Racizmi i Gold AG-ut dhe ekstremizmi fetar

OP-ED | admin | 27.02.14 | 23:33

Nga Lulëzim Krasniqi

Kënga e tij, padyshim, bën thirrje për ekstremizëm islamik në Kosovë. Por, ky ekstremizëm mundohet të fshihet pas pseudopatriotizmit të tij dhe gjendjes së mjerë ekonomike në Kosovë. Gold Ag, në këngë përmend emra heronjsh të Kosovës!!! Ata heronj kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës. Ata nuk kanë dhënë jetën për çështje fetare, por për liri dhe vetëm për lirinë e Kosovës. Por sikur Gold Ag, që i ka shfrytëzuar heronjtë për interesa materiale, të njëjtën e kanë bërë edhe politikanët tanë, i kanë shfrytëzuar ata për interesa politike për të përfituar materialisht. As unë nuk pajtohem me gjendjen aktuale politike dhe socio-ekonomike të Kosovës. Dhe mendoj se përgjegjësit kryesor për këtë gjendje, janë të gjitha qeveritë e pasluftës. Por askush askujt nuk ia jap të drejtën që në emër të kësaj gjendje të shaj, të fyej apo edhe ta kërcënoj dikë, pa marrë parasysh se kush është ai apo ajo.

Asociacioni kryesor i këngës së tij, është dhuna. Pra, ai thërret për dhunë në Kosovë. Fjalët dhe gjestikulacionet e tij, janë ato që argumentojnë se ai thërret për dhunë. Bile ai është i gatshëm të “ngreh gishtin”!
Kënga e tij është fyese për inteligjencën tonë. Kënga e tij në fakt e paraqet egon tij dhe të atyre që e kanë frymëzuar. Asgjë më shumë. Por ajo mund t’i frymëzojë rininë tonë të marrin rrugë të gabuar. Gjë që këtu qëndron rreziku kryesor i kësaj kënge. Edhe pse, ai qëllimin kryesor e ka përfitimin material, por kënga si e tillë nuk paraqet motiv pozitiv, por negativ dhe si e tillë ndjell urrejtje, është raciste, ekstremiste dhe jotelerante. Ajo kultivon racizmin dhe dhunën në Kosovë. Si e tillë është e rrezikshme për rininë tonë..
Autori nëpërmjet këngës sulmon individualitetin e personit duke u thirr në emër të fesë Islame dhe 95% të shqiptarëve të besimit Islam në Kosovë. Feja Islame si çdo besim tjetër e parandalon dhunën. Ajo është kundër dhunës. Si çdo fe tjetër. Ai që e kupton. Në Kosovë, secili ka të drejtë ta ketë individualitetin e tij. Është e drejtë e tij, se, cilit besim dëshiron t’i takoj, është e drejtë e tij të besoj a po mos të besoj, është e drejtë e tij të jetë ateist, është e drejtë e tij dhe vullnet individual i tij se a dëshiron të jetë homoseksual, biseksual apo heteroseksual. Askush nuk ka të drejtë t’ia cenoj tjetrit të drejtat.
Askush në nuk ka të drejtë që t’ia imponojë tjetrit jetën dhe të jetojë ashtu siç dëshiron tjetri. Të gjitha të sjelljet e njeriut në Kosovë janë të përcaktuara me kushtetutë dhe akteve të tjera nënligjore në përputhje me të. E rëndësishme është të mos shkelen këto të drejta.
Gold Ag është frymëzuar nga dikush. Sikurse shumë të rinj të të tjerë të cilët po frymëzohen dhe po shfrytëzohen. Por, mua nuk më brengos shumë Gold Ag, por më brengos qasja e disa të tjerëve ndaj Islamit dhe sesi ata e shfrytëzojnë për interesa individuale dhe politike. Siç janë: Shefqet Krasniqi, Milazim Krasniqi, Amir Ahmeti, Gëzim Kelmendi, Fuad Ramiqi, Ferid Agani etj. Milazim Krasniqi, tërë energjinë e tij e derdh për interesa politike. Në rrafshin diplomatik në marrëdhëniet me Turqinë e kësaj kohe, e cila dallon shumë nga Perandoria Osmane, këtë kohë do të kishte me qenë shumë më mirë ta këshillojë diplomacinë kosovare, e, jo të dali si mbrojtës a po avokat i saj. Ai në këtë rast ka fyer inteligjencën dhe ndjenjat kombëtare të të gjithë shqiptarëve ku do që gjenden, duke arsyetuar okupatorin 550 vjeçar.
Milazimi, njëherit ka fyer figura kombëtare intelektuale, duke e ditur se kjo do t’u pëlqej radikalistve islamik në Kosovë. Dhe krejt këtë e bën për interesa politike më qëllim që t’ia zgjatë jetën në politikë djalit të tij, Memlit. Ai me çdo kusht mundohet që nëpërmjet kësaj qasje të fitojë vota për djalin e tij. T’i shfrytëzojë myslimanët shqiptarë të devotshëm të sinqertë(naiv) të fesë Islame, E njëjta vlen edhe për Amir Ahmetin, Gëzim Kelmendin, Ferid Aganin, Fuad Ramiqin… Ndërsa, Shefqet Krasniqi, mundohet të jetë një avokat i fesë Islame në Kosovë. Ai paraqitet si shpëtues i fesë Islame në Kosovë. Thua se Islami i ka vënë rrënjët në Kosovë që kur është lindur ai. Ai ligjëron sikur të kishte zbritur nga Zoti! Ai mundohet të sjellë dhe kultivojë një frymë të re, një kulturë të re të Islamit në Kosovë, ta reformojë fenë Islame. Mendësia e tij i ka në rrënjët në fundamentalizmin islamik.
Idetë e Shefqet Krasniqit, janë krijimi i identitetit mysliman në Kosovë, duke përjashtuar identitetin kombëtar dhe politik. Ai është ideator dhe frymëzues i ideologjisë së lëvizjes fundamentaliste Islame në Kosovë. Ai luan rolin e një opozite të qytetërimit perëndimor në Kosovë. Shefqet Krasniqi, me idetë e tij mund ta fus ndërskamca dhe të ndjell urrejtje ndërmjet popullit të Kosovës, por nuk mund ta ndalë shtetin e Kosovës ta në rrugën e integrimeve evropiane dhe qytetërimit perëndimor. Qëllimi i Islamit politik është që të gjithë njerëzit të jetojnë njëjtë, me një kulturë të njëjtë. Kudo që janë ata. Qëllimi i Islamit politik është njerëzit të identifikohen me një identitet, me identitetin mysliman. Gjë që është e pamundur.
Qëllimi kryesor i Islamit politik është çrrënjosja e identiteteve kombëtare. Dhe vendosja e kulturës orientaliste arabe. Prandaj, ky lloj sistemi politik na del të jetë shtrëngues dhe imponues për njerëzit. Prandaj, si i tillë është nuk është tolerantë në praktikë, sado kudo që në teori, dijetarë radikal Islam e paraqesin tolerantë. Islami politik në praktikë nuk është tolerant, ai nuk pranon diversitet kulturash. Po të pyetet hoxhë Shefqet Krasniqi, të gjithë duhet jetuar siç thotë ai. Ai nuk pranon kulturë tjetër përveç Islamit. Tashmë xhamiat nuk po përdorën si më parë vetëm faltore për çlirimin e shpirtit dhe ushqim për shpirtin, por ato po shfrytëzohen nga hoxhallarë të ndryshëm si shkollë politike. Paramendoni, hoxha, ua mbyll derën e xhamisë xhematit, për të mos i ikur askush nga ligjërata politike. Dhe, vetëm hoxha flet askush tjetër nuk ka të drejtë të diskutojë. Absurde dhe ekstreme.
Në Kosovë, i është hapur rruga e fundamentalizmit politik Islam dhe antivlerave tjera, pikërisht për shkak të gjendjes së rëndë socioekonomike. Një sistem i tillë nuk mund të instalohet në Kosovë. Nuk është i pranueshëm për jetën e qytetarëve tanë, edhe pse me shumicë me besim Islam. Nuk është i pranueshëm sepse në kohën në të cilën jetojmë, Islami politik është i tejkaluar.
Kosova asnjëherë nuk mund të bëhet shtet islamik. Edhe pse shumica e popullit i takon besimit Islam. Edhe si të tillë ne jemi të evropianizuar. Sepse, Kosova dhe shqiptarët, gjithmonë, kanë qenë dhe janë evropian. Dhe se ardhmëria e Kosovës është në Evropë.
Asnjë njeri normal në Kosovë nuk duhet të jetë kundër fesë Islame apo ndonjë feje tjetër apo kundër ndonjë njeriu i cili mendon dhe vepron individualisht dhe respekton kushtetutën e Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Të gjithë njerëzit para Zotit janë të barabartë dhe të lirë. Zoti nuk i dallon njerëzit. Esenca është të gjithë njerëzit në Kosovë të jenë tolerantë, të kenë mirëkuptim për njëri-tjetrin dhe të jetojnë në paqe.
Rrënjët e problemit
Në Kosovë është e lehtë të shfrytëzohen njerëzit duke e ditur pozitën e tyre materiale në shoqëri. Duke e ditur se ka shumë pabarazi kushtetuese, të cilat kanë sjellë pabarazi ekonomike.. Dhe këto rrethana janë sjellë pikërisht nga disa politikanë që e kanë shfrytëzuar pushtetin për t’u pasuruar që nga paslufta e këndej. Prandaj, frymëzuesit të njerëzve për të bërë mirë apo keq janë pushtetarët tanë dhe të tjerë të cilët nuk ia donë të mirën shteti të Kosovës. Ata janë katalizatorët e kësaj shoqërie. Ata e kanë motivuar dhe frymëzuar një të ri siç është Gold Ag të dali me një këngë, të cilën nuk kam dëshirë që fëmijët e mi ta dëgjojnë dhe shikojnë. Ata i frymëzuan studentët ta dalin dhe të demonstrojnë para rektoratit… Në të vërtetë në një situatë të tillë politike dhe socio-ekonomike, njerëzit i ka detyruar të marrin rrugë të ndryshme, dhe të egra për të mbijetuar dhe për të qenë të rëndësishëm në shoqëri. Prandaj, jam i brengosur për fëmijët e mi, se në çfarë rrethi shoqëror po rriten dhe se si po rriten.
Në një vend ku nuk ka mirëqenie sociale të qytetarëve, ndërsa pushtetarët, pa dallime partiake, janë ekstremist të pasur, është mëse normale të shfaqen ekstreme të ndryshme politike dhe fetare. Sepse mirëqenia apo mos mirëqenia sociale është përcaktuese e rrugës së secilit njëri.
Dikë ka dërguar jashtë Kosovës, dike t’i ngjitet fesë si dhe të mishërohet më të deri në asht, saqë të mendoj se e vetmja është feja që e nxjerr nga kjo situatë socio-ekonomike. Këta njerëz bëhen taklidë të fesë dhe e shohin atë verbërisht. Këta njerëz pastaj manipulohen lehtë, nga të të tjerët, që në fakt kanë interesa krejtësisht tjera. Por edhe të tjerët që nuk i qasen fesë si “shpëtim”, gjejnë dhe marrin rrugë tjera, siç është rruga e krimit.
Ndërsa, shumë të tjerë kanë hyrë në politikë apo janë bërë marionetë e politikës dhe politikanëve sepse e kanë pa të vetmen mënyrë dhe rrugë për t’u pasuruar, duke “mos qenë të vetëdijshëm” se i kanë shkelur të tjerët. Dhe tashmë po jetojmë me këto dy ekstreme: njëra politike e tjetra fetare. Unë mendoj se të dyja janë në kundërshtim me shtetndërtimin e Kosovës. Sociologu i famshëm gjerman, Max Veber, ka thënë se ekzistojnë dy mënyra të politkbërjes: njerëz që jetojnë për politikë dhe njerëz që jetojnë nga politika. Tek ne ka qenë në funksion e dyta. Tek ne nuk ka njerëz që jetojnë për politikë që synim kryesor e kanë shtetndërtimin normal. Mosmirëqenia sociale dhe drejtësia selektive, ka sjellë pabarazi ekonomike dhe kushtetuese. në vendin tonë. Një situatë e tillë e ka sjellë Kosovën dhe popullin e saj në rrugë qorre…

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen