Kush ishte dhe kush është Milazim Krasniqi ?

OP-ED | admin | 16.02.14 | 19:48

Gazetari dhe analist i vetëquajtur i mashtrimit në rolin e një hipokriti analitik në këndin e tij vështrues nga pozicioni i rriqnizmit ,sipas kapitalit të dhuruar e kthen penën. Milazim Krasniqi dikur militant i Titizmit dhe vëllazërim- bashkimit jugosllav ishte nje nder besnikët i asaj kohe.Jehona ishte negative edhe këto ditë në Universitetin e Prishtinës për te ! -Komunisti i përbetuar i dëgjuar dhe i përkëdhelur nga Lidhja Komuniste të ish Jugosllavisë. Pas lëvizjeve dhe fillimit revolucionar të ish Presidentit të Kosovës , ju bashkua LDK-së me çka u devalvuar me disa njerëz lojal , qe si mik e kishte Jusuf Buxhovin, që u ulën këmbë e kryq në kolltuqet e buta jugosllave qe ma ju vinte fundi me ndryshimet radikale në tërë Evropën . Dëmet ishin shumëdimensionale qe ju krijuan shoqërisë shqiptare në atë kohë! Veprimet e tilla për neve ishin tradhti , mashtrim dhe spiunim , për ta ishte krenari , mburrje dhe patriotizëm që mbronin një shtet totalitar me gjithë aparaturën shtetërore ,që shtypi mizorisht të drejtat e shqiptarëve!
„Analisti“ i atëhershëm Milazim Krasniqi në zyret e LDK-së u be një pseudoanalist pseudopolitikan!
– Ishte një „nder“ për ta, që i rrinin në shërbim e UDB-ës jugosllave , që deri edhe në perëndim i ndoqën veprimtarët këmba këmbës deri në vrasje!. Me hapat e parë të organizimit të vijës partikiake të LDK-së, ky ishte i pa ndashëm me zotin Ibrahim Rugovën. Deri sa ishte LDK-ja në formë të konferencave të shtypit, ky gjithmonë ishte shumë i dëgjueshëm. Kafet dhe qajat i ka bërë delegacioneve të huaja se ishte ma i besueshmi i zotit Ibrahim Rugova, bile edhe gotat e shërbimit për pije e kafe, ky i lante dhe i mbante në dry , duke u kujdesur për javën tjetër ,për konferencën e radhës! „Analisti“ i atëhershëm Milazim Krasniqi u kujdeske edhe për karriget në zyrën e vogël të LDK-së , shpesh e bënte edhe klasifikimin e njerëzve se kush me u ulë në safin e parë , dmth në karriget e rendit të parë , kush në të dytat, e kush fare në fund. Dikë Milazimi e lente edhe në bisht të zyrës apo se pranonte në konferencën e zotit Ibrahim Rugova, që përmes atyre konferencave e jepte alarmin mbi ngjarjet në Kosovë. Ishte i zëshëm në interesin e LDK-së edhe si analist propagandues i kësaj partie , fuqishëm kontribuonte në familjen e vet , të ndonjë mik e shok po edhe të dajtë e vet goxha i zëshëm ka qenë! Si të metë e ka pas që gjuhët e huaja s“ja ka kap kaçiku, as truri dhe analizat qe i ka dhënë gjithmonë më shokët e vet , gazetarët qe vet i ka zgjedh për me dhënë opinione, se nuk ju ka besuar bile ai që ka dashtë me i bërë ndonjë censurë ja ndryshim , u ndëshkuar keq !!!.
Dinakëria ,dinamika dhe intelekti i Milazimit u zgjua, vrap të PDK-ja
Vitet ikën dhe shpërthyen pakënaqësitë e shqiptarëve ku përfunduan edhe me luftë frontale nga e cila u bënë edhe promovimet e sistemit shumë partiak në Kosovë . Dinakëria ,dinamika dhe intelekti i Milazimit u zgjua. Rrinte një këmbë kush është ma i fort në arenën politike si parti e parë , kush po e merr pushtetin .Të nuhaturit e ka shumë të zhvilluar ja ndjeu erën atij të fortit . Ky sipas vendit ja kthente kuvendin , dikur si vonë u bë simpatizant i Partisë se re , pak ma masive dhe ma e fuqishme në politikën e radhës .Milazimi prapë i kishte bërë gati filxhanët me qit kafe dhe qaj ishte në dilemë ta pranonin partia ma me influence, PDK-ja, parti qe doli nga froni i luftës. Zoti Milazim Krasniqi bëri ndryshime radikale në politiken e vet , duke bërë analiza kush e ka mirë e kush keq! Lapsi ja qiti, që tash e tutje t“i bashkohet krahut partiak të PDK-së . Me kalim të kohës PDK,ja e zotit Hashim Thaqit u përforcua lëshoj librezat dhe shtoj anëtarësinë . Në mesin e kërkesave ishte edhe kërkesa e Milazim Krasniqit pa titull, as të profesorit , as të magjistrit, as të doktorit dmth pa shtojce profesioni, vetëm me emrin e pastër Milazim Krasniqi, gazetar edhe analist siç e shpallën do shokë të vet. Aty në mes partishë, plasi sherri PDK-ja e priti si me rezervë zotin Milazim Krasniqin , si pretekst kishin mos besimin e tij qe ishte aktivist në LDK-në e Z.Ibrahim Rugovës me të gjitha meritat e lartshënuara.
LDK-ja thoshte na tradhtoj Milazimi , PDK-ja po vjen me na „tradhtuar dhe me na spiunuar“ Milazimi?.
Milazimi për PDK-në, ishte një spiun,njeri i pa kurriz , njeri lojal i sistemit jugosllav, po edhe në opinionin e të parëve të PDK-së qëndronte teza e tyre qe ky ishte ne shërbimin e LDK-së, një parti e konsideruar si e pa koncept kombëtar , e pa vlerë, e pa frytëdhënje. Kështu mendonte PDK-ja, po edhe Milazimm Krasniqi e kish ndërruar mendjen ,filloj ta ndërroj edhe klimën dhe të gjëje dobësitë e zotit Ibrahim Rugova nga e cila ndoqi një lufte paqësore. Pas vdiq i ndjeri Rugova e shau , e nami dhe e etiketoj zotin Rugova , po edhe LDK-në, që as kush nuk ka mbet pa pi kafe e qaj nga duart e Milazimit, ishte për t“u hamendur se si i kthej ia shpinën . Në odat e burrave , në ndeja, po edhe në çarshi filluan fjalët dhe thash e thënat për Milazim Krasniqin , LDK-ja thoshte na tradhtoj Milazimi , PDK-ja po vjen me na „tradhtuar dhe me na spiunuar“ Milazimi?.
-Milazim Krasniqi mbeti për dy palët i dyshimtë „spiun “ Sa ishte në zyrat LDK-së ,merrte para të majshme kurrë një zë nuk ju ndie kundër LDK-së. Ai filloj ta quaj z.Rugova lajkatar i amerikanëve, jo politikan produktiv! Kështu pa u hamendur Milazim Krasniqi u pranuar në partinë e PDK-së së Hashim Thaqit .
-Nga shtetet arabe dhe turke në emër të shërbimeve humanitare ata sollën helm mbi këtë popull, ku ndër ta ra „viktimë“ edhe Milazim Krasniqi!!!???.
Lind pyetja se si e zbuten zemrën e pranuan një njeri aq kundërshtar politik që ishte në krah të LDK-së nuk dihet?!. Fjalët e hallkut e morën botën , u fol a çka nuk u fol? .Milazim Krasniqi s“paska ndejtur kot , krijoj rrjetën e madhe edhe në fushën fetare njerëzve që vinin në stilin zyrtar nga shtetet arabe dhe turke gjeja në emër të shërbimeve humanitare ata sollën helm mbi këtë popull, ku ndër ta ra „viktimë“ edhe Milazim Krasniqi. Po Milazimi edhe këtë punë e quan krenari dhe mburret me te. Sipas këtij burri ata njerëz, që paskan bëre gjynahe shumë në këtë botë , duke u fal po mundkan me u pastruar bile zemrën po e bejka të kristaltë , pa gjynahe bile, bile edhe tek zoti qenkan ma të pranueshëm! . Milazim Krasniqi me rastin e rënies në lidhje me rrjetin sheik të shteteve aziatike nisi të falet në pesë vaktet, nga e cila siç duket edhe ata e nuhaten Milazimin si burrë „esnaf“ fetar po e hetuan se me para ku të duan e kthejnë ! Duke ju falënderuar këtij aktiviteti qe me i la gjynahet dhe me u kthyer në njeri të pa gjynahe dhe i pa mëkat , ky përgatiti edhe nxënës dhe familjar në fenë islame , siç është Shefqet Efendi Krasniqi një injorant , abuzuies dhe përçarësi numër një në shoqërinë shqiptare .
-Në kohën e kthimit shpinën LDK-ës ,dhe aktivizimit në PDK-ës, Milazim Krasniqi lulëzoj me titull mbas titulli. U bë profesor, magjistër , teolog, analist , politikan , fetar , ,Ldk-ist, , Pdk-ist, babë , gjysh ,Magjistër , Doktor për akademik nuk e di s“pata kohë ta hulumtoj?
Në vrullin e aktiviteteve fetare ,ndonjë hoxhe siç duket i shkruan një hajmali sa koka të madhe , PDK-së dhe e pranuan në partinë e vet pikërisht që kishte qenë në LDK, shumë paradoksale .Me tu futur në, PDK ky ju përvesh punës në shkollë , sa qel e mbyll sytë u bë profesor. Populli shkoj t“ja bëjë për hair titullin e profesorit , u shukat kjo punë pak dhe fjalët e çarshisë prapë dolën në skenë . Milazimi u bë magjistër , njerëzit me nga pjatë petulla ju vërsulen shtëpisë së Krasniqe me ja nderuar titullin. Dikush me ndonjë ëmbëlsirë e dikush me ndonjë pjatë hallve nga ata të besimtarëve në besimin islam. Skandali pëlciti kur një qift i moderuar ne vend të hallvës i dërguan lule. Në shenjë revolte që qëlluan shumë veta me shamia dhe pantoll shkurtit të krahut ekstremist. Mr.Milazim Krasniqi ju kthej dhuratën, sepse lulet nuk janë të lejueshme dhe nuk e predikon feja islame ! Qifti intelektual u kthye i zhgënjyer dhe mysafirët tjerë mbeten deri në orët e hershme të mëngjesit ne me rastin e magjistraturës. Krahas aktivitetit në PDK zoti,Mr. Milazim Krasniqi dha rezultate edhe në fenë islame duke u përpjekur të jetë ligjërues i shumë takimeve në propagandimin e fesë islame Ligjërata e tij ishte e vlerësuar në publikun vehabist shumë edhe në bazë të titullit magjistër. Mr . Milazim Krasniqi krijoj marrëdhënie shumë te fuqishme me rrjetin e sheikëve dhe të atyre të „vëllazërisë myslimane“.Ky në saje të pakënaqësisë qe tani ma ishte profesor, magjistër , teolog, analist , politikan , fetar , titist , ,Ldk-ist,komunist, Pdk-ist, babë , gjysh e çka jo . Mr Milazim Krasniqit për ta arrit kulminacionin e karrierës se vet i kishte mbetur mangu vetëm doktoratura , shpejt e shpejt merr titullin edhe të Doktorit si e ku mos me pyetni hulumtoni vet pakës mjaft ju tregova!?. Dr Milazim Krasniqi me ngritjen e një varg titujve arriti të krijoj një ,marrëdhënie të rregullt në Universitetin e Kosovës , në Universitetin e Tetovës, ne RTK, ligjëronte si teolog me han orar për çështje fetare ,aktualisht është shef i degës së Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ku ligjëron disa lëndë.
Familja Krasniqi në saje të (punës dhe aktiviteteve të lartshënuara), sot është një ndër familjet ma të pasuara në Kosovë falë „shkathtësisë “ se, së cili anëtar familje mban një vend pune , dy, tre e katër, për Milazimin mos të flasim!?.
Ai po ashtu është babai i Memli Krasniqit i edukuar në frymën aziatike nga „Vëllazëria myslimane“ qe nga populli i pa pjekur e kane bëre Ministër të „Rinise dhe Sporteve dhe Kulturës“, gjë qe as edhe një milimetër nuk ka shkuar ai popull përpara në këto fusha . Ai si politikan i PDK-së ka marrë mësimet e të atit gjë që në edukatën e krijuar në familjen Krasniqi nga „Vëllazëria myslimane“ nuk duron çështjen tonë nacionale as kulturore dhe me zbatimin e këtyre predikimeve fetare islamike nga ekstremi fanatik , me të ardhur në zyrat e ministrisë i përdhosi figurat e Nënë Terezës dhe Skënderbeut , dy figura qe populli shqiptar ka krijuar boshtin kombëtar në bazë të këtyre dy figurave .Teuta Krasniqit vajza e tij , e cila njihet si aktore që ka luajtur në serialin „Kafeneja jonë“ qe ishte një emision i krijuar ne baza familjare e jo artistike. Ai emision ishte i krijuar në baza të pa vlera dhe pikërisht kanë krijuar kundërvlera deri sa e shujtën karrierën e vet, Bubulina Krasniqit, Blinera Krasniqit si fëmijë të tij qe se cili kanë krijuar vende pune një dy e tere edhe kur Kosova është e shkallëzuar në vendin ma me krizë nga papunësia. Një skamje qe e ka kapluar shoqërinë kosovare me përditshmëri vrasje, vetëvrasje po edhe keq orientim ideologjik në fenomenin e ekstremizmit fetar islamik që me nxitjen e Dr Milazik Krasnioqit u reflektuar edhe këto ditë në përleshjen e demonstratave në Prishtinë.
Tani për tani e ka si bazë akoma PDK- në, pa i lënë anash malverzoimet fetare për mes këlyshit të tij te djalit te axhës Shefqet Krasniqit. Ky njeri me porosinë dhe direktivat qe vijnë nga Beogradi dhe Moska të ndërmjetësuarit nga disa shtete islamike e kanë dresuar qe Universitetin e Kosovës ta shndërroj në çerdhen e ekstremizmit fetar . Universitetin e Kosovës – rrespektisht të Prishtinës e ka shndërruar në xhamia qe edhe ligjëratat i lënë ne kohën e faljes së pesë vakteve , por mos me i hy në hak jacinë e falë në shtëpi po , po ndonjë herë e nxënë e vonja duke ju dhënë derse grupeve xhihadiste, prandaj edhe vaktin e jacisë, që është vakti ma i vonë i të falurit e fal në objektet e Fakultetit. Nga aktiviteti i realizuar sot nxënësit e kësaj familje kanë dhënë rezultate të mëdha në luftën e shenjtë për xhihad, nga e cila hiq ma pak se nja “ 10 patriot“ apo 15 luftëtar shkuan shehid në luftën e Sirisë“ nga vëllazëria shqipëro- myslimane! Këto ditë pakënaqësia dhe revolta e studentëve mbi pa rregullsitë e Universitit, tregoj racizmin e vet duke i sharë studentët me një fjalë shume ofenduese të „bijtë e shkinave, po protestojnë. Studentët e këtyre ngjarjeve ishin shumë të përqendruar në motivin kundër atyre që bënë falsifikime , shitblerje të diplomave dhe plagjiaturë. Revolta e studentëve të fyer dhe të irrituar nga sharjet qe u bëri sot i qiti në shesh se Milazim Krasniqi, me roje dhe përcjelljen e organeve të policisë përcillet dhe ruhet nga kush, nga populli andaj lind pyetja pasi ky qenka i pa fajëshëm përse e ruan policia? Studentëve nuk u shpëton asgjë pa e pa , verifikuar dhe nga e cila u zbuluar maska e tij e një mizori , injorant, kontradiktor njeri i rrenës dhe trazirave nga e cila ka krijuar një tollovi në Universitet e lartpërmendura .Trazirat e fundit janë si pjellë e këtij njeriu antikombëtar që punon në universitetin tonë, ku ka të bëjë me edukimin e rinisë nga e cila është kritike dhe e gjykuar sipas logjikes të veprohet me këtë njëri antikombëtar me sa vijon!
1.Studentë të M.Krasniqit, ndjej dhimbje të madhe për fatin tuaj të keq që jeni të detyruar ti nënshtroheni “ vlerësimit “ të dijes para një „profesori “ si ky. Ajo që ky njeri mund t“ju mësoj e rrjedhimisht edhe vlerësoj , në rastin më të mirë është filozofia mbi të drejtën e sheriatit arab. Renesanca dhe lëvizja e islamizmit besoj se nuk i përket etikës së gazetarisë as popullit tonë!.
2.“Ky taliban, kuptimin i tolerancës, mirëkuptimit, dashurisë, etikës e përgjithësisht asaj që popujt e civilizuar e quajnë „VLERË“, kjo tezë për të është ende e panjohur. Vlerë për botëkuptimin e tij kanë vetëm interpretimet vehabiste të citateve kuranore që ia mëson Shefqet Krasniqi qe t“i bëhen barrë e buxhetit të Kosovës,duke shpenzuar në arkën e klasës punëtore!.
3. Fyerjet që ky „njeri“ u bën të tjerëve dhe dëmit të papërmirësueshëm që i bën ardhmërisë së shoqërisë kosovare, për rrethin e tij janë merita që sigurojnë “ xhenetin „, e imagjinuar nga ky psikopat qe edhe rënien dhe vrasja e djemve të ri në Siri që po ndodhe ky i quan vdekje të shenjta për „vëllazërinë islame!?.
4. Ky „profesor“ mjekerrosh hiqet pos të ishte babai i kombit në debate demagogjike ,po nuk po dihet cilit komb ?.Atij shqiptar jo e jo ,atij jugosllav dhe mongolo-turko-arab po e po se aty gjene veten i penduari i Titizmit i kthyer ne mysliman të devotshëm !.

5. Studentët e Universitetit duhet ta largoj këtë figurë, aq kontroverse dhe nga mbeturinat e fashizmit komunist serb, ky nuk e meriton as të shkel oborrin e Universitetit të Prishtinës. Ky mjekër zi me Fuad Ramiqin, Qosen e tradhtar tjerë të Kombit dihet ku e kanë vendin atje ku e kanë lidh aleancën kundër Kombit Shqiptar e Kosovës.
6. Të jesh i edukuar dhe pa njolla aktuale nuk kishin të hyjnë në nevojë truprojat fare. Profesori që ua shanë njerëzve, nënat është rezultat i kulturës së tij nga e cila ka humbur fjalët për të kundërshtuar, ka humbur kulturën qe duhet te posedoj një mësimdhënës?
7. Po nuk po i kuptoi studentët si nuk e kanë bojkotuar këtë huligan deri me tash qe i fyen rënd protestuesit para rektoratit. Është deshtë ne mënyrë demonstrative te distancohen nga Milazimi Krasniqi , militant i ekstremizmit islamik qe as edhe një element nuk e ka me kulturën e popullit shqiptar.
8. Kjo është anarki, që u konfrontuan studentet direkt me te , sepse mendoj se opinioni i gjerë është deklarua çart ne lidhje me deklaratat e pa civilizuara dhe te pa hijshme të Milazim Krasniqit, prandaj ju mbetet institucioneve përkatëse që të merren me këto gjera e jo tash të vjen deri të konfrontimet fizike .
9. Shqetësohem me vete veten me shoqërinë civile me intelektualet dhe me popullin në përgjithësi , si ka mundësi qe ky njeri të jetë pjesë e analizës për Kosovën !.
10. Urgjentisht ky njeri fashist duhet sharku dhe duhet të mos lejohet me i helmua ideologjikisht studentet.

Për fund ju sjellim fakte dëshmi dhe dokumente të Milazim Krasniqit në veprimtarinë antishqiptare me ekstremin islamik ku do ti bashkangjes edhe videot e Memli Krasniqit ,Shefqet Krasniqit , si familje e bashkuar , kanë synim shkombëtarizimin nacional të shqiptarëve.
1. http://www.youtube.com/watch?v=kgs255yyYUc video nga Milazim Krasniqi
2. http://www.youtube.com/watch?v=s4Tbp5mSx34 nga Memli Krasniqi
3. http://www.youtube.com/watch?v=u-Ldt8NFfR4 nga Shefqet Krasniqit vlerësimi për martesat e përziera të shqiptarëve!

Me datën 13.02.2014

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen