Narkomania paraqet hendekun më të rrezikshëm te rinia

Diaspora | Dedë Preqi | 18.06.12 | 14:57

…nga kjo materje po prodhohet „atom-bomba e ftohtë“ ,por shumë më e rezikshme se ajo origjinale, duke e shkatërruar njerëzimin pa mëshirë. Pasojat vdekjeprurëse janë evidente në çdo hap, në çdo minut dhe në çdo orë, dhe numri i vazhdueshëm i tyre gjinden në buzë të greminës, që i afrohet pa ndërprerë ndjenjës së tmerit dhe fundit të jetës.

Narkomania, që në kuptimin më të gjërë të fjalës do të thotë, marrje e narkotikëve të ndryshëm , përmes të cilëve njeriu në mënyrë artificiale krijon disponim të këndshëm. Përsoni i cili kontaktohet njëherë më këtë materie të rrezikshme, ai përson nuk mund të ndahet pa pasoja të rënda në jetën e vet, të cilën e ka vështirë ta gëzojë, apo ta stabilizojë ndonjëherë. Edhe pas ndërprerjes së narkotikut përsoni i narkotizuar  ndjehët edhe më i keqësuar dhe kërkon me ngulmë mënyrën e veprimit.

Marrëja e kësaj materie të rrezikshme, të njerëzimi po shtohet përditë me përmasa të mëdha, veqenarisht  te rinia, ku njeriu drejt përsëdrejti, po lufton kundër vetëvetës dhe shoqërisë njerëzore. Në këtë mënyrë të veprimit, narkomani mundohet, që përkohësisht ti lehtësoi brengat e veta të përditshme, duke shkakëtuar  „situata të këndshme psiqike“.

 

Është shqetësuese fakti dhe në Kosovë, kur fëmijët e moshës shumë të re,dhe ata 12 vjeqare, përdorin substanca narkotike. Në bazë të raportit policorë të Kosovës dhe nga drejtoria për hetimin e trafikimit të substancave narkotike, konfiskimi i drogave vetëm për 6 mujorin e këtij viti, janë konfiskuar 50 kg.heroinë,  456 kg. marihuanë, 4kg kokainë, dhe bimë të kanabisit 1682 copa, dhe 153 ekstazi  .

Edhe shumë shqetësuese është fakti, kur 20 përqind të nxënësve nëpër shkollat e Kosovës, përdorin këto lloje të substancave narkotike. Ndërsa, në këto ditë të qershorit në një fshat në qytetin e Ferizajit, një operacion policor kanë konfiskuar 151 kg. marihuanë, që trasportohej me traktor.

Atëherë, ç’farë bënë shoqëria kosovare , gjegjësisht Ministria e Arsimit, për ta evituar këtë dokuri të rrezikshme te rinia, e cila mund të eskalojë të gjitha masat e parandalimit, nëse nuk ndërmerren masa dhe forma të prera serioze e parandaluese me kohë. Apo, ata të cilët nuk e përjetojnë një gjë të tillë, nuk mund e parafytyrojnë konfliktin e brendshëm shpirt-shkatërrues dhe përplasjen e të tjerëve, të cilët e përjetojnë dhe vdesin nga kjo „mortajë“. Shkenca e cila e studion njeriun narkoman, apo të sëmurë nga droga, atë e quan deri në themel „njeri defekt“.

Në shumë vende të botës mbahen Konferenca të ndryshme , me qëllim që të bëhët një sistem më efikas i kontrollit ndërkombëtarë mbi drogën dhe përdorimin e saj, dhe si pjesë vijuese sot janë të bashkuara shumë qendra të botës në mes veti, që të bëjnë më efikase zbulimin dhe ndalimin e përdorimit të drogës. Përhapja e këtij fenomeni është njëra nga shqetësimet e tërë bashkësisë botërore, sidomos kur konsumohet te mosha jomadhore dhe te rinia. Sipas hulumtimëve mjekësore evropiane dhe amerikane, mënyra e mjekimit e të sëmuarit nga droga, është një punë shumë e rëndë dhe e mundimshme, si për të sëmuarin, ashtu edhe për ekipin mjekësorë.

Në studimet psikologjike dhe sociologjike, dëshmojnë se ka shumë njerëz neurotik, psikopat, që bëhën nga pasojat e drogës, por  të gjithë ata njerëz në fjalë, para marrjes së dozës narkotike, kanë qenë njerëz normal. Eshtë shumë interesante se, në shumë vende të botës së zhvilluar ekziston, apo ka ekszistuar mundësia e zhvillimit dhe përdorimit të drogës, ndërsa sot, është e kundërta, që mund të konsederohet jo  normale, sepse nëpër vendet më të varfëra dhe më të pa zhvilluara, duke e mos përjashtuar Shqipërinë dhe Kosovën, po lulëzon kjo dokuri me të madhe.

Marrëja e drogave narkotike në cilën dozë, apo metodë, shkakëton gradualisht pengesa të fuqishme shpirtërore të individit, duke e hargjuar jetën dhe kënaqësitë e jetës për një kohë shumë të shkurtër. Duke e lakmuar dhe shijuar këtë „mjaltë të fëlliqur“, edhe shumë të rinj shqiptarë janë zhytur në këtë lojë të rrezikshme, për përfitime materiale, të cilët kanë pësuar dhe sot dergjen nëpër burgjet e ndryshme të Evropës dhe botës. Sipas shefës së Policisë së Gjenevës, Monika Bonfonti, thotë se në Zvicërr, ekziston një „ komunitet kriminel multietnik“, që ka edhe nga radhët e shqiptarëve nga Maqedonija, Shqipëria dhe Kosova,me ç’rast dëshmojnë edhe burgjet e mbushura për veprimet e tyre. Për t’a ndihmuar rininë nga ky hendek i rrezikshëm dhe sëmundje e tërbuar, rrol të rëndësishëm luajnë prindërit dhe arsimtarët e tyre nëpër shkolla.

Asnjëri nuk duhet të gjykojë, nëse ai njeri e pyet vetëvetën patjetër me një sinqeritet, për ta shpëtuar fëmijën e vet, apo për ta shpëtuar një armatë rinore nga vdekja e hershme dhe fatale, që vjen prej substancave narkotike.

Ekzistojnë shumë shembuj tragjik të përsonave të rinj, të cilët janë të shtyrë të bëjnë vepra penale, ose të bëhën prostitute, që ngjanë edhe te mosha jo madhore, me qëllim që të sigurojnë të holla për mjete narkotike. Nëse i marrim disa forma , apo shkaqe të kushtëzimit të faktorit për nxitjen e llojit të veprimit, japim një shembëll: Ka shumë të rinj, gjegjësisht edhe të reja, që janë të dëbuar nga prindërit, apo janë të larguar nga puna, janë të ndarë nga shoqëria ,apo rrethi shoqërorë, apo ekziston edhe mundësia e kushteve jo të mira ekzistenciale, dhe lind ideja e bindjes së përfitimit material.

Por, duke u bazuar në logjikën e pastër dhe të shëndoshë njerëzore, këto veprime nuk gjejnë arsytim, sepse njeriu duhet të jetë optimist, që të jetojë më gjatë, duke e shprehë vetëvetën me aksione pozitive, kur arritja e qëllimëve të veta mund të qëndrojë në përballimin e vuajtjeve, në mënyrë të drejtë dhe në mënyrë të ndershme pa drogë, dhe nëpër mjet të dashurisë së tij, ai e mbanë dhe e arrinë ndjenjën e kënaqësisë së plotë njerëzore.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen