Letër Ministrit të Arsimit të Republikës së Kosovës z.Ramë Buja

Diaspora | Zef Prenka | 09.04.12 | 18:35

Kam më se të qartë faktin se për idealet kombëtare të atyre mijëra patriotëve shqiptarë, që u dergjën nëpër burgjet serbe ishi dhe Ju, ne vargun e ndritur të një heroizmi te ri duke u kthye në një simbol të madh të historisë kombëtare! Një klasë e tillë politike që ka arritur ti ndërrojë rrjedhat historike të fatit të Kosovës është dhe vetë Buja. Në qoftë se për disa të rinj atdheu ishte venlindja, për Bujën ishte mbarë Shqipëtaria. Natyrisht që s’mund të le pa faleminderuar Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës zotin Ramë Buja, për viziten dhe përpjekjen e tij fisnike, që bëri me 11.03.2012, të dielen ora 17:00, ne konsullaten e shtetit të Kosovës me seli në Stuttgart. Mësimi plotësues i gjuhës e historisë sonë kombëtare, u bë qëllim i jetës sonë dhe kështu do t’i shërbejmë më mirë atdheut tonë mendojmë. Përballur me këto përipeci mësuesit kanë mobilizuar të gjitha forcat e veta që rinisë tonë t’i dalin në mbrojtje dhe përkundër pengesave, mësuesit entuziazmin e vetë e gjejnë dhe e shohin vetëm para nxënësve. Shpirti idealist dhe misioni shënjtë edukues është një tipar i heshtur tek mësuesit, është detyrë fisnike që shtynë për të dhënë gjithëçka për vatrat stërgjyshore, për rrënjet e të parëve tanë etj.

Miradije Gashi dhe Ministri Ramë Buja-Stuttgart, 11.03.2012

Ministri Buja është takuar nga një numër i mësimdhënësve shqiptarë të mësimit plotësues në Baden-Wüttermberg dhe më gjërë, më ç’rast diskutoi temën e shenuar: “Gjendja aktuale e arsimit në diasporë dhe hapat konkret për institucionalizimin e tij”, pastaj është biseduar për punën që po bëhet si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen Puntoret e Arsimit në Mërgatën Shqiptare. Por, mbi të gjitha, mendoj se diskutimi i Ministrit, ngjalli shpresat për të vazhduar më tej punen tepër më rëndësi ndaj brezit që po rritet jasht atdheut. Mbledhja vajti mirë, disa mësues diskutuan rreth procesit të shkollës shqipe, pyeten për tekstet shkollore, për mjetet financiare por kuptohet pa ngjyra politike, duke venë ne pah edhe vlerësimet pozitive nga konsullata, mbështetjet, inkurajimet etj .

Shkolla shqiipe”Bashkimi Kombëtar”, ne pritjen e Ministrit Buja !!!

Por ja që nuk mund të tejkalohet as ky shkrim pa evidencuar një dukuri shqetësuese! Shqiptarët janë njerëz me natyrë të rreptë, të ashpër, por me cilësi të përzemërta besnikërie, që s’përfillin vdekjen kur japin fjalën! Por për hirë të së vërtetës që ngjau duhet thënë; është ndjerë dukshëm mungesa e Ministrit Ramë Buja në shkollën shqipe “Bashkimi Kombëtar”, në Stuttgart-Cannstatt. Kjo që iritim shpirtëror i mësueses, pakënaqësia e prindërve dhe trazimi i dashurisë së nxënësve, të cilët me lule e dhurata të ndryeshme, pritën mëse dy orë të tëra për të përshëndetur e recituar poezitë më të bukura që kishin përgatitur për figurat e pathyeshmërisë ne historinë e kombit shqiptar vëllezërve Gërvalla, Kadri Zeka dhe Salih Qekajt. Imazhi im ndeshej heshturazi n’pa justifikimin e dukurive tilla, kinse ministri kishte një axhendë tjetër dhe duhej patjetër të kthehej në Prishtinë! Por a do të mjaftonte ky arsyetim?! Megjithatë pa tentuar të hyj më thellë, mendoj emigrantet e rinj duke ndjekur shembullin e atdhetarëve të mëdhenj po punojnë mjaft për sa i përket mbrojtjes së interesit gjithëshqiptar në diasporë. Si rrallë herë në historinë e shkurtër të jetës së imigracionit kujtoj vitin 1995, ne oden e veprimtarit Fehmi Gashi ne Bllumber, dhe takimet e pareshtura që mbaheshin nga dëshmori kombit Salih Qeku. Rrugëtimin historik që bëri Kolosi Qeku, për lirinë e popullit, mbetet bazamenti më i fortë në historinë e fundit të kombit shqiptarë. Kur shpërtheu lufta në Kosovë, ai ishte ndër të parët që u vërsul drejt kufirit. Lavdi gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës. Mëpastaj thënë ne vija të përgjithshme dikur emigrantët në Stuttgart gdhiheshin e ngryseshin pa asnjë veprimtari arsimore. Shumë vështirë m’ishte për t’i bindur disa bashëatdhetarë se nxënësit tanë duhet ndjekur mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Me angazhimin dhe insistimin e vazhdueshem edhe të bashkëshortit tim dhe falemënderuar disa veprimtarë tjerë hapem shkollën e parë shqipe ne pjesën veriore të Stuttgartit ne vitin 2003, ne një Shtëpi Rinie e quajtur Jugendhaus, me vetëm 21 nxënës. Sot disa nga këta nxënës përveç që frekuentojnë mësimin e rregullt në klasë të dhjeta e njëmbëdhjeta, akoma vijojnë mësimin në shkollën shqipe. Por jo vetëm kaç, sot Stuttgarti me rrethinë numron numër shumë të konsiderueshem të nxënësve shqiptar. Mirëpo ka ardhë koha që liderët politikë të bëjnë progres në axhendën e reformave për ta ofruar bashkëpunim Kosovën-Diasporë dhe të ardhmen e saj europiane.  Nuk dua të sterzgjatem më shumë, vetëm t’i lutem Shkëlqesisë s’Uaj të keni mirësinë, dhe presim që të jini Zëri kushtrim i Diasporës, në kërkesat tona unikale.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen