Pa prezencën e mediave masive, shumë politikanë shqiptarë nuk do ishin politikanë, por „çobanë”

Analiza & Komente | Rrezore | 11.03.14 | 18:58

Nga Ramiz Dërmaku

Sot është koha që institucionet tona shtetërore ta ringjallin nacionalizmin dhe patriotizmin
Mediat mund të mendohen të mbijetojnë pa përmbajtje politike, por politikanët pa mediat jo. Madje, nuk mendoj se e teproj nëse them se pa prezencën e kënaqshme të mediave masive, shumë politikanë shqiptarë nuk do ishin politikanë, por „çobanë“.

Mediat luajnë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e një shoqërie.Sot shtrohet pyetja ? Sa kanë rol sot mediat ; (Radio, Televizioni, shtypi, interneti, etj ) , për ndertimin e një shoqërie dhe shteti demokratik ? Disa pyesin cili është roli i mediave në shoqërinë e sotme, e shumë e shumë pyetje tjera. Roli i mediave për ndertimin një shoqërije apo shteti demokratik është shumë i madhë. — Mediat rol shumë të madhë luajnë sidomos tek gjeneratat e reja – fëmijët por edhe tek të rriturit. Se sa janë mediat edukuese apo çorientuese flasin shumë argumente? Në mediat tona mund të ketë edhe pornografi e cila është shumë e dëmshme për gjeneratat e reja.
– Por kemi edhe media të cilat janë të dëmshme kombëtarisht nëse ato gjatë tërë kohës emitojnë këngë e muzikë të bastarduar kur programet e tyre nuk janë patriotike , natyrisht se ato janë të dëmshme , Nëse ato media emitojnë muzikë tallava, apo në gjuhë të huaja. Edhe pse unë momentalishtë nuk jetoj në trevat shqiptare siq po shihet ngadalë po zhduket folklori kombëtar. Në mediat tona si në ato të shkruara ponjashtu edhe në ato elektronike po zhduket folklori shqiptarë, dhe shumë shpeshë dëgjojmë muzikë të bastarduar e shumë e shumë gjëra tjera negative. Sot është koha që Institucionet tona Shtetërore ta ringjallin nacionalizmin dhe patriotizmin të cilat i luftoi dhe i zhduki (komunizmi) . Mediat luajnë një rol vendimtarë në shopqëri ( por kemi edhe media tue tilla që tërë ditën gënjejnë. Shembull: Asnjë lajmë në asnjë emision lajmesh nuk transmetohet njejtë. Po flitet se në Kosovë gazetat lexohen shumë pakë,nga shkaku se në Kosovë, në vend se ti blejnë revistat e gazetat që pak a shumë kanë përmbajtje kombëtare , ato mbi 20%, blejnë gazeta humori, erotik, sportive, etj. Roli i mediave në shoqëritë moderne për çdo ditë po bëhët më i rëndësishëm kështu tha; ambasadorja e SHBA-es në Prishtinë z. JAGOBSON dhe ajo në ambasadën amerikane në Shkup zonja PAUL WOCHLER.
– Roli i mediave sot në Kosovë është shumë i madhë për ndertimin e institucioneve dhe demokratizmin e shoqërisë kosovare. Mediat sot nuk janë vetëm ato tradicionale; si gazeta, radio dhe Televizioni , sepse tani është rritur numri i radiove të cilat transmetojnë përmes internetit apo mediave të drejtpërdrejta( online) . Prandaj ne sot duhet bërë përpjeklje maksimale që roli i mediave të jetë sa më i madhë . Sociologët mendojnë se edukimi i fëmijëve është një art që ka nevojë për novacion shpenzim energjie, kohë dhe fonde. Një pjesë e madhe e tue konsumohet për programe dhe administrimin e kohës së lirë. Mediat vetëvendosin se cila temë do jetë temë diskutimi dhe cila do të tërheqë vëmendjen në opinion. Këto vendosin se cilës temë do t’i japin prioritet e cilës jo . Mediat mund të mendohen të mbijetojnë pa përmbajtje politike, por politikanët pa mediat jo. Madje, nuk mendoj se e teproj nëse them se pa prezencën e kënaqshme të mediave masive, shumë politikanë shqiptarë nuk do ishin politikanë, por „çobanë“.
Në Kosovë kjo teori e përcaktimit të temave në debatin publik është duke dominuar. Këtu, për shembull, do të nënvizoja mediat të cilat përmes agjendës së tyre mënjanuan dhe larguan debatin rreth të drejtës për bashkimin kombtarë, kurse në anën tjetër imponuan dhe fuqizuan shprehjen „Kombi Kosovar“ dhe debatin për ”standardet para statusit.”
Vendimet „demokratike“siq po shihet nuk merren si rezultat i informacioneve dhe i fakteve të mjaftueshme, por si prodhim rezultat i „realiteteve“ të cilat konsiderohen si „fakte“, sepse ato janë të paraqitura, të fokusuara dhe të ofruara ashtu nga „mediat tona“.
. Shumë mërginmtarë të Kosovës pyesin: A jemi ne ai publiku që ndërmjetëson dhe që imponon temat ditore, sociale, politike e ekonomike, apo janë politikat ato që kryejnë këtë ndërmjetësim? Çfarë është roli i mediave në këtë organizim? Hulumtojnë, ndihmojnë mediat masive apo janë thjesht shërbëtore të politikës qeverisëse?
Të gjitha këto shqetësime të opinionit nuk janë të pabaza. Sipas rezultateve të arritura nga hulumtuesit e shkencave të komunikimit, ndër tjera, janë edhe katër modele klasike që ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në organizimin, në imponimin dhe në ndërmjetësimin e përmbajtjes politike.Këtu i kemi dy aktorë kryesorë: Aktorin politik dhe mediat, të dy këta aktorë kanë dhe duhet të kenë marrëdhënie të ndërsjella të cilat funksionojnë mirë. Këta aktorë vendosin së bashku se qka do të jetë tem kryesore e ditës . Ata vendosin së bashku se çfarë do të jetë „Top-temë“ e ditës e çka jo. Pra, mediat dhe politika vendosin së bashku për agjendat politike. Si politika, ashtu edhe mediat janë të varura nga njëra-tjetra. Ato i japin këshilla dhe sugjerime njëra-tjetrës. Cilat tema duhet të jenë në qendër të vëmendjes të opinionit publik dhe cilat duhet të „varrosen“, varen nga „tandemi“ – media dhe politika.
Publiku në këtë trekëndësh është qind për qind pasiv. Ai është përcjellës i thjeshtë, spektator i lënë jashtë lojës. Shembull domethënës për këtë model mund të marrim imponimin e termit “Kosova multietnike” dhe tentimfabrikimi i „popullit kosovar“.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen