Gucisë i kthehet komuna

Analiza & Komente | Rrezore | 02.03.14 | 09:46

Parlamenti i Malit të Zi miratoi sot amendamentet e propozuara për ndryshimin e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, me çka Gucisë i është kthyer statusi i Komunës.

Pro ndërrimin e ligjit votuan 53 deputet të Parlamentit malazez, kurse abstenoi deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu.

Kuvendi komunal i Plavës, miratoi vendimin për iniciativën e Komunës së Gucisë me 24 gusht 2012 dhe dorëzoi studimin e fizibilitetit pranë Ministrisë së Brëndshme. Referendumi konsultativ u mbajt me 8 janar të viti të kaluar ku me shumicë absolute u votua pro komunës. Partitë politike shqiptare në Plavë e Guci ishin kundër komunës së Gucisë.

Iniciativa për formimin e Komunës së Gucisë u pranua dhe procedurat ligjore u zbatuan pa pengesa në mënyrën më të shpejtë, gjë që bie në sy nëse e krahasojmë me statusin e Komunës së Tuzit/Malësisë e cila është tejzgjatur dhe vazhdimisht pengohet nga partia më e madhe në pushtet DPS-ja, e cila gjatë njëzet viteve të fundit dhjetëra herë ka premtuar; marrëveshje politike të pa realizuara e modele të raja ka ofruar… kështu duke dëshmuar se qytetarët e Malësisë nuk trajtohen si qytetarët tjerë në Mal të Zi. /MALESIA.ORG/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen