Provokimet ndaj aktivistit shembullor!

OP-ED | admin | 23.06.12 | 17:10

Më provokuan vetëm pse mendoj, flas dhe shkruaj sipas bindjeve të mia personale.

Xhafer Leci

 /Provokimet qëllimkëqia nëpër tubime publike janë sjellje të vrazhda, anti-civilizuese e jo njerëzore dhe mbi të gjitha antikombëtare./
 *1.- Në Heidelberg të Gjermanisë, më 21 maj 2011:*
Në përkujtimin e 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, njëri nga organizatorët kryesor të këtij përkujtimi më patë thënë: Çdo diskutues ka në disponim 20 minuta, sepse janë lajmëruar mbi 20 diskutues me referate. E falënderova për informimin. Më erdhi radha të dalë në foltore edhe unë. Për respektin që kam; përshëndeta Adem Demaçin, Zeqir Gërvallën dhe të pranishmit tjerë. Nuk lexova më shumë se 5 a 6 rreshta, njëri nga drejtuesit e komisionit të organizimit më tha: „Të kaloi koha“!
Jo, i thashë, nuk më kaloj koha, kam vetëm një faqe material dhe për këtë më duhën edhe 5 minuta kohë për ta lexuar.
U përmbajta dhe pa emocione vazhdova duke e lexuar referatin tim deri në fund.
Pati diskutues cilët lexuen edhe nga 2 a 3 faqe. Njëri nuk kishte ardhur vetë, por kishte dërguar një referat prej disa faqeve që ta lexojë para të pranishmëve dikush nga miqtë tij. Çuditërisht, pse vetëm mua më thanë të kaloj koha dhe as kujt tjetër jo?!
 *2.- Në lokalet e Konsullatës në Stuttgart, më 26.09.2011:*
Ishte thirrur një takim me ministrin e Diasporës me disa veprimtarë Isha edhe unë, edhepse i paftuar. Meqenëse tema ishte e një rëndësie të veçantë, unë, duke i parë disa nga të ftuarit, mora fjalën dhe fillova nga përvoja e dy fondeve për Kosovën: Fondi i 3%-shit dhe Fondi „Vendlindja thërret“. Qëllimi ishte për t`ju faktuar se me njerëzit, të cilët jo vetëm nuk kanë kontribuar fare pak për Kosovën, përkundrazi, ka edhe të dyshuar për keqpërdorime, nuk mund të pritet asgjë e mirë as tani prej tyre. Pa pritur filluan disa zëra zhurmaxhinjësh me tone të larta, duke më thanë se jam dalë jashtë teme… Vërtetë fjala ishte për miratimin e një Draftëligji për Diasporën, por diskutimi im ishte i drejtë sepse kishte të bënte me keqpërdoruesit e dikurshëm, të cilët edhe sot dëshirojnë të jenë në krye të organizimeve. Dihën qëllimet e tyre.Një fjalë e urtë popullore thotë: „Kush e ka mizen ndër kapuq i levizë kapuqi, e kruan kokën“. Kuptohët, keqpërdoruesit në mungesë të fakteve përdorin dhunën, zhurmën…
Për shkak të mos prishjes së atmosferës, pa e përfunduar fjalën ndërpreva diskutimin.
Për habi, si veprimtar dhe mërgimtar i vjetër që jam, askush nga organizatorët e konsullatës e as ministrat nuk provuan me asnjë fjalë për ta ndërprë zhurmën!
Posa dolëm jashtë lokaleve të konsullatës, para ndërtesës po bisedoja me drejtorin për politikën e mërgatës, i cili më pyeti: -„A jeni pensionuar“ ? Po, i them.
„-A nuk guxon të shkosh në Kosovë?!“ Nuk më habiti shumë kjo pyetje, meqenëse e njoh nga vitet 1980-ta, si përqarës kur organizonin demonstarta më vëllain e tij në Zvicër. Iu përgjigja: – Vazhdimisht shkoj në Kosovë, edhe sivjet kam qenë 6 javë.
Para se ta pyesja drejtorin përse ma bëri këtë pyetje, për mua pak sa provokative, me aluzionin e qartë se atje të pret SHIK-u, edhepse, të gjithë ata që më njohin e dinë për kontributin tim kombëtar… Bisedën tonë të pa përfunduar na ndërpreu zëvendëskonsulli, i cili ju ofrua drejtorit të mërgatës, pa kërkuar fare falje për ndërhyrje në bisedën tonë, duke i thënë ati: „Hajde, po shkojmë…“!
Gjithë kjo ndodhi përshkak të pyetjes time në lidhje me keqpërdorimin e fondeve.
 *3.- Në Shtutgart, më 27.11. 2011:*
Qe organizuar promovimi i dy librave, të Nusret Pllana “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët” dhe ai i Emin Fazlisë alias Emil Kastriotit (Kryetar i Beslidhjes Demokratike Kombëtare Shqiptare) “Hamid Emin Brunçaj ”Doktori” i maleve të lira të Drenicës Dardane”.
Ishte e dhimbëshme dhe e pa kuptimtë kur zëvendëskonsulli, me seli në Stuttgart, në fjalimin e tij përshëndeti autorin Nusret Pllanën, por jo edhe Emin Fazlinë!!!
Të gjithë neve e dimë veprimtarinë kombëtare të Emin Fazlisë, i cili, prej vitit 1952, kurrë nuk ka pushuar së vepruari për bërjen e Shqipërisë Etnike.
Më 1960 Emini është dënuar me 8 vjet burg të rëndë, sëbashku me 4 bashkëveprimtarë të tij të çështjes tonë kombëtare.
Emini ka vuajt 6 vjet burg, Tito me rastin e largimit nga pushteti të kiriminelit, ministrit të brendshëm jugosllav, Aleksandër Rankoviq, amniston shumë të burgosur politik dhe, me këtë rast përfiton faljen e 2 viteve dhe lirohët më 1966.
Më kishin caktuar si referues të flisja për librin e Emin Fazlisë, duke lexuar që në fillim nisi një zhurmë prej nja 3 a 4 vetave, me zëra të lartë. Në shenjë proteste ngrita zërin dhe për mes mikrofonit mposhta zërat e zhurmaxhinjëve. Me të përfunduar diskutimin, falënderova të gjithe të pranishmit që më dëgjuan me vemendje, ndërsa zhurmaxhinjëve u thash:
-Kjo le të jetë në ndërgjegjjen e tuaj.
 *4.- Në Koblenz, më 01.O5.2012:*
Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë, në bashkëpunim me Shoqatën Integruese Humanitare dhe Kulturore “STUBLLA” organizuan akademi përkujtimore në 30-vjetorin e rënies të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Me këtë rast u bë edhe promovimi i librit me krijime poetike të krijuesëve të mërgatës „TRINOMI I LIRISË“, i përgaditur nga bashkautorët: Neki Lulaj e Hasan Qyqalla.
Organizatorët më patën bërë ftesë që edhe unë si pjesëmarrës i demonstratave të viteve 1968-1981, si veprimtar i vjetër, të referoj për ngjarjet e1981-shit.
Nuk më shkonte mendja se edhe këtë herë mund të më provokonte ndokush.
Në fillim të diskutimit tim dikush nga pjesmarrësit më zë të lartë më thotë:
“-Hajde ngutu ma shpejt se Jusuf Gërvalla shpejt i ka kryer punët”.
Për mos ta prishur atmosferën e asaj akademie të shkëlqyer, i thashë: – Mirë e keni. Provova të përmbahëm, jo lehtë, shkrimin e lexova deri në fund, por me emocione. Deri kur më me provokime? Pse thirremi në emër të një patriotizmi të rrejshëm, për bashkimin e popullit dhe trojeve tona, kur në maje të gjuhës kemi helmin?!
 /Dhe, për fund, porosia ime është që:/
Diplomacia shqiptare duhet pa tjetër të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim bindjeve të tyre, krahinore, fetare e politike. Të respektojë njësoj kontributin e dhënë për çështjen kombëtare të sejcilit qytetar. Nëse diplomatët shqiptarë janë vetëm në shërbim të atyre që i përkasin të njejtit subjekt partiak, atëherë “diplomatë” të tillë nuk i duhen venditi dhe popullit tonë të shumëvuajtur.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen