Kremtimi i Ditës së Nënave në Gjermani

Histori & Fakte | Zef Prenka | 14.05.12 | 21:13

Kjo festë në Europë filloi të festohet si p.sh. në Angli në vitin 1912,pastaj në Zvicërr në vitin 1917 ,në vitin 1918 dita e nënave u festua edhe në Finlandë dhe Norvegji, në vitin 1919 në Suedi ,në Gjermani së pari Dita e Nënave u festua në vitin 1923 dhe në Austri në vitin 1924. Pra, dita e Nënave u festua gjithmonë të Diellen e dytë të muajt Maj.

Te ne Shqiptaret e Diasporës fillimisht është festuar në Misionin Katolik Shqiptar me qëndër në Shtuttgart ,me ardhjen e Pater Hil Kabashit në krye të Missionit dhe që atëherë ,organizohet nga Motrat e nderit , Motra Hilda dhe Motra Irena,pastaj Pater Anton Nua dhe Motrat Klara dhe Angjelina dhe tani organizohet nga Pater Marjan Lorenci dhe Motrat Terzina dhe Roza.

Kjo ditë ,sa vjen dhe bëhet më madheshtore,më festive,më e dashur,sepse kjo festë përcjell mesazhin më të mirë ,që ti falenderojmë të gjitha Nënat për kujdesin ,për mundin,për sakrificën,për durimin,për dashurinë që dijn ta dhurojnë bijëve dhe bijave të tyre,që nga shtazania e deri në përgaditjen për martesë të fëmijëve të tyre.

Këto Nëna ,janë dhe do të mbesin heroinat më të dashura për të gjithë ne ,sidomos për ne mëshkujt që duhet ta pranojmë rolin e Nënës si më të vështirin dhe me plot të drejt Nëna quhet shtylla kryesore e familjes.Është e vështirë të përshkruhen ato ndjena që nëna i dhuron fëmijës së vet gjatë gjithë jetës,është e pamundur që kushdo qoftë ti rëndis rreshtat e shkrimit për bamirsinë që tregojn Nënat tona, me punën e tyre, me kujdesin e tyre dhe për ketë arsye ato me plot të drejtë quhën të shënjta,sepse përveq mundit dhe peripetive që tregojnë për mirëvajtjen e familjes,ato kujdesën edhe që bijet e bijat e tyre të zhvillojnë një jetë Biblike nën hirin e Zotit dhe me uratë në dorë ,me lutjet e tyre, i drejtohen të madhit Zot që të na ruaj,kudo dhe kah do të vemi,që i madhi Zot të jep paqën në botë,ato lutën që të mos ketë travaje, të mos ketë stuhi e vëshime, të mos ketë lufta dhe mallkime.

Nënat tona,janë lutur dhe lutën edhe sot dhe do të luten edhe neser,për paqën në botë,për jetë të qetë,për shëndetin e mirë të familjes së vet,për suksesin e bijve dhe bijave të tyre,vetëm kur shohin familjen e bashkuar,të edukuar, të nderuar,harmoni në familje dhe dashuri të sinçertë,atëherë Nënat tona do të jenë krenare dhe nuk iu dhimbet as mundi ,as vuajtja dhe as jeta për familjen e saj.Ne paqim bekimin e Zotit dhe të Nënave tona Shqiptare,që rritën familjet nën hirin e Zotit dhe të duarve të tyre.U qoftë nderi dhe lavdia.Le të jetë Nëna zëri i mirësisë dhe bota do të ketë kuptim Biblik.Urime, urime fort të dashura Nëna!

Më lejoni që në emri tuaj ti falenderojmë Pater Marjanin dhe Motrat Terezina dhe Roza për kujdesin dhe organizimin e kësaj feste ,që gjithnjë po bëhet më madheshtore.Falenderim të veçant meritojnë edhe këshilltarët, z. Vitor Spaqi etj.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen