Im At përdori armë që të ma dhuroj penën, Bablok të dytë jemi luftëtar…!

OP-ED | admin | 25.05.12 | 21:14

Si në të qarë të shkëmbit dhe me troha shpirti do shkruante poeti duke mos ditur se mëngjeset e gjelbërta të kësaj Pranvere do të len tek ai mbresa të pashlyera…!

Shkruan: Besnik Hoxha – 

E fillova këtë shkrim me arsyen se sa do pak do preki në ndjenjën e të gjithë atyre që kujtesa ja shëron plagët krejt urtësisht në pejsazhin e jetës plot dritë diturie.

 

Ëndrra e gurit sikur mu zgjua dhe morri frymë! Fjala e zjarrtë e diellit në pasditën e 6 majit tingëlloj bukur e ëmbël shqip në Stuttgart.

Në hyrje të asaj ode që më pëkujtoj odën e lashtësisë ku buka, kripa dhe dashuria ishin shtegu i pragut të shtëpisë dhe fisnikrisë së çdo Shqiptari.

Dita e 6 majit sikur trokiti në gjishkretin tim kur dëgjoj nga Gjylije Lecaj se sot formohet Qendra Kulturore Shqiptare e cila do të jet vatër ku të gjithë ata që flijuan dhe dhan për kombin jo vetëm të kujtohen por edhe të nguliten në vetdijen e secilit se ne historinë vetëm e kemi ëndrruar nuk e kemi mësuar.

Ne do jemi krushqit që udhtimin e të gjithë atyre që e lan ta vazhdojm deri te endrra e gurit e nuses.

Fjalën e morri i përzgjedhuri i Qendrës Vitor Spaqi i cili sikur nga gjiu i tokës sonë së përbaltur dhe nga droja e udhtimit për Besën i dha kësaj mbrëmje ngazëllim.

Unë tha ai nuk do i lidhi plagët me shami ato do i shëroj dhe kujtimet nuk do i varros kurrë dhe rrugën ku jam nisur do e pagëzoj Shqip, pa zgjuar ndjenjën e dhimbjes për kujtimet e heshtjes të të gjithë atyre  që lotin e vyshkin në letër. Maji do vjen me manushaqe pa u ngjallë terri i viteve tjera ku i kemi thar lotët e kujtimet.

Me etjen e fjalës që ma pi qetsin sikur më ngjallet dashuria për atëdheun ku me zemër të djegur Pranvera sikur heshtazi i thot të gjitha sikur borë kur bie.

Etjen nuk mund ta shuajm heshturazi sikur shirat e vjeshtës thot Spaqi: Sikur guri mbi gur digjet në mall dhe zemërhapur tregon për të kaluarën edhe të dhimbshme por edhe të ndritur të Kombit tonë.

Qendra Kulturore në Shtutgart

Ne jemi mësuar bukur të flasim si lulet, ku me të drejtë shtrohet pyetja her e sinqert her me keqdashje dhe në ballin tim të përdjersur sikur digjet fjala:

A thua na mësoj gjyshi këngën e moqme? Ku i kemi ne figurat e qytetërimit  për të mos thënë si ti pagëzoj kujtimet e varrosura të kohës.

Me të drejtë babai i Frashëllive në vitet 50 të shekullit XIX thot: Kohët që po vijn jan të penës e jo të shpatës ku vendosi ta shes tërë pasurinë për ti shkolluar fëmijët dhe nga ajo derë dolën tre Apostuj të mëmës Shqipëri.

Koha e qytetrimit erdhi thot Spaqi dhe të gjithë të pranishmit u habitën me një të dhënë që nuk e kishin dëgjuar se një birë Shqiptari arqitekt i mirnjohur ndërtoj hekurudhën e parë në botë në alpet e Austrisë dhe për këtë atij ju ndërtua një monument dhe në monedhën Austriake 20 Shiling ishte portreti i Karl Gegës.

Mua nuk më dridhet dora të shkruaj për stinët që i zbardhi bora dhe engjujt nuk do i lënë lutjet për të dëgjuar stuhit e kohës ku ktu nuk jan në pyetje gjenet por rrethanat e liga që na na kërcnonin ferr të zi.

Nuk do na ven shpirtin në gjumë asnjëher dhe të na zbusin burrërin se brezat që do vijn do jen ata që udhtëtarët që brodhën me shekuj jo vetëm ti kujtojmë por edhe ti nderojm siq i nderon çdo njeri i qytetnuar.

Sikur në ëndërr doli zëri i një kënge ku sikur në djep përkund etjen e rritën. Me zërin e saj të ëmbël këngëtarja Lindita Zeqiri sikur shtrydhi etjen e kyrbetqarit që pikon mallë. Me dhimbjen e madhe të kohës së shurdhër sikur një pejsazh gjuhe shpirti, valvitet flamuri, e plagët e jetës sikur u kthyen në etje dhe këngë shprese.

Lendita Haxhiu

Lendita Haxhiu

Vitor Spaqi

Vitor Spaqi

Femije Hoxhaj

Femije Hoxhaj

Këtë mbrëmje madhështore e nderuan shumë intelektual, ishin prezent edhe përfaqsuesit e konfesionit Musliman e Katolik ku përshëndetën dhe treguan gatishmëri për të ndihmuar në drejtim të gjetjes së të gjitha burimeve për të treguar se trungu ynë Ilirë është i lashtë.

Në foltore doli mësuesja Femije Koqinaj e cila duke prezentuar hapjen e shkollës Shqipe ktu në mërgim mes të tjerash tha: Unë sot në këtë ditë të shenjtë për Kombin tonë ku shenjëtorët kishin vetëm një qëllim bashkimin e popullit dhe atdheut të ju them lavdi për jetë e mot.

Dua që ti përkujtoj vargjet e Fishtës së madh:

Edhe atij po ju thaft goja
Që përbuz këtë gjuhë hyjnore
Që n’gjuhë t’huaj kur s’është
Nevoj flet
E të veten e le pas dore

Desha vetëm të kujtoj se këto vargje sikur tingëllojn ashpër në ndërgjegjen e çdo shqiptari duke na udhëhequr që edhe më tepër të bëjmë për gjuhën tonë të ëmbël shqipe.

Sikur në këtë mbrëmje u zbardhë mosha e fjalës dhe këngës dhe në mallin e djegur në zemër dhe me troha shpirti prezentuesja duke falemenderuar të gjithë të pranishmit në veqanti ata që kontribuan që kjo mbrëmje të jetë edhe më madhështore përshëndeti me shpresë se edhe herëve tjera do i shtrydhim të gjitha kujtimet dhe do i qesim në letër.

Secilës kohë duhet ti këndohet që ta mundim dhimbjen…!

Maj 2012 / Stuttgart

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen