Me poezinë e Llemadeo´s, ua urojmë 6 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës!

Diaspora, Këndi poetik | Zef Prenka | 16.02.14 | 22:26

Natën e mire…
-Nga cikli me Lirika-

…Natën e mire o mesnata ime,
e bute si pranvere, ne dimër pa dëbore,
ti Hënëzën ma solle dhe sonte qiellit,
si Përendeshe me te florinjtën kurore…!

Natën e mire o qytet i përgjumur…
udhët te mbeten bosh dhe sonte, pa njeri,
ndërsa ndizen e shuhen ngjyrat e semaforëve,
ngjan se nder damarët e tu pulson e qytetërimit gjallëri…!

Natën e mire o bote e tokësoreve…
o Kumtër dhe ju yje natën e mire!
Oh, ju Alien qe kometave ua ndalni ato hove
mos na harroni, ne ketë errësire…!

Por, ja‘ shuajeni ne mendjet e shpirtvegjëlve ligësine,
qe te ketë veç njerëz te mire mbi ketë Dhe…
ja‘ merreni me vete çdo njeri te mire…
dhe diku me ta, krijojeni një bote te re…!

Se kësaj toke, edhe djajtë dhe engjëjt shkojnë ne një Kishe apo Xhami,
ne një parlament ulen hajduter, te ndershëm, por dhe kriminel,
oh, ndërsa ne te njëjtat udhe ecin te gjithë
dhe sorra…, dhe pëllumba…, dhe skifter…!

Oh, natën e mire o qiell, o toke, o yje…
natën e mire o engjëj qiellor Alien…!

~Copyright~©LLemadeo~

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen