Julia Timoshenko pritet me entuziazëm

Diaspora | Rrezore | 23.02.14 | 12:52

Ukrainasit i rezervuan një pritje të denjë për një heroinë udhëheqëses së opozitës dhe ish-kryeministres së vendit Julia Timoshenko e cila u lirua dje nga burgu. Ajo foli dje para protestuesve në Kiev, duke u bërë thirrje të vazhdojnë demonstratat.

Në kuadër të marrëveshjes për të ndalur dhunën që vazhdonte prej muajsh, zonja Timoshenko u lirua nga një spital-burg ku vuante dënimin pasi u shpall fajtore për shpërdorim detyre, një akuzë që u komentua nga përkrahësit e saj si hakmarrje politike nga Presidenti Viktor Janokoviç.

Zonja Timoshenko foli para turmës në Sheshin Pavarësia të Kievit, duke qëndruar në një karrike invalidi si rezultat i dhimbjeve të shpinës. Zonja Timoshenko i cilësoi protestuesit si heronj dhe si simbolin më të mirë të Ukrainës. Ajo u bëri atyre thirrje të mos hiqnin dorë nga demonstratat, para se të shpërthente në lotë.

Më parë dje, Parlamenti i Ukrainës votoi për largimin nga posti të Presidentit Viktor Janukoviç dhe kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme më 25 maj. Zoti Janukoviç, i cili u largua nga Kievi për në qytetin lindor Kharkiv, tha se vendimet e parlamentit ishin të jashtëligjshme dhe këmbënguli se nuk do të jepte dorëheqjen dhe nuk do të largohej nga Ukraina./R. E. L./

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen