Letërsia shqiptare në gjuhën rumune

OP-ED | Zef Prenka | 14.04.12 | 11:58

Tiranës, Prishtinës dhe Bukureshtit, është një subjekti i një studimi të ardhshëm. Tani po e japim një “raport diplomatik” lidhur me prezencën e letërsisë shqipe në botën rumune gjatë muajve të parë të këtij viti. Përveç librit të Fahri Balliut (Berisha dhe Shqipëria demokratike) që e pa dritën e botimit falë filoshqiptarit Tiberius Puiu dhe përkujdesjes së Dr. Luan Topçiut, pas librit të Ali Jasiqit (Lot gëzimi/Lacrimi de bucurie), gjatë këtij viti pritet ta shohin dritën e botimit në Bukuresht disa vëllime bilingve të autorëve Dedë Preqi, Skënder R. Hoxha, Veli Veliu, Sadik Përvetica, Idriz Shala, Fadil Curri, Seveme Fetiqi, Mexhit Mehmeti etj. Po shkojmë më tej:

Revista Impact cultural (mars-prill) i kushton dy faqe të plota (me mbititujt Albanica dhe Albanezul), poetëve Sabile Keçmezi Basha, Vezir Ukaj dhe Hasan Qyqalla, duke shtuar edhe një faqe për disa autorë rumunë të rikënduar në gjuhën shqipe. Mund të thuash se s’na duan rumunët? E njëjta revistë para do kohe i prezantoi me dinjitet poetët Miradije Ramiqi, Jeton Kelmendi, Pal Sokoli, Sadik Krasniqi, Remzi Limani etj. Revista noua (Revista e re, Nr. 1/2012), i boton 5 poezi të Neki Lulajt në gjuhën rumune, duke prezantuar kohë më parë Kozeta Zylon nga Amerika, Adelina Dokjen nga Italia, Skënder Zogajn, Nexhat Rexhën e poetë tjerë nga Kosova. Nuk ka nevojë të japim tituj poemash e tituj eseshë që i fisnikërojnë revistat rumune me vlera shqiptare, për të ekonomizuar hapsirën tipografike të shtypit tonë. Në revistën rumune për edukatë dhe kulturë, Paideea (Nr.1-4/2012), Panait Ion Panait boton një portret kushtuar historianit rumun me origjinë shqiptare, Dr. Xhelku Maksuti, një misionar i ankoruar në përhapjen e shkencës dhe të kulturës.

Revista Cronica e kryeqendrës së Moldovës (Jash), boton në numrat e saj të fundit (2011), reçensionin e poetit dhe kritikut letrar Marius Chelaru kushtuar vëllimit “Kodi i Parajsës” të poetit Mëhill Velaj, nga një reçension për vlerat poetike të Vezir Ukajt, Adem Zaplluzhës, Sabit Rustemit, Engjëll Koliqit, Fatmir F. Salihut, Albina Idrizit etj. Kësaj veprimtarie të bujshme, të muajve të parë të këtij viti, i shtohet edhe botimi në Bukuresht i revistave Shqiptari dhe Kosova, si dhe i librave të disa autorëve shqiptarë në gjuhën shqipe, si Neki Lulaj (Zjarri i shpirtit), Ramiz Dërmaku (Valëvitjet e fjalës), Beqë Lokaj (Amaneti i Gjyshit), Osman Caka (Toplica e zemrave tona), Fehmi Kelmendi (Tregime) etj., apo të disa autorëve tjerë që pasojnë t’i botojmë. Vlera shqiptare kohëve të fundit prezanton edhe “Spatii culturale” (me poetin kosovar Ramadan Mehmeti), “Citadela” (me Sadik Përveticën), “Bucurestiul literar si artistic”, “Observatorul cultural”, “Diplomat Club”, “Contraatac”, “Climate literare”, “Conta”, “Oglinda literara”, “Provincia Corvina”, “Ardealul literar” (me Sali Bashotën) etj.

Letersia shqipe ne Ruman

Letersia shqipe ne Rumani

Kozeta Zylo

shqija ne rumani

Letersia shqipe ne Rumani

Letersia shqipe ne Rumani

letersia shqipe ne rumani

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen