Pavaresia vija vija…!

OP-ED | Rrezore | 17.02.14 | 20:15

Shkruan: Eduard Frrokaj

Qe diten qe vdiqe
Qe kur ste kam pare
Lotet qe kam derdhur
Sme jane edhe thare…

Andon Zako Qajupi ( Vaje )

Jo rastesisisht po e filloj kete meditim ne kete nate pavaresie kur shteti eshte ne delir me vargjet e Andon Zako Qajupit “ Vaje “ kushtuar gruas se tij Evgjenise ne 10 vjetorin e vdekjes…!
Poeti yne Andon Zako Qajupi si cdo poet tjeter qe rropatet me fatet e kombit ne fokus te krijimtarise se tij e ka sundimin turk, dicka ta zeme si krejte poetet e Kosoves e kane ne fokus sundimin serb si dicka barbare , me shume te drejte duke e provuar cdo dite ne lekuren e tyre…!
Edhe Andoni e perjetoj live agonine e sundimit turk, si poet dhe si shqiptare nuk kishte si ti bente temena nje sundimi te huaj…!
Por ne videot e postuara sot ne diten e pavaresise se shtetit keshtu nuk mendon nje vella i Andonit nga kombi prof. Milazim Krasniqi i cili denjon ta quaj poetin kombetar hiq me pak se idiot sepse ka shkruar kunder Perandorise Osmane…!

betejat-e-shqiptaro -otomane

Fushebeteja Shqiptaro- Otomane kasaphane e vertete!

Milazimi dhe Andoni nuk kane jetuar ne te njejten kohe dhe ketu mbase mund te qendroj defekti kryesor sepse Andoni e ka perjetuar pushtimin ndersa profa Milazim e perjeton si sukses dhe zhvillim me qene i pushtuar , nuk eshte vetem fakti se profa nuk ka jetuar ne pushtimin turk por ai shkon me larg e tjeterson kulturen kombetare dhe asimilohet ne kulturen fetare te pushtuesit duke kaluar ne nje delir antihistorik… Kete fenomen nuk mund ta shpjegojme ne vdektaret e zakonshem , mbase neuropsikiatrit e njohur qe merren me studime te thella empirike dhe historike mund te bejne dicka, ne fakt nuk kam ndonje emer as ne kete fushe qe mund te na dale ne ndihme por hajt helbete mos mund te beje dicka profa Ferid Agani…!

Cka kane ba Ali Podrimja e Azem Shkreli vetem i kane kenduar atdheut nen roberine serbe , Ali Podrimja thoshte “ Une Biri yt Kosove ti njoh deshirat, dhembjet , vuajtjet , lotet, gjakun kur te vlon ne gji,me mire se kushdo tjeter te njoh Kosove , une biri yt…“… “ Miq Kosova eshte gjaku im qe nuk falet“ …!
Per Azemin Atdheu eshte “ dheu i birit e atit e shpirtit te shenjte, ne cdo meshe shenjte eshte kumti i pare“…!
Per Andonin “ Tomori eshte fron i perendise, po kur bere o zot njeriun cdeshe qe bere Turqine“…!
Kombet njohin vetem pushtime, ky kombi yne nuk mund te qendroje ne kembe me tharmin e urrejtjes nese Milazimi nuk e konsideron vella Andonin… Ndodh qe ne naivet e perjetshem gjithmone keqkuptojme por daullet antikombetare po bien gjithandej…!
Nese nje poet kombetar ne perendim si model dhe formule shqiptare e mbijeteses ( se tek tuk ka edhe modele te integrimit me Turqine) do te quhej idiot do te trandej shteti por ne jemi Kosove … !
Nuk e ka mbrojte kush kombin vetem Rilindja kombetare e cila ne menyre mjeshterore injoroj religjionet nder shqiptare duke ua vene postulat kombin, nuk duket e rastesishme thenia e Pashko Vases “ Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria“ … Si duket rilindasit e dinin se ne shtresat e popullsise ka te tille me hajrin sa lajthia e me sherrin sa shtepia qe jane be nje me pushtuesin e mund ti quajne rilindasit idiot por kurre nuk do ta kishin besuar se rrezja e veprimit do te sfidoj shekujt dhe ne Kosoven e pavarur ende do te gjenden njerez qe do ta perqafojne Haxhi Qamilin si tribun kombetar…!

Kryesorja pavaresia eshte vija vija, Andoni, Azemi dhe Aliu po na porosisin qe gjerat ti themi me emrin e vete, bukes ti themi buke, ujit uje, shqiptarit shqiptar dhe Haxhi Qamilit Haxhi Qamil se nuk bene ndryshe per te jetuar shqiptaret dhe Shqiperia…!!!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen