Njeri me kuptim të plotë atdhetar

Diaspora | Dedë Preqi | 12.06.12 | 17:10

Jeta i ka edhe vlerat e veta shumë të veqanta, por vlerat e saja nuk janë  të thjeshta, sepse ato kërkojnë gjithherë sakrifica. Ndërsa, njeriu i sakrificës është i lidhur me këto vlera, edhe në atë masë kur ai konfrontohet në rrëmuja të ndryshme, të cilat ia kërcënojnë  vlerat që ai njeri i posedon në shpirt dhe zemër, edhe pse nuk i dhimset asgjë për një botë të dinjiteshme dhe njerëzore.

Prandaj, njeriu lufton me forcën e vet deri në fund, jo vetëm për ti mbrojtë vlerat e egos së tij , apo përsonale, por për të pasur gradën më të lartë njerëzore, lirinë dhe demokracinë e saj. Ashtu mendoj se, edhe e jeta e Mëhill Berishës e kishte kuptimin e vet të vlerave atdhetare, e cila thjeshtë ishte një sakrificë, që në kohën e vet gjendet gjithëherë përballë sfidave të shumta, të cilat kishin për bazë përveq jetës së rëndomtë, edhe vlerat kombëtare e atdhedashurinë, që  shënojnë cakun e çdo atdhetari të denjë dhe të devotshëm. Jeta e Mëhillit kishte qëlluar në mes sfidave të mëdha, mirëpo, ai kurrë nuk dorëzohej dhe e bënë domosdoshmëri në jetë dhe të nevojshme , se çka  bëhët në dobi të njerëzve është vepër morale dhe njerëzore, së cilës nuk i kërkohet  shpërblim, vetëm ajo të realizojë qëllimin e vet.

Mëhilli emigroi shumë herët në perëndim, si shumica e shqiptarëve, të cilët përshkak të kushteve politike dhe ekonomike, janë detyruar me u largu nga atdheu i tyre. Duke biseduar një ditë me vëllaun e tij, Shtjefën Berisha tha, unë  Mëhillin nuk e kisha vetëm vëlla, por kur erdhëm së bashku në Zvicërr në vitët e tetëdhjeta,ky ishte pakëz më i vjetër, ndërsa unë isha shumë i ri dhe këtë e pata vëlla, shok edhe prind, me ç’rast u rrita me këshillat e tij. Edhe pse jeta në mërgim nuk është aq e lehtë, e cila përveq nastalgjisë dhe mallit që ka për të afërmit e vet dhe vendlindjen, ajo i ka edhe obligimet tjera të nevojshme, të cilat duhet çdo mërgimtarë me i krye me kohë e përpikëri, duke respektuar  orarin e punës si prioritet dhe obligim në jetë.

Përveq obligimeve në punë, Mëhilli nuk pushoi, duke u marrë edhe me aktivitete tjera, që në vitët e 90-ta, ai u inkuadrua në lëvizjen e  LDK-së, në diasporën e Zvicërrës, duke  u angazhuar  në mënyrë aktive në këtë  parti, së cilës i printe i madhi Ibrahim Rugova. LDK-ja, ishte  lëvizja e parë kombëtare, që kishte për qëllim çlirimin nga zgjedha serbo-sllave,  lirinë dhe pavarësisnë e Kosovës. Mëhill Berisha ishte bashkëpunëtor besnik i Presidentit Rugova, të cilët punuan gjatë për sendërtimin e ideve të mëdha të lëvizjes për çlirim kombëtarë. Presidenti Rugova, gjatë udhëtimeve në Zvicërr, asnjëherë nuk e kursente rrugën e tij, pa u kthyer te Mëhhili, ndoshta edhe me bërë një natë konak në familjen e tij.  Mëhill Berisha ishte mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kolonel Tahir Zemës, të cilët me shumë bashkëatdhetarë të tjerë nga diaspora shqiptare e Zvicrrës , e ndihmuan lëvizjen brilante të shqiptarëve, të cilët kishin për qëllim shtetformimin dhe Pavarësinë e Kosovës.

Në Luftën e fundit të vitit 1999, në Kosovë, bandat serbo-çetnike, ia shkatërruan çdo gjë që pati investuar me vëllezërit e vet në fshatin e tij të lindjes në Gllogjan, mirëpo Mëhilli nuk e ndaloi aktivitetin e tij, në organizimet e gjithanshme, duke u ndihmuar popullatës shqiptare, duke organizuar me shumë veprimtarë të tjerë, shpërndarjen e mjeteve materiale dhe ndihmave të mëdha gjatë luftës në Kosovë, duke i ndihmuar atyre që patën nevojë më së shumti, mandej vonë e ndërtoi të re, gjithë atë që iu shkatërrue atij më parë, nga lufta serbe dhe regjimi i Serbisë fashiste. Mëhill Berisha gjatë Luftës në Kosovë, dha kontribut të veqantë dhe të qmuashëm, si materialisht ashtu dhe fizikisht në Brigadën 131, të UçK-së, dhe njësiteve operative në Lugun e Baranit. Vepra e Mëhill Berishës është vepër e një atdhetari të ndershëm, e cila nuk ndalet rrugëtimit të vet, deri në ditët e fundit të jetës së tij, për shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Gjthë veprimtaria e Mëhillit, sillet rreth strumbullarit tematik, ATDHEU, LIRIA, dhe mërgimi, të cilat e shënojnë dhe vepren e Mëhill Berishës.

Të gjitha këto vepra të Mëhillit, lënë një gjurmë të pa shlyer, në formimin e vlerave historike dhe kombëtare, të cilat i ruan historia në gjirin e vet. Shqiptarët kanë ende për të mësuar, për sa i përketë diversitetit dhe respektimit të atdhetarëve të tyre edhe nga diaspora shqiptare, të cilët ishin forca e të gjitha lëvizjeve të formimit të shtetit të tyre, dhe sot janë faktorë i rëndësishëm i shtetndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës.

Mihill Berisha

-Inmemoriam- Mëhill Berishës-

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen