Kosova feston 6 vjetorin e Pavarësisë

Histori & Fakte | Rrezore | 17.02.14 | 17:34

Sot Kosova mbushi gjashtë vite si shtet. Krerët fillimisht bëjnë homazhe para varrit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, për të vazhduar më pas edhe me këngë e koncerte të ndryshme. Qendra e organizimeve si gjithherë mbetet Prishtina.

Në të gjitha qytetet e Kosoves rrugët janë stolisur me flamuj shtetërorë dhe kombëtarë. Shteti më i ri evropian feston 6 vjetorin me 106 njohje, por edhe sfidën e përmbylljes së subjektivitetit ndërkombëtar. Kosova tashmë është anëtarësuar në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Agjenda për sot

– Në orën 9:00, bëhen homazhe para varrit të presidentit Rugova

– Në orën 10:00, bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz

– Në orën 11:00, mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

– Në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinëorganizohet Manifestim Qendror, me pjesëmarrje të njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues dhe bëhet parakalimi i efektivave të tyre

– Në orën 12:45, në organizim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet pritje solemne në Hotelin Grand

– Në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert për fëmijë

– Në orën 20:00 Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert me këngëtarët më eminentë të vendit

– Në orën 22:30, pas përfundimit të koncertit bëhet ndezja e fishekzjarrëve

Në Komunat e Republikës së Kosovës

– Në orën 9 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës

– Organizohen seanca solemne në Kuvendet e Komunave

– Në mbrëmje organizohen koncerte në sheshet e qyteteve, dhe në përfundim bëhet ndezja e fishekzjarreve.

Postuar nga Lajmonline: 12:09; 17/2/2014

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen