U promovua Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard

OP-ED | admin | 07.07.12 | 23:13

 QKSH

Nga Luan (Asllan)Dibrani

Shqiptarët të etur për një  aktivitet te mirëfilltë  kulturor artistik,   pak ditë ma parë  promovuan  Q.K.SH  të Shtutgardit qe tanimë vepronte qe shumë vite ma  parë .  Kjo qendër e  ka  krijuar një  ombrellë të fuqishme   si një oazë për grumbullimin e  virtyteve  dhe vlerave kombëtare  me një program të përmbledhur për  artin ,kulturën,zakonet dhe vlerat   gjithë popullore  qe si synim kanë ta ruajnë dhe ta kultivojnë   kulturën e vet  edhe se janë me mija kilometra larg atdheut.

Logoja  e Qendrës Kulturore Shqiptare  të  Shtutgardit e përpunuar nga Agon Ushaku, një logo me dimensione shume proporcionale  me një gërshetim kulturore-shqiptare,  zakone, por mbi të gjitha një simbol   i  ribashkimit të trojeve shqiptare !

Për ta fuqizuar  ketë qe e thamë ma lartë,  ishte  bërë  një mikpritje  tipike me tradita shqiptare ,  “ Bukë , krip dhe zemër “ qe secili mysafir   u priste në hyrje  të sallës  nga një grup vajzash   me  bukë , dhe krip  në dorë por edhe me  buzëqeshje   mikpritëse qe lanë mbresa tek të pranishmit.

 

Në takim  morën pjesë mysafirë , veprimtarë dhe   krijues, përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe përfaqësues të mediave  ,siç ishin  shoqata  „Yjet e Kosovës“ përfaqësues  Tahir dhe Mustafë Shabani,   Klubi i Sindelfingenit me përfaqësues Ibrahim Halimin,Lidhja e Shkrimtarëve  artistëve dhe krijuesve Shqiptarë në Gjermani  me përfaqësues Asllan Dibranin , Shoqata Pavarësia nga Shtutgardi  përfaqësues Baki Mustafa , përfaqësues i Xhamisë në Shtutgard  zotëri hoxhë Hazbiu, Misioni katolik shqiptar,përfaqësues,  zoti Zef Prenka ,CanTahiri përfaqësues i Unionit Kombëtarë për Diasporën, Xhafer Leci përfaqësues nga shoqata e Gypingenit, një bashkëveprimtar  i vëllezërve Gërvalla dhe bashëkpuntor zoti Kole Merturi, përfaqësuesit e shkollave shqipe në Shtutgard me rrethinë  Zeqir Asllani, Miradije Gashi Leke Preqi  dhe Fehmije  Hoxhaj ,klubi futbollistik i Shtutgardit etj. Në fillim u ekzekutua antonimi i himnit kombëtar . Pastaj u be edhe përshëndetja dhe promovimi i kësaj Qendre.

Fjalën e rastit e pati kryetrari i kësaj Qendrës zoti Vitor Spaqi  një veprimtar  i zellshëm qe shumë vite është këshilltar  në „Misionin Katolik Shqiptar“ , një njeri i  punës në praktikë qe dha kontribute edhe para luftës dhe pas luftës se Kosovës,  por njihet edhe një njeri qe nuk kurseu dorën edhe si humanitar. Po e publikojmë tekstin e tij të përgatitur me rastin e promovimit te Qendrës Kulturore Shqiptare  në Shtutgard .

Te nderuar zonja dhe zotërinj, ,te nderuar përfaqësues te „Bashkësisë Islame në Shtutgard“,i Nderuar Z.zef Preka përfaqësues, pran“ Kishës Shqiptare Katolike“ ne Shtutgart,intelektual, përfaqësues te „Shoqatave Shqiptare“, afarist,njerëz të Artit te pendës,njerëz të mediave dhe te  kulturës. 
Me lejoni qe ne cilësinë e kryetarit pran Q.K.Sh, t“ ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj qe keni  në këtë takim . Qëllimi dhe arsyeja e themelimit te Qendrës Kulturore në Shtutgard është qe shqiptaret të cilët jetojnë në ketë qytet dhe rrethinë, të kenë mundësi dhe rast qe ne kuadër te këtij „Institucioni“ t“i ruaj dhe te kultivoj, para se gjithësh edhe te prezantoj vlerat tona kombëtare shqiptare. Te zhvillojmë aktivitete muzikore, artistike, sportive dhe humanitar sepse ky popull ka autotokesinë  ndër të parët.

Zonja dhe Zotërinj unë do te kisha thënë një thënie të cilën sigurisht  do ta  kishit dëgjuar, me dëshirë,por nëse nuk do te kishit praktikuar kishte me qenë trishtim!“ Nëse e ruani Gjuhen Shqipe është shpëtim,nëse e humbeni është Mallkim“
Zonja dhe zotërinj, me qen se ne jemi Shqiptar pasardhës te Ilireve atëherë kemi te drejtë qe te thellohemi ne te kaluarën e dhimbshme 2000 vjeçare ku shqiptaret ne përgjithësi kaluan ne eksode të ndryshme. Kjo përvojë është përsëritur herë pas here dhe sigurisht  ne kujtesën tonë kolektive dhe individuale, ka mbetur e pa shlyer përvoja e Arbëreshëve tanë, te cilët pas vdekjes se heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, u detyruan ta linin atdheun e tyre me lot për faqe e niseshin matanë Detit në dhe të huaj.

Bashkatdhetar te nderuar po thuaj se nuk ekziston edhe sot në familjet tona, ne çdo trevë te (Shqipërisë Natyrale) qe nuk kemi një përvojë të tillë te eksodit.  Ne jemi pjesë përbërëse e këtij  fati i cili gjithmonë na ka përcjell me mall, dhimbje,  por gjithnjë na ka  mbajtur , shpresa dhe besimin se një ditë do te kthehemi ne vendlindjen tonë me kushte me te mira, edhe një jete të rehatshme.

Sot jemi dëshmitar te realitet te ri kur gjërat po ndryshojnë shpejt dhe në drejtim të dhimbshëm. Shpresa për tu kthyer ne vendlindje, gradualisht po shuhet. Lotët ngadalë s´po rrjedhin me, e malli për vendlindje ka mbetur vetëm ne zemër te të moshuarve.

Andaj bashkatdhetar të nderuar, duke kujtuar te gjithë ata vëllezër dhe motra qe dhanë jetën për bashkimin kombëtar, ideal i te cilit ishin edhe dëshmoret te qytetit te Shtutgardit ,si vëllezërit Gërvalla, Kadri Zekaj dhe Sali Qekaj, qe për liri, bashkim, kulturë, dhanë jetën e tyre. Kultura është  edhe te vdesësh për atdheun,por kulturë është edhe te vdekurit ti nderosh dhe ti përkujtosh.

Ne ketë kontekst  të nderuar bashkatdhetar, ne duhet te jemi te bashkuar rreth këtij  virtyti te shenjtë, siç është t“i ruash dhe t“i kultivosh këto vlera, por për te kryer këtë mision te shenjtë në  mërgim, duhet te sakrifikosh nga vetja për te tjerët.

 Zonja dhe zotërinj, krahas zgjerimin  ne shkallë botërore te njohjes se shqiptarëve dhe problemit te madh te çështjes kombëtare shqiptare, sot përherë dhe me shumë dëgjohet pyetja „ ku i  keni ju shqiptarët figurat të shquara te qytetërimit gjatë historisë ?“ kjo pyetje vjen herë e sinqertë e herë me keqdashje, por gjithsesi ajo është plotësisht e ligjshme.

Ne sot jemi këtu te promovojmë një asociacion , dhe unë të nderuar bashkatdhetar kam fjalën dhe për gjitha shoqatat te cilat janë funksionale ne te mirë te kombit, qofshin ato edhe institucione shtetërore  apo fetare. Ne te ardhmen nuk kemi nevojë qe te rrimë te heshtur dhe kokulur para kësaj pyetje. Por te japim përgjigjen e duhur, objektive dhe te denjët, jo vetëm te huajve, por në radhë të parë për t“ja thënë vetes sonë , për t“ua thënë bijve dhe nipave tanë, qe vërshojnë rreth e përqark dhe pyesin „ po ne, perse nuk jemi si bota ?“ Atëherë  duke pasur një përgjegjësi morale ndaj fëmijëve tanë, duhet qe pyetjes ti japim përgjigjen, te ju themi  „ fajin nuk e kanë genet tona, po rrethanat historike,  mes se 2000 vjeçare! dhe bije detyra pikërisht brezit tuaj ta dëshmoni  ketë, ne rrethana historike te reja në shekullin 21.“

Sa fare pak shqiptar te shkolluar, në kohen e shkatërrimin pashallëqeve të mëdha te perandorisë osmane, me gjithat prej atyre te paket, del një Naum Veqilharxh dhe benë hapat e parë të asaj, qe me vonë do të quhej Rilindje.

Ne vitet 50 te shekullit 19 , Halit Frasheri babai i Abdylit, Naimit dhe Samiut thoshte citoj: „ Kohët qe po vijnë do te jenë të pendës, dhe jo te shpatës  kam vendosur te shes pasurinë, dhe të vendosim në Janinë, te shkolloj djemtë .“ Halit Frasheri i shkolloj djemtë, kishte 5, vetëm nga ajo dere  dolën 3 Apostujt te Shqipërisë, pa të cilët nuk dihet a do te ishte Shqipëria dhe si do te ishte.

Sa shumë shqiptar të shquar, nga pak shqiptarë të shkolluar, Papa Klementi i 11 Gjon Franqesk Albani i cili ishte një bir shqiptari nga familja e Mikel  Laqit luftëtarit të Skënderbeut nga Laqi i Kurbinit. A nuk jen këta bijtë tanë me renome Kombëtare dhe Ndërkombëtare?!…

Sa inxhinier  te Diplomuar shqiptar mund te ketë pasur ne gjysmën e par te shekullit 19, ndoshta vetëm një, por ai, i vetëm mund te ishte Karl Gega, qe ndërtoj hekurudhën e parë malore ne botë,ne alpet  të Austrisë. Sa shqiptar e dhe te huaje din se Karl Gegen,  Austria e kishte nderuar me monumente, dhe ne kartëmonedhën Austriake 20 shilinkshe  ku ishte portreti i tij.

Por ne teatrin e aktorëve botëror ditëm  te kemi „një“, por ai „një“ ishte Aleksandër Mojsiu, dhe ishte i madhi i te mëdhenjve. Ndonjë evropian i kulturuar pyet me te drejt përpos këngës polifonike, qe është margaritar i trashëgimisë, me të lashtë mesdhetare „ a i keni dhen një gjë të shquar muzikës se kultivuar ju shqiptarët? Ata nuk e din, kush ua thotë se himni me ne solemn i liturgjisë kishtare; te duem  Laudamus;, qe do te thotë: te lëvdojmë o zot,  ata e njohin shumë mirë,ishte kompozuar para me se 17 shekujsh nga „ Niket Dardani“, ilir i fisit të dardanëve, stërgjysheve tanë. 

Po te na pyeste ndo një Arkitekt i huaj, a keni online casino ju shqiptaret ndonjë Arkitekt te shquar gjatë historisë suaj?Ne duhet  ti  përgjigjemi  se Xhamia e madhe ne Konstadinopolin e vjetër sot Stambollin e quajtur:Mehmedije,ishte ndërtuar nga biri shqiptar Sinan Atiqi i marr skllav nga Sulltan Mehmeti

Poashtu i tërë bregdeti i Dalmacisë duke filluar qe nga shekulli 13,është plotë me vepra të arkitekteve,skulptoreve,piktoreve dhe shumë atizanateve te njohura dhe te panjohura shqiptarë.Po të na pyeste ndo kush mbi historinë e te drejtat e gruas ne shoqërinë Iliro Shqiptare çfare do ti themi ne ?Sa vajza te shkolluara mund te ketë pas gjatë kohës se kaluar,nga ato të pakta dalin:Elena Gjika dy motrat Qiriazi,Gonxhe Bojagjiu e njohur si Nënë Tereza, por edhe e madhja mbretëreshë Teuta qe kur mori frontin pak popuj  dinin se për civilizimin e botës femërore! Në vazhdim zoti Spaqi  nder të tjera .Pikërisht dua te ndalem të e madhja Nënë Tereza, por edhe te mentaliteti Iliro-Shqiptar për trajtimin e gruas shqiptare ne familje dhe shoqëri.Nen Tereza nuk ka hyr qysh e vogël ne jetën e murgeshave .Deri ne moshën 18 vjeçare ajo ka qen një vajzë shqiptare me një jetë krejt te zakonshme. Pas shkuarjes se saj për murgeshë, jeta e saj nuk ndien asnjë nevojë te shkëputet nga jeta reale. Pikërisht ne këtë ka diçka thellësisht shqiptare,ku dhe u vërtetua fuqishëm se fundi nga ish presidenti i Amerikës Bill Kllinton, ku gjunjëzohet para Varrit te saj dhe thotë:“Nënë porosinë ta qova në vend“.

Sa për  trajtimin e gruas shqiptare duke filluar nga Mbretëresha Teuta, si sundimtare e si mos te jetë e trajtuar mirë pozita e gruas kur ajo sot e gjithë ditën, quhet“ Zonja Shtëpisë, o burrneshë, o fisnike“.Në tërë të drejtën zakonore dhe në tërë mentalitetin shqiptar gruaja është shenjtërisht e pa prekshme, jo si qenie inferiore  por si qenie e nderuar.Të nderuar zonja dhe zotërinj ky është argumenti me i fuqishëm qe të jemi edhe ne si bota, apo t“u ju japim përgjigjeje  çdo kujt,sepse  kjo është ndërgjegjja   jonë, pse jo, kemi nevojë ndoshta  edhe për ndërgjegjësim,dhe  ato shprehje te skepticizmit do te bëhen fundërrina, kurse ne kemi qene dhe do te jemi Evropian.Pra te nderuar bashkatdhetar bej thirrje komunitetit shqiptar qe jeton në Shtutgard dhe rrethinë, pa dallim, të emigruar nga Presheva, Bujanovci, nga Ulqini eTetova, nga Prishtina  Tirana ,e Çamëria,qe shpirtërisht ta duam njeri tjetrin, se vetëm në këtë mënyrë do të jemi me të fort për ta ruajtur „gjuhën   tonë të ëmbël“  të Naimit,kulturen dhe identitetin tonë kombëtare shqiptare, gjithmonë duke pasur parasysh edhe integrimin.

Pra te nderuar bashkatdhetar ky ishte mesazhi im dhe unë dua te ju falënderoj nga zemra edhe një herë për pjesëmarrjen tuaj dhe për vëmendjen. Zoti e bekoftë Q.K.Sh, kulturen tone dhe Kombin  e madh    Shqiptar  përfundoj  zoti Vitor Spaqi .Në radhë me një poezi nga Gjergj Fishta u prezentua Lindita Haxhiu me poezine“ Gjuha shqipe“pastaj ne piken muzikore,

u prezantuan Dominik Spaqi dhe Erëlehta Zeqiri me pianon qe ekzekutuan  muzikën klasike. Pastaj në vazhdim për manifestimin  e kësaj  date promovuese u  përgatite një koktej  pijesh dhe ushqime  tradicionale duke  u përcjell me këngë e valle.

Pamje e të pranishmeve në koktejin e promovimit të Qendrës Kulturore  në Shtutgard,por edhe duke vallëzuar

Takimi i  kësaj mbrëmje  duhet te jetë sinjal i thirrjes se, krijuesve ,poetëve ,shkrimtarëve , veprimtarëve , sportisteve ,biznesmenëve ,këngëtarëve , valltarëve e sidomos elitës intelektuale qe ta japin kontributin e vet  për t“i jetësuar synimet tona  të përbashkëta  për një forcim  në praktikë, sipas  statutit  dhe projektit të Q.K.SH qe isha edhe vet ne përpilimin  e tyre.  Qëllimi  është  qe mos të mbetet QKSH e Shtutgardit nën hijen e ndonjë segmenti frikacak nga intelektualet dhe veprimtarët e mirëfilltë dhe të mbulohet nga pseudoveprimtarë rrahakrahësh,  apo nga pretendimet  e ndokujt  qe të mbulohet QKSH me ndonjë shoqëri kulturore,  me një këngë apo  valle, një hap prapa e dy para,  kur dihet se ne në kuadrin  e „Qendrës  Kulturore  Shqiptare“ të Shtutgardit i kemi futur këto seksione vepruese  me sa vijon:

1.    Shoqëria kulturore  artistike

2.    Sektori i trupës së teatrit dhe estradës

3.    Shoqata sportive

4.    Shoqata e artit pamor piktorë dhe skulptorë etj

5.    Shoqata e gruas shqiptaro-gjermane

6.    Grupi letrar(krijuesit shkrimtarë,poet)

7.    Shoqata humanitare

8.    Shkolla shqipe

9.    Shoqata e të burgosurve politik

10.  Organizimi i turizmit kulturor

11.   Shoqata e biznesmenëve dhe firmave shqiptare

12.   Shoqata e studentëve

13.   Organizimi i mediave informative,gazetari,TV,faqe interneti  etj

14.   Hapja e një Muzeu ,arkivor lidhur me historinë   e vlerave kombëtare  në diasporë në objektet e Qendrës Kulturore  Shqiptare të Shtutgardit në te ardhmen  .

15.     Shoqata e bashkimit te intelektualeve shqiptar.

 

Shfrytëzoj rastin  edhe një here ti uroj kryesisë  se Qendrës Kulturore  në Shtutgard qe mos të hezitojnë por t“i futen punës serioze  në të ardhmen qe se cili sektor ne vete   të veproj dhe ta gjej veten si në djepin e kulturës shqiptare  në Tiranë, Prishtinë  apo Shkup.

 

Foto-reportazh  nga Luan (Asllan) Dibran Shtutgard 2012

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen