Edhe një krijues i mirëfillt i diasporës shqiptare

Analiza & Komente, Diaspora | Rrezore | 07.04.14 | 17:25

Shkruar nga: Ramiz DËRMAKU

Nga viti në vit si në trojet etnike ponjashtu edhe në diasporë po rritet numri i revistave, romaneve, veprave letrare, por edhe i krijuesve që i përkushtohen krijimtarisë letrare (në Kosovë e diasporë) . Intelektualët tanë të cilët emigruan në diasporë aktivitetin atdhetar e patriotik ndaj çështjes kombëtare kurrë nuk e ndërprenë. Ata me guximin, vendosmërinë, e dashurinë e madhe që kanë ndaj çështjes kombëtare, rëndësinë e shkrimit, vazhduan të shkruajn edhe në kohën kur njeriu, për një fjalë goje dënohej me vite.
Biografia e z.Neki Lulaj
Neki Lulaj u lind me 13 janar të vitit 1955 në fshatin Bërliq të Komunës së Deqanit. Neki Lulaj rrjedhe prej një familje të mesme fshatare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare. Babai i tij Halili dhe nëna Ajna, kishin 7 – fëmij Nekiu ishte fëmiu i pestë. Në ato vite shqiptarët jetonin në kushte shumë të vështira materiale por edhe më e keqe ishte gjendja politike. E vetmja zgjidhje burim i jetës ishte kryerja e shkollës dhe pastaj punsimi. Vëllau i madhë i Nekiut, Demushi, kreu Normalen në Pejë. Ai ishte mësuesi i parë në vendlindje dhe arsimtari i parë në fshatrat e Pejës. Katër klasë të Shkollës Fillore (ciklin ultë) e kreu në fshatin e Prapaqan e si mësues kishte Ramiz Popovcin. Për shkak të largësisë së madhe shkollën e mesme do ta kryej në gjimnazin“Vëllezërit Frashëri“ në Deqan. Vitin e 4 .të të gjimnazit do ta kryejë me sukses të shkëlqyeshëm. U regjistrua në Fakultetin Filozofik të Univerzitetit të Prishtinës (Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe). Vitin e tretë do të regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike“Bajram Curri“ në Gjakovë, të cilën e mbaroi me suskesë. Me shkrime ka fulluar te merret që nga mosha fëminore, Momentalishtë jeton dhe punon në Gjermani, punon në një shkoll gjermane . Është antarë i kryesisë së LSHAKSH-në në Gjermani. Është veprimtar i dalluar. Në dhomën e tij ishin të varura shumë, mirënjohje me shkrim nga shoqatat, klubet, partite…,për kontributin e dhënë për çështjen kombetare.
Poeti Neki Lulaj,deri tani ka botuar disa libra,e ne do i cekim ca prej tyre;
1.Dardania ime……………………… 2011
2. Në kështjellen e përjetsisë……….2011
3. Zjarri i shpirtit………………… ….2012
4. Balladë e heshtjes ……………..2012
5. Vesa mbi gurë……………………2014
6. Trinomi i Lirisë………………… 2014

Çka është Libri ?

Libri është trashëgimi e përjetshme, e vlefshme dhe ndriçuese gjatë jetës së njeriut. Roli i veçantë, i lartë dhe konstruktiv i librit në edukimin dhe përsosjen e individit dhe shoqërisë dhe gjithashtu rëndësia e kulturës së shkruar në historinë e njerëzimit janë ndër elementet kryesore. Të gjitha kulturat fillojnë me libra, pjekurinë e arrijnë me to dhe me anë të librave i transferojnë eksperiencat e tyre për gjeneratat e ardhshme. Prandaj një rrugë të tillë po e ndjek edhe poeti, shkrimtari , anëtari i Kryeisisë së LSHAKSH-ë në Gjermani , Neki Lulaj. Neki Lulaj, i takon grupit të krijuesve të mirëfilltë në diasporë, duke qenë inkurajues i vazhdueshem i formave të reja të shprehjes emancipuese dhe kulturës, jetës në të gjitha segmentet e saj. Poeti Neki Lulaj, ka shkruar, për ta informuar opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar me realitetin në të cilin kalonte Kosova. Fjala e tij e ushqen shpirtërisht
lexuesin, dëshira për lirinë është ndjenja më e fuqishme që rrjedh nga fëmijëria e tij, kur babai i spjegonte për historinë e popullit shqiptar.

“Pa lirinë njeriu s’rron”.

Kjo dëshirë hyri në kokën e Neki Lulajt, hyri siç kishte hyrë edhe vetë jeta e tij. Poezit e shkruara të zotit Neki Lulaj, janë të shkruara nga dora e zemra e poetit , dhe tregojnë qartë se poeti shpirtërishtë e ka përjetuar luftën dhe së bashku me popullin ka ndarë dhembjen. Poeti Neki Lulaj ,e kuptoi herët se situata për çdo ditë vinte duke u keqësuar në Kosovë dhe ky vendosi t’i bëjë një rezistencë të vogël pushtuesit serb. Ky motiv i Nekiut, në vargjet e tij tingëllon fuqishëm edhe atëherë kur në mënyra realiste dhe tronditëse e përjeton shpirtërisht robërinë dhe nga tërë kjo mund të konkludojmë se “Pa lirinë njeriu s’rron”. Neki Lulaj është patriot i lirisë së atdheut dhe lirisë së njeriut.
Pra me plotë të drejtë themi se intelektuali, krijuesi, poeti , Neki Lulaj, është ndër penat e zgjuara në Kosovë e Diasporë, “ një burim i pashterrshëm energjishë krijuese, një vullkan i pa shuar sentimentesh morale dhe patriotike. Kosova është Dardania e zemrës sonë, shkëmb graniti me Shipkovicën tejmatanë Prizrenit, me Drenicën në Zemër dhe me Mitrovicën në veri, atje ku shqipja nis e fluturon”,

Poeti i ri në mërgim z.Nekui Lulaj , është poet meditativ, i thellë dhe i qartë në mendime, Neki Lulaj e njeh, për mrekulli, psikologjinë e njeriut tanë, qoftë ai në Kosovë apo në diasporë. Neki Lulaj në jetë duket njeri i tërhequr dhe jo i zëshëm, paksa i urtë dhe magjepës kur njeriu bisedon me te . Kjo është veçori e karakterit të njerëzve të aftë e të urtë.Vargjet poetike të poetit të ri Nekui Lulaj , kur i lexon ato me vëmendje ta shërojnë shpirtin dhe e kënaqin veshin e lexuesit. Kur i lexon ato, ndjenë këndellje mendjeje e freski shpirti. Me një fjalë: pas leximit të poezisë, lexuesi e ndjenë vetvetën të qetësuar shpirtërisht e fizikisht, së paku, pë një çast ,njeriu ynë lirohet nga stërngarkesat dhe preokopimet e përditëshmërisë sonë, në Kosovë e Diasporë.Kështu pra , Neki Lulaj, gjatë tërë kohës bëri orvatje titanike, për të luftuar kundër të keqes në jetën tonë,për t’i shpluar e zhveshur fytyrat e idhujve të rrejshëm-rrenacakët , demagogët, karrieristët, për ti treguar rëniet, ngritjet ,zhgënjimet ,ëndërrat dhe shpresat tona ,për të prekur në dhëmbjet e zgjimit tonë madhështor. Siç duket, Zoti e natyra disa njerëzve u jep aftësinë e jashtëzakonshme krijuse. Këtë dhuratë e ka privilegj edhe poeti i mërgimit Nekui Lulaj, për të na ligjëruar neve, për të na ngrohur dhe qetësuar shpirtin, dhe për t’na shtuar dashurin ndaj atdheut guximin dhe vendosmërinë për zgjedhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Zoti e solli tek ne në Diasporë, për të na dhënë forcë e shpresë nëpër kohëra; për t’i jetësuar ëndrrat tona të ëndërruara me shekuj, për t’u bër realitet historik,dhe për të hyrë në grupin e Rilindësve tanë të këtij shekulli..
Neki Lulaj është një poet është një yllë i poezisë shqipe. Të gjithë e diejmë se libri është një tarshigimimi e përjetshme, e vlefshme dhe ndriquese gjatë tërë jetës së njeriut.
Roli i veçantë, i lartë dhe konstruktiv i librit në edukimin dhe përsosjen e individit dhe shoqërisë dhe gjithashtu rëndësia e kulturës së shkruar në historinë e njerëzimit janë ndër elementet kryesore që e përcjellin poezin e z . Neki Lulaj. Të gjitha kulturat fillojnë me libra, pjekurinë e arrijnë me( libra) to dhe me anë të librave i transferojnë eksperiencat e tyre për gjeneratat e ardhshme. Gjatë një studimi të historisë së kulturës së popujve. Prandaj një rrugë të tillë po e ndjek edhe poeti e shkrimtari Neki Lulaj.Të shkruash për veprimtarinë letrare të Neki Lulajt, është shumë vështirë, sepse njeriu nuk di se ku tia filloj..,Neki Lulaj .., aty hasim një biografi të begatë në krijimtarinë e pasur. Neki Lulaj, padyshim është sot një nga zërat më të spikatur të fjalës shqipe. Neki Lulaj është një yllë i poezisë shqipe, i cili zbriti nga piedestali i intelektualëve, ndonëse disa bënë orvatje tia vështirësojnë jetën e disa edhe ta zhdukin farën e këtyre poetëve të cilët kanë lindur dhe rritur në tokën e lyer me gjak, dhe kanë ngjyer penën në luleborët e shpateve të bjeshkëve të Sharit e Pashtrikut.
Qe nga Din Mehmeti, Ali Podrimja, Rexhep Hoxha, Teki Dervishi, Jusuf Buxhovi, Muharrem Kurti, Tahir Bezhani, Engjell Berisha, Qemajl Juniku, e të tjerë e të tjerë krijues të shumtë nga Gjakova, Vushtria, Prishtzina etj, patën thirrur zërin herët, duke qëmtuar nëpër analet e historisë për të nxjerrë nga thonjtë që lupurishën këtë tokë këta përfaqësues të brezave të poeteve, e ndër prijëtarët padyshim është Neki Lulaj, pasues i shkollës poetike të Din Mehmetit, e njeriu që i qëndroi pranë dekada të tëra. Nekiu me dinjitet po hedh vargje pa pra, duke mos reshtur. Ai po na kendell me vargje, proze edhe publicistikë
Neki Lulaj, në krijimtarinë letrare ka tre dashuri: poezinë, prozën dhe kritikën kritike, por se fundi, në moshën e pjekurisë artistike, iu kthye me sukses një gjinie letrare pak të përmendur dhe të kultivuar në letersinë shqipe, Krahas shkrimeve Neki Lulaj, punon jep mësim në një shkollë gjermane. Pena e të ndëruarit mos u shtjerrtë kurrë. Ai jeton në Diasporë, i zhytur në mendime, mallë e dhembje për vendlindjen e tij , krijimtarisë së gjithepushtetshme që vetëm ajo i ka hapë rrugën të hyjë në grupin e parë të Rilindasëve të këtij shekulli. Për të hyrë në grupin e poetëve më të mirë dhe për t’ia dhënë statusin e të qënit prijetar i apokalipsit gjenial të rrugëtimit mijëra vjeçar të shkrimit arbëror, a thua njerëzia e mistershme që e rrethojnë, nuk mendojnë disa minuta dhe ta thonë emrin e Neki Lulajt !!!

Ju shpreheni: „… athua njerëzia e mistershme që e rrethojnë, nuk mendojnë pak çaste emrin e Neki Lulajt“. Fort mirë e keni theksuar. Anipse unë mendoj se nuk mjafton vetëm të menduarit, pa qenë edhe të vepruarit. Janë disa njerëz që nxitojnë në të menduar, por vonohen në të vepruar, e disa veprojnë pa menduar !
Është kënaqësi kur lexojmë fjalë të mira të mikut për mikun, të shokut për shokun, etj. Po shihet qartë se ju po e duani dhe po e çmoni dhe nderoni veprën e Neki Lulajt. Këtë kënaqësi e ndjen ndaj jush edhe vet Neki LULAJ, por edhe né që ju njohim. Poeti ruan koloraturën lokale dhe kombëtare përmes artikulimit të shenjave poetike autoktone si: Dukagjini, Shtjefën Gjeçovi, Hasi e Gjakova, Drenica e Tetova, Tropoja, Tepelena, Kalabria, Manastiri, Janina e Çamëria. Librave të zotit Lulaj ia shtojnë vlerën edhe qëndrime dhe regjistra shumë të pasura me ndjenja, si një poezi autorefleksive ku heroi lirik i drejtohet mëkatit, mallkimit, faljes. Ti lexosh me vëmendje të madhe shkrimet, analizat, komentet, recenzionet, eset, reportazhet, romanet e profesorit, shkrimtarit, poetit dhe kritikut letrar z. Neki Lulajt është një kënaqësi e pakrahasueshme. Nekiu është një shembull i joshjes së jashtëzakonshme, sepse shkrimet e tij e shoqërojnë lexuesin brenda botës intime, zakoneve, laboratorit, mendimeve, atdhetarizmit, historisë sonë kombëtare. .
Poezitë por edhe proza e Neki Lulajt, të nxjerrura nga dhembja , (malli ndaj vendlindjes, mungesa e lirisë) thellësisë së shpirtit. Shkrimtari Neki Lulaj, si shumë të tjerë krijues dhe veprimtarë kanë lindur,janë rritur nën regjimin kriminel e barbare të kriminelit S.M. pushtetin e eskadronëve të ushtrisë e policisë sllave, por me pushkë, penë e mençuri ,aftësi organizative, vendosmëri , shëmbëlltyrë e përkushtim nuk pushuan aktivitetin e tyre për çlirim nga fara e egër pushtuese. Ishin këto kohë të vështira kur duhej të farkoheshe të bëheshe veprimtarë kombëtarë, krijues, poet. Të bëheshe poet atë kohë duheshe të kaloje nëpër thepa plot gjemba,të hulumtoje, rrugëtoje, kërkoje formulime të ndryshme që nxjerrin e shprehin gjendëjen tënde shpirtërore, pikëpamjet ndaj jetës,ndaj botës qoftë përballë gëzimeve të përjetuara, qoftë përballë sfidave të kohës. Shkrimtari, intelektuali Neki Lulaj ka nisur këtë rrugëtim të poezisë e prozës i ri, kur lexoja disa poezi të tijë zemra më bëhej mal , ky përmes vargjeve me guxim dhe përkushtim shtrydhte padrejtësitë e asaj kohe. Asnjëherë më mirë se tani, nuk e kam njohur veprimtarinë e poezinë e tijë domethënëse,se kur e kam tani në tavolinën e punës,me një përmbledhëje të kompletuar.
Neki Lulaj është një zë i njohur i letrave shqipe. Ai zen vend nderi ne fjalën e shkruar shqipe ne disa zhanre letrare, si poezi, proze, publicistike.
Të bëhesh poet nuk është diqka e lehtë, duhesh të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar,me dhunti për kapëjen e mendimeve të shpejta të të tjerëve,për të u shprehur dhe për të u thënë të tjerëve,ate që e ndjenë ndryshe nga ata.
Të dijshë të vargërosh,do të thotë se magjia e fjalës të lëkund shpirtin, të zgjon ndjenjat dhe mendimet për të shprehur; gëzimet, hidhërimet , dashuritë, vuajtëjet, të shtrydhësh të keqen nga vetja,për të luftuar të keqen e jetës tënde dhe të tjerëve,të protestosh kundër të keqes,të shëmtuarës, edhepse fjala poetike është e pafuqishme të bëjë mrekullira,po që nxitë dashuri,frymëzon njerëzit në atdhedashuri etj……Të jeshë poet duhesh të jesh atdhedashës, guximtarë, i vendosur kto dhunti kombëtare, i mësuesi gazetari, publicisti, kritiku letrar, eseisti, shkrimtari Neki Lulaj i ka pasur nga fëmijëria.Të flitet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare, për pregaditjen teorike, aftësitë organizative, shëmbëlltyrën ,përkushtimin dhe guximin e Neki Lulajt , do të duhej shumë kohë dhe hapësirë: Autorin, prof. Neki Lulaj, e përgëzoi për kontributin që ka dhënë deri më tani si poet, analistë, arsimtar si shkrimtar që ka shkruar poezi të ndryshme, në letërsi etj. Po citojë disa komente apo mendime të poeteve, shkrimtarëve që dhanë për kritikun letrar, poetin, profesorin, shkrimtarin e madh të diasporës sonë z. Neki Lulaj .
– Ramiz Dërmaku; thotë: “kontributi i poetit, analistit atdhetarit e veprimtarit z . Neki Lulaj është i madhë dhe luan një rol të rëndësishëm historik për zhvillimin e kulturës në diasporë e më gjerë, e me theksë të në poezin letrare”. “Tregon për frymën kombëtare, përmbajtjesore e demokratike. Ngacmon ndërgjegjen e lexuesit jo thjesht si njohje, por si trysni për vetëdije qytetare”,Ramiz Dërmaku-gazetar, në një shkrim të tij thotë; Poeti Neki Lulaj, tani e ka konsoliduar personalitetin e tij si krijues dhe publicist. Poezia ka qenë dhe mbetet hobi i tij artistik. Në krijimet e poetit Neki Lulajt, zotërojnë temat historike, përkatësisht personazhet që kanë hyrë në historinë tonë më të re,shkroi po çka nuk shkroi ! Shkroi edhe për kriminelët, bajraktaristët, karrieristët, tradhtarët, gënjeshtarët, kuislingët. Poeti Neki Lulaj, e vizitoi Amerikën, Italin, Suedin, Austrinë etj, dhe perseafermi u njoh me jeten dhe kushtet ne te cilat jetojn mërgimtarët tanë. Dhe pasë çdo vizite shkroi nga një libër me poezi. Shkroi edhe për krimin, dhunën, korrupcionin, helmimet, vrasjet. Por nuk harroi të shkruajë edhe për anët pozitive dhe sukseset e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- UÇK-së. lat na shpien drejt çlirimit e ndërtmit dhe konsolidimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Weingarten 31.03.2014
I NDERUARI DHE I PA HARRUARI VELLA IME Baki Ymeri, ju pershendes e perzem,ersishte dhe ju deshiroj shendet temire dhen jete te gjate sa malet eSharrit. Kur ta perpunosh me dergon mua te lutem.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen