Rinia e dhënë pas alkoolit

Diaspora | Dedë Preqi | 02.07.12 | 20:17

Përveq disa shprehive të tjera negative të rinisë, sot një pjesë e madhe e saj është e dhënë pas alkoolit, që kërcënon dhe dëmton shëndetin dhe moralin njerëzorë në përgjithsi. Si pasojë e përdorimit të tepruar të alkoolit, shumica e njerëzve vuajnë nga kjo shprehi, e cila më vonë bëhët sëmundje, që lë trashëgimi te brezat e ardhshëm me të meta psikike dhe organike.

Në shoqërinë bashkëkohore alkooli është njëra nga dukuritë më të përhapura sociale, pothuaj se në gjitha vendet e botës, pa marrë parasysh zhvillimin e atij vendi. Shikuar historikisht, paraqitja e alkoolit është  e datuar shumë herët, qysh në kohërat e lashta. Por, si rritje e vrullshme në Evropë, alkooli është paraqitur në Francë, pas Revulucionit Franqez, i cili e liroi fshatarin dhe i dha të drejtën e përpunimit të alkoolit në mënyrë të pavarur. Shoqëria e sotme bashkëkohore, alkoolin e përcepton si sëmundje sociale, e cila paraqitet si rrezulltat i përdorimit të tepruar të pijeve alkoolike. Shkaqet e përdorimit të alkoolit janë të natyrës objektive dhe të natyrës subjektive.

Të natyrës objektive mund të jenë atëherë kur në disa vise bujqësore janë të zhvilluara me pemë që e produktojnë alkoolin, dhe atyre u afrohet mundësia e prodhimit të pijeve alkoolike, të cilët kanë të bëjnë drejt- përsëdrejti me prodhimin e tij.

Ndërsa, shkaqët e natyrës subjektive, radhitën ata njerëz, të cilët përmes alkoolit mundohen të gjejnë zgjedhje të problemëve të natyrave të ndryshme sociale e ekonomike dhe familjare, por edhe si ëndje e kënaqësisë përsonale.

Mirëpo, përdorimi i tepërt i pijeve alkoolike, duke i kaluar përmasat e kapacitetëve të kotrollit të trurit, njeriu i humb të gjitha të mirat e veta, që i ka krijuar gjatë jetës, duke e humbur shpejtë edhe jetën e vet.

Mënyra e tepruar e pijeve alkoolike, askush nuk thotë se ndonjëherë i ka zgjedhë problemet e jetës, por përkundrazi përdorimi i tepërt i alkoolit i ka shtuar ato, duke u bërë sëmundje e rëndë individuale dhe shoqërore, me pasoja negative, njëherazi duke e dobësuar mekanizmin e kontrollit mbi vetëvetën. Sipas të dhënave të shoqërive hulumtuese mbi alkoolin, pasojat më të rënda në shoqërinë bashkëkohore, dhe shumë çrregullime familjare që lindin, shkaku kryesor i tyre është alkooli.

-Rinia e dhënë pas alkoolit

Alkooli sot përdoret më të madhe edhe te rinia, por edhe te ajo jomadhore, e cila është një brengë shumë e madhe në shoqërinë tonë bashkëkohore dhe te ajo medicinale. Përdorimi i alkoolit te rinia, sidomos në kohen e sotme përdorët me shumicë dhe pa mëshirë, si mënyrë e shprehjes për ti kënaqur nevojat momentale dhe ëndjet e tyre, duke mos llogaritur fare pasojat eventuale, që rrjedhin në jetën e përditshme.

Sipas kriminologëve dhe të dhënave të shoqërive hulumtuese, për pasojat e alkoolit te rinia e sotme, sëcilën ditë e më shumë po rriten skandalet dhe mënyrat e veprimëve negative të rinisë së alkoolizuar.

Pasojat e alkoolit te rinia, pasqyrohen edhe në veprimet e  fatkeqësive të ndryshme të komunikacionit, duke u shtuar ditë përditë e më shumë.

Njeriu si qenje njerëzore ka mundësi vet ta ndaloi përdorimin e tepruar të alkoolit, sidomos rinia duhet ta frenojë vetëvetën, pa shkuar deri te më e keqja, apo shkatërrimi i ndërgjegjës së vet. Në çdo rreth bashkëkohorë, sidomos në dreka apo darka, alkooli është qelsi i apetitëve të gjellërave, njëherit e rritë harmoninë në mes njerëzve aq shumë, mirëpo kur teprohet, e dyfishon humbjen e rendit dhe rrethit shoqërorë dhe njëkohësisht e humbë respektin individual e shoqërorë në tërësi.

Alkooli si dukuri negative është përvetësuar edhe te rinia shqiptare, si shprehi në ahengje të ndryshme, duke e konsumuar më të madhe dhe në mënyra individuale, e cila dukuri nuk mund të ndahet lehtë pa pasoja.

Cilat janë shkaqët,apo arsyet, që e qojnë dhe e nxisin rininë dhe jomadhorin të bëhët alkoolist?

Të bëhësh alkoolist, do të thotë të dehësh mendjen tënde dhe arsyen, duke shkatërruar organizmin tënd,familjen dhe rrethin shoqërorë. Shkaqet, apo arsyet e rinisë për përdorimin e alkoolit janë të natyrave të ndryshme…

Shumica e të rinjve e shohin alkooolin si mënyrë e mirë për t’u argëtuar, apo për ti harruar problemët që kanë në jetën e tyre. Te disa të rinj, alkoolin e përdorin si zgjidhje e problemëve sociale, sikur janë varfëria, mungesa e vendëve të punës, mjedisi shoqërorë, dashuria dhe shumë arsye tjera përsonale.

Kështu që, shumë të rinj, por edhe të moshave jomadhore, të shoqëruar dalin nëpër lokale të natës, apo gjetiu, dhe konsumojnë alkool tërë kohën, duke mos llogaritur pasojat që rrjedhin, sidomos ata  që marrin rrugë me makina, si kanë mundësi për tu kthyer në shtëpi.

Në Institucionet e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Arsimit, nuk e kanë infrastrukturën e duhur për zbatimin e lëndëve që t’u afrojnë nxënësve të tyre mundësi, për të zhvilluar përsonalitetin në baza edukative brenda shkollës, dhe në këtë mënyrë rinia dhe nxënësit, në mungesë të kushteve joshët më shumë nëpër lokale të pa dëshirueshme dhe joshën edhe pas alkoolit.

Ndërsa, në Zvicërr, edhe në shumë vende perëndimore, konsumimi i alkoolit te rinia është një shprehi e madhe dhe shumë e diskutueshme, sidomos kur bëhët fjalë për moshën 16-18 vjeqare. Edhe pse infrakstruktura e tyre është në nivele të larta bashkëkohore, edhe pse Institucionet e tyre investojnë me të madhe për parandalimin e këtyre shprehive, duke ndaluar në çdo shitore të pijeve shitjen e alkoolit atyre që janë nën moshë 18 vjeqare, edhe pse në gjitha lokalet e natës u ndalohet hyrja dhe përdorimi i pijeve alkoolike të këtyre moshave jo madhore, dhe shumë ligje të tjera, janë të pranishme dhe të aplikueshme për parandalimin e alkoolit, drogës dhe shumë shprehive tjera negative. Shumë njerëz të moshës së re vuajnë nga pasojat e lidhura me alkoolin.

Është e trishtueshme të shohish se si mjekët përpiqën që ti shërojnë këta njerëz të mvarur nga shishet e alkoolit,të cilët kanë probleme fizike e psikike, të cilëve u shkatërrohet jeta përditë.

Në botë aplikohen strategji të ndryshme për ta luftuar këtë dukuri te rinia, mirëpo në anën tjetër, harxhohen të holla të mëdha nga firmat e ndryshme të alkoolit dhe të duhanit, të cilat investojnë në prodhimin dhe reklamimin e tyre.

Edukata prindore dhe ajo shkollore, janë masat më efektive për parandalimin e alkoolit te rinia.

Përshembëll, po japim një ilustrim. Në qoftëse njëri prind, apo të dy prindërit janë të dhënë pas alkoolit, apo me një fjalë tjetër, prindërit e fëmijës janë pijaneca të mëdhenj të akoolit, dhe njëri prej tyre e rrah fëmijën e vet pa arsye, jo vetëm njëherë por disa herë me radhë, atëherë duhet t’ia bëjmë pytjen vetëvetës se, në ç’farë gjendje vie ai fëmijë? Në këtë gjendje fëmia gjindet në një situatë shumë të vështirë, e cila mund të quhet e padëshirueshme, sepse fëmija tani e ka një jetë të pa kontrolluar, nga se, i mungon këshilla dhe edukata prindore, ndërsa, prindi e ka humbur moralin si edukator në familjen e vet.

Do të thotë se, prindi është qelësi kryesor  që e hap portën fëmija, për ti bërë hapat e parë të jetës së vet, dhe përcjellja e tij deri te mosha madhore. Prandaj, rrolin kryesor te rinia duhet ta bartin prindërit dhe mandej institucionet edukative shkollore.

Prindërit të cilët u kushtojnë kujdes dhe kohë fëmijëve të tyre dhe asaj adoleshente e madhore në jetën e përditshme, mesiguri që do të jenë prindërit më fatlum në botë, sepse puna, kujdesi dhe përkushtimi i tyre edukativ, rrezullton në frytet e tyre të lumtura. Komunikimi i përditshëm, si dhe përcjallja e relacionit shtëpi-shkollë-shtëpi, janë mënyrat më efektive që e vlerësojnë jetën e fëmijëve dhe rinisë në përgjithsi.

-Rrol të veqantë te rinia luajnë edhe Institucionet shkollore.

Sot shumicën e të rinjve në shkolla i shikon me cigare në gojë, disa mirren me përdorimin e alkooolit, por ka edhe prej tyre që mirren me përdorimin e narkotikëve. Shkolla si institucioni më i lartë edukativo-arsimor, dhe të gjitha këto shprehi negative i sheh te rinia në këto vende. Pse, sëcili që ka ndërgjegje duhet ta bëjë këtë pyetje. Apo, ndoshta këtu mësojnë të kundërtën e edukatës së përgjithshme, apo këtu mësojnë vetëm sa për të kryer detyrimet e tyre, mësuesit dhe arsimtarët e shkollave, apo mungon konstruktiviteti i plano-programëve shkollore, që ka të bëjë me edukatën si preventivë kryesore për parandilimin e shprehive negative, të fëmijët dhe mosha e tyre madhore-rinia.

Nëse rinia nuk ka përkujdesje prindore dhe shkollore, për parandalimin e këtyre shprehive negative, me siguri që të rinjt do të joshën edhe pas duhanit, edhe pas alkoolit, por me siguri edhe pas përdorimit të narkotikëve të ndryshëm, me ç’rast ardhmëria e tyre do të mbetët e dëshpëruar dhe e robëruar, kur problemet do të jenë prezente në çdo hap të jetës ndividuale, shoqërore dhe sociale në çdo vend të qenjës njerëzore.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen