ishte politika jugosllave, ne emër të asaj me zbut papunësinë në Kosovë, por propaganda dhe qëllimi i tyre u pa . Qëllimi i atëhershëm nuk ka qen me zbut papuasi, ajo ka qenë synimi i dobësimit të shqiptareve. Strategjia serbe ishte me qëllime të errëta , dëbim me mjete speciale me i largu shqiptarët nga Kosova dhe me i pru serbët e Kroacisë dhe të Hercegovinës për rritjen e numrit te tyre si kolonistë në Kosovë!
Luan Dibrani: -Vitet 70-ta kanë përplase një numër të madh punëtoresh , po kishte një numër të përndjekjeve politike, si ndëshkim ishin demonstratat e vitit 1968-të?
Emil Kastrioti: Kemi pasur një numër të konsiderueshëm qytetaresh, kuptohet nga shkaqet ekonomike por edhe politike , kemi pasur edhe vështirësitë nga lëvizjet e rinisë shqiptare për Republikën e Kosovës, qe ishin si qellim i demonstratave të vitit 1968-tës. Lëvizjen tonë e konsideronin si radikale për „Bashkimin Kombëtar“. Nga ana tjetër për fat të keq edhe Ambasada e Shqipërisë në Vjenë të Austrisë, dhe ajo në Paris për shkak të bindjeve politike nga sistemi socialist „Bashkimin Kombëtar“ nuk e kishin në qejf, domethënë sipas synimeve tona për „Shqipërinë Etnike“. Shqiperinë socialiste në krye me Enver Hoxhën e kishim pengesë, sa edhe Serbinë për Shqipërinë e Bashkuar .
Luan Dibrani: Ju si aktivist i pa lodhur, i pa ndërpre në emigracion mbi 40 vite. Aktivitetet tuaja e keni përqendrua ma tepër ne „Besëlidhje Kombëtare Shqiptare „? Atëherë ishte Besëlidhja e formuar, apo e formuat ju ?
Emil Kastrioti: Besëlidhja Shqiptare me emër „Besëlidhje“ ka dal zyrtarisht me 16 gusht 1972, aty ku është shtrirë „Fronti nacional demokratik Shqiptar“ organizata e parë e rinisë antikomuniste edhe 4 organizata tjera janë bashku për me u quajt „Lëvizja“ qe ma vonë e pagëzuam „Besëlidhje“ se kur të bashkohen katër rryma vepruese me të njëjtat qëndrime politike, ajo do me thanë, po lidhet besa e veprimtarisë qe kishim dhe u kështu formuam „Besëlidhjen“
Luan Dibrani: -Ju thoni se bazën“ Besëlidhja“ e ka nga grupet ilegale qe vepronin në Kosovë, nga kjo kuptohet se ishit ju një zëdhënës i „Besëlidhjes“ edhe nga atje?.
Duke pa, pasigurinë atje ne veprimtarinë time , pasi dola këtu në Gjermani isha si zëdhënës i Besëlidhjes qe ma vonë si kryetar i saj ,bashkëveprimtarët me përcaktuan mua .
Luan Dibrani: Ju keni qenë me aktivitetin e juaj dhe punën e juaj pa ndërpre efektiv , dhe a ju bashkëngjiten edhe klasa punëtore e atëhershme ?
Emil Kastrioti: Punëtorët tanë i cilesoishin si jugosllav dhe kishin shtytje dhe spiunazh te përhershme qe shumë nga ta u aktivizuan ne organizatën tone po ka pas qe janë ndëshkuar nga jugosllavët dhe nuk kane pasur guximin te na bashkëngjiten.
Opinioni i huaj, as qe dinte qe ka shqiptar në Jugosllavinë e atëhershme. Ata thoshin çka po kërkoni ju, se Jugosllavia është shtet demokratik. Atëherë me ka thëne një zyrtar gjerman, qe e zhvillonte procedurën me mua , jo i thjeshtë. Ishte i frymëzuar nga shtypi jugosllav, se në Jugosllavi s’ka shqiptarë!?… Shqiptarët janë në Shqipëri dhe nga Shqipëria. Me çka ishim të indinjuar dhe të ballafaquar , ta shprehim rezistencën e argumentit, se në Kosovë është një krahinë aktuale me shqiptarë, po padrejtësisht jemi coptuar nga kryeqyteti i juaj në kongresin e Berlinit. Desha ta theksoj se popujt e Evropës pak kishin dite për ekzistencën e shqiptareve, as pa- drejtësia qe ushtronte aparatura jugosllave kundër popullit shqiptar.
Luan Dibrani: Aktiviteti dhe puna e juaj a nxiti ngjarjet e 81-ishit?
Emil Kastrioti: Vet natyra dhe pozicioni i pabarabartë i shqiptareve ka diktuar lëvizjen dhe organizimin e shqiptareve. Ishim edhe ne një faktor qe të mos rrimë duar kryq pran fatkeqësisë, qe i serohej popullit të Kosovës, por tregojnë faktet, janë memorandumet qe janë qua nëpër zyrat e shteteve botërore. Nga vitet 1974 deri 1980 i kam të mbledhura dhe i ruaj në arkiv, se jam një far fanatiku, e kam arkivin komplet të „Besëlidhjes“ qe e kam qua në Kosovë, edhe një ditë do ti kalojnë shtetit qe presim të stabilizohet. Aty ka dokumente aq të rëndësishme qe dot vërtetoi historia .Për atë periudhe, nuk me takon me fol mua , të flasin të tjerët për mua.
Luan Dibrani: A mund të na flisni diçka për „Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën“ kush i vrau?
Me qe nxure në fjalë Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën vlen ti nderojmë ato figura pergjithemonë , u vranë para shumë kohe nga udbëja jugosllave, por janë përkujtua pikërisht në Shtutgad qe kanë ardhë edhe me autobusë nga shtete të ndryshme me i përkujtua deri sa ishin eshtrat e tyre në Shturtgard.
Luan Dibrani: Si është opinioni i juaj për ndarjen e tyre mbasi eshtrat e tyre u kthyen në Kosovë?
Emil Kastrioti: Nuk kanë bërë mirë se 20 vjet janë pre së bashku tre martirët e Kombit , edhe flijuan jetën se bashku në tre varre bashkërisht u varrosen në Shtutgard krah për krah siç ranë për lirinë e atdheut krah për krah. Mendimi im është qe ata se bashku është dashur të varrosen në Prishtinë, në varrezat e dëshmorëve. Aktivitetet e tilla ,janë shumë të dëmshme në ketë mënyrë kanë bë shumë keq ata qe i ndan, ku pasojat jemi duke i ndier edhe do ti ndiejmë edhe ma tepër në të ardhme, me dëshmor nuk luhet!
Luan Dibrani: Mendimi i juaj lidhur me mërgatën, cila bazë organizimi mund të jetë ma e fuqishme, se në të gjitha kohërat mërgata shqiptare ka qenë zëdhënëse e aktiviteteve edhe për Shqipërinë po edhe për çlirimin e Kosovës? Mërgata shqiptare ku qëndron , si faktor qe dikur ishte po thuajse dominonte për çështjen e Kombit dhe të Kosovës mendimi i juaj ?
Emil Kastrioti: Për fat të keq shumë gjëra janë shpaluar, disa pakënaqësi tonat janë evidente qe po ndodhin atje, me njerëzit tanë qysh po shkojnë me makina, por un shyqyr, skam makinë, edhe vetura, qe po i gjobisin nga 70 euro me pagua dhe me kanë se shkojnë ato pare në qeverinë e Kosovës , apo në buxhetin e shtetit ishte gjysma e të keqit, po shkojnë krejt diku tjetër, është për një shqetësim.
Luan Dibrani: Ju jeni pos një aktivisti i pa lodhshëm, jeni edhe një krijues keni dokuometa për interesin „KOMBTAR“ çka keni krijuar deri me sodë?
Emil Kastrioti: Kam botua dy libra deri tash. Njeri libër është“Hamid Emini Brunçaj ,Doktori i maleve“ të lira të Drenicës dardane, qe u botua në Prishtinë me 2009. Në këtë libër theksoj ma tutje zoti Emil i kam kushtuar Shqipërisë etnike . Në librin tjetër protagonisti i librit ishte personazhi Hamid qe kishte lindur në 1909 dhe vdiq me 1986. Vendlindja e tij , ishte Vuthaj i internimi në Novi Pazar ,por me qe ishte i një familje patriotike nuk e lanë pa e rrezikuar dhe torturuar , manë fund arriti të vendoset në Kosovë. Ishte njohës i mire i rrethanave në Kosovë dhe si problem në vete e kishte qe popullata vendase e quanin shpesh herë si boshnjak me qe nuk ja dinin vlerta e tij ku i krijuan pakënaqësi shpirtërore dhe thyerje !
I treti libër është detyrim, po skam mjete po heshti , por ky libër ka një peshe historike Besëlidhja me dokumente historik kur u krijua 1943 me profesor Imer Berisha dhe Besim Hoti etj .
Luan Dibrani: Po Veprimtaria e juaj ishte intensifikuar, akoma pas rënies, se sistemet komuniste në Ballkan?
Emil Kastrioti: Po bashkë me programin, parimet themelore si dhe rregulloren e brendshme të punës të Komitetit Kombëtar qe e kishim, ne ishim të interesuar qe ta zbatojmë në praktikë, me qe veprimtaria jone ishte e përqendruar edhe në Shqiperi me çka u paraqitem në Kuvendin e 7 – të Kombëtar të BKDSH që u mbajt në Tiranë më 3 – 4 mars, 1994, për aprovim. Kuvendi në fjalë, pas një debati disa orësh duke analizuar pikë për pikë, i ka aprovuar të gjitha këto dokumente dhe ka autorizuar Kryesinë e Punës së atij Kuvendi Historik, i cili u mbajt për herë të parë pas 51 vite të kësaj Besëlidhje, në kryeqytetin e shtetit të Shqipërisë, që të gjitha t’i nënshkruajë dhe t’i depozitojë në arkivin qendror të BKDSH.
Kryesia e punës së Kongresit të 7 – të Kombëtar të BKDSH ka pasur këtë përbërje të anëtareve :
Emil Kastrioti – Kryetar
Sylajman Sylemjani – anëtar
Remzi Ponari – anëtar
Selim Ahmetaj – anëtar
Besim Doçi – anëtar
Komente