Festa pa kamerë pa gazetarë të organizuara nga vetë mësuesja-prindërit dhe nxënësit e shkollave shqipe ne Stuttgart!

Diaspora | admin | 28.07.12 | 20:32

Me ndjenjat e respektit që kurrë s’munguan, shkresat e juaja dje, sot e mot, shumë të lexuara nga të gjithë mërgimtaret, kontribuan ne një mënyrë apo tjetër që shkollat më mësim plotësues në gjuhën shqipe t‘i shpalosin rezultatet e arritura më nxënësit dhe mundin që dhanë arsimtaret neper etapat e keti viti shkollor.

Poashtu bëtë që dita-ditës te njihemi më mirë për veprimtaritë dikur dhe sot në diasporën tonë shqiptare duke kontribuar ne ngritjen e vetëdijesimit dhe ndergjegjen e çdo personi që ndodhet jasht vendit. Nuk mund të përmenden këtu të gjitha ato vështirësi të panumërta që ka kaluar shkolla shqipe “Bashkimi Kombëtar“ sepse kujtoj është folur dhe shkruar edhe më parë pikërisht për këtë mësimdhënse, por me pak fjalë e me më shumë argumente mendoj edhe unë per te nenvizuar rëndësinë e madhe te shkollave shqipe në qytetin e Stuttgartit me rastin e perfundimit te vitit shkollor 2011/2012, ne Stuttgart-Ost, Stuttgart-Süd, Stuttgart-Nord, Stuttgart-cannstatt, Stuttgart-Feurbach, ku se pari dotë falënderojmë të gjithë ata mërgimtarë-prindër, që derguan pa hezituar fëmijët e tyre në mësimin plotësues të gjuhës sonë amtare. Ne mërgimtaret duhet që të përpiqemi me veprat tona konkrete, që të sjellim imazhe inkurajuese për shkollat shqipe  duke u munduar që të anojmë më tëpër kah pozitivja në mënyrë që të paraqesim diçka që stimulon, diçka që le përshtypje njerëzore, diçka që krijon miqësi, diçka që është ne të mirën e familjës, shoqërisë e atdheut, sepse jeta nuk jetohet dy here. Jeta e mërgimtarëve është një jetë tjeter, një jetë e pshtjellur nen levozhgen e kurbetit, andaj vetëm të bashkuar, me ngrohtësinë e zemrës- mendjes dhe shpirtit mundemi t‘i ndezim dritat e dijes për t’mos i harruar rrënjet tona, duke i kultivuar ato edhe jasht atdheut me dashurinë më fisnike të kombit shqiptar në mërgim pavarësisht se jetojmë larg mëmëdheut!

Duke i mposhtur të gjitha sfidat dhe kohën e pakohë kurë të gjithë tani po pergatiten për pushime  verore Miradije Gashi akoma ballafaqohet me organizime te fundvitit shkollor, me festa, me plotësim deftesash, me plotësim ditaresh, më prindërit, nxënësit si gjithnjë vetëm në sherbim të çështjes kombëtare. Vërtetë më inkurajoj të paraqes kësaj radhe ne pika të shkurtëra një rezyme rreth perfundimit  te vitit shkollor dhe organizimit të festave të njëpasnjëshme por si dhe bashkëpunimi shumë i ëmbël i prindërve dhe i pedagoges Gashi, e quaj pedagoge pasi kjo mësimdhënëse më profesion është pedagoge e diplomuar por edhe arsimtare poashtu e diplomuar. Shumë interesant gjatë bisedës sonë, mësojmë se kjo zonjë çdo fjalë të shprehur e dëshmon me argument, të cilat do t’i detajizojmë nga festa ne festë por më hollësisht ne shkrimin e radhës sepse nuk kemi shumë kohë për te biseduar rreth zhvillimimit te  shkollave shqipe d.m.th te atyre ku unë personalisht kam punuar  duke filluar ne Kosovë, Schwarzwald, Stuttgart etj. Deshiroj qe ky reportazh te jetë vetem rreth korrikut te 2012-es, sepse nuk munden asesi te perfshihen te gjitha deshmitë pa i ndarë ne fejtone pohon zonja Miradije duke u ngutur

…..

Tani ne këtë vit shkollor mësuesja organizoi në të gjitha shkollat nga një festë me rastin e shperndarjeve të  deftesave dhe pershendetjet me prindërit dhe nxënësit.  Andaj pas atmosferës festive me rastin e përfundimit të vitit shkollor në pjesën lindore të Stutgartit me 06.07.2012, ku moren pjesë mbi 160 pjesëmarres, kjo zonjë organizoj edhe festa tjera si ne Bad Cannstatt me 17.07.2012, pastaj ne Seli të shkollave shqipe ne pjesën veriore të Stuttgartit me 20.07.2012, festë shumë modeste pa kamerë, pa gazetarë, në të cilën përveç recitimit, vallëzimit, kendimit u bë dhe shperndarja e deftesave për vitin shkollor 2011-2012. Në  këtë vit shkollor u paisen 88 nxënës shqiptarë me deftesa të vulosura nga institucionet e Republikës së Kosovës  dhe u shperndan me 25.07.2012, tha kjo pedagoge.

Nxënësit te cilët kane udhetuar me heret ne pushime verore dhe nuk ishin diten e fundit per t’u paisur me deftesa jane: Liridona Ferizaj, Fatjona Mustafa, Edon Mustafa, Leonora Hajdini, Krijesa Kuçi, Qendrim Sejdiu, Egzon Gashi, Dafina papaj, Sara Vuçitrna, Elis Vuçitrna. Deftesat origjinale te ketyre nxenesve gjenden ne shkollat e rregullta gjermane, ndersa te zonja Gashi jane fotokopjet e tyre. Ketu zonja Gashi pershendetet me nxenesit e saj per kete vit shkollor duke ua dhënë detyre shtepie me sa vijon: Secila familje e nxënësve te shkollave shqipe “Bashkimi Kombëtar“ te cilet do te udhëtojnë për Shqiperi obligohen nga mësuesja per te vizituar Krujen e Skenderbeut dhe Vloren Ismail Qemalit. Pra te gjithë nxenesit nga klasa e tetë, nente e me radhë te sjellin ne Shtator  nga nje referat per 100 vjetorin e pavarësisë sonë. Andaj te dashur nxenes kalofshi mire ne pushimet verore ne Shqipëri dhe Kosovë tha ne fund zonja Gashi.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen