Më problematike në Ballkan sot për sot mbetet çështja shqiptare

Analiza & Komente | Rrezore | 02.03.14 | 10:15

Nga Ramiz DËRMAKU

Vendosmëria e faktorit shqiptar përballë kërkesave adekuate të mbrojtjes së sistemit të vlerave të identitetit kombëtar është bërë nxitje e fuqishme drejt përkrahjes në mënyrë të hapur të filozofisë së bashkimit kombëtar. Përçarjet, arroganca, fyerjet, smira, xhelozia ,urrejtja , inatet dhe ekstremizmi akademik s`qon askund. Shqiptarët tani kemi dy republika, por ato janë në gjysmë të rrugës. politikanët shqiptarë shkojnë në pyll pa sopat ! Sepse , nga kjo konkludojme se poqese bashkohen të gjitha këto troje , nga këto do të lind një shtetë i fortë. Por nëse bashkohen të gjitha trojet etnike shqiptare me siguri se do të kemi një shtet i vërtetë, një shtetë të fortë dhe të madhë . Ekziston një republikë e ajo ka emrin Shqipëri Londineze, gatuar në Londër në vitin 1913, në më pak se gjysmën e hapësirë së vërtetë. Një Kosovë e gatuar në Vjenë! Që do të thotë as ajo nuk është shqiptare
Tendenca e zbatimit të planit të integrimit, që anashkalon shkaqet thelbësore të ekzistencës së mospërputhjeve të interesave të kombeve në Evropë, duket se është në një rrugë pa krye. Më problematike në Ballkan sot për sot mbetet çështja shqiptare. Popujt ballkanikë kanë mbetur në “vijën e zjarrit” dhe po përballen me sfidat e kohës. Në të kundërt, politika ndërkombëtare kërkon ta shtyjë sa të jetë e mundur zgjidhjen e konflikteve etnike në Ballkan, duke synuar “zbutjen”, për të ruajtur “status-kuonë”. Në këto kushte, problemi shqiptar mbetet i hapur, pa të cilin nuk do të ketë një Ballkan të qetë. Shqiptarët dhe Shqipëria kanë mbijetuar në saje të qëndresës së tyre historike, të luftërave të gjata e rraskapitëse për pavarësi dhe bashkim kombëtar. Historia është kokëforte përballë ngjarjeve madhore, që kanë ndëshkuar rëndë kombin shqiptar në shekullin e fundit të ekzistencës së tij. Interpretimi i saj në kushte të reja ka sjellë rrezikun e shpërbërjes së memories historike, e aq më keq, kur kjo vërehet në qëndrimin e institucioneve përgjegjëse të shtetit administrativ shqiptar. Situata e rrezikshme imponon një frymën e re në politikat e zhvillimi të kombit shqiptar. Në këto kushte, sot politikës evropiane i mungon entuziazmi dhe optimizmi dhe i mbetet pak kohë për t’u marrë seriozisht me çështjet rajonale në kufijtë e saj të sigurisë. E vërteta nuk mund të ndryshohet, të transformohet sipas interesave të kohës dhe të mbulohet nga pluhuri i harresës.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen