Kremtja e Pashkëve në Shtutgart

Diaspora, OP-ED | Rrezore | 05.04.15 | 17:16

Sot, në Kishën e St. Konrad-it në Shtutgart, në prani të shumë besimtarëve u mbajt Mesha në Nderë e Lavd të Krishtit të ringjallur.
Nën juridiksionin e famullitarit tashmë të dëshmuar për Fe e Atëdhe, Atë Marjan Lorenci, i cili me vetëmohim dhe në përkrahje të Motrave të nderit dhe këshilltarëve të tij, organizoj Meshë solemne për të përkujtuar Ringjalljen e Jezu Krishtit.

Ringjallja e Jezu Krishtit
Që nga e Enjtja e Madhe, rituali i festimit të Pashkëve filloj me larjen e këmbëve të të zgjedhurve, që ketë vit u erdhi radha edhe brezit të ri në përkujtim të Darkës së mbrame, kur Jezuesi ua paralajmëroj tradhëtinë nga nxënësi i tij i quajtur Juda,e që, në saje të kësaj tradhtie, Jezuesi do të torturohej dhe do të dënohej me vdekje në Kryq.
Famullitari ynë, Atë Marjan Lorenci, me një angazhim të pa shoq, tërheq të rinjet tanë që, edhe pse të lindur e të rritur në Mërgim, të janë aktiv në meshën shënjte, në drama të organizuara enkas për festën e Pashkëve dhe të ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhes,kulturës dhe traditave shqiptare.
Të Premtën e Madhe,u bë rituali i lutjeve përkatëse,sipas Ungjillit të Shenjtë, zbulimi i Kryqit dhe përkulja me dashuri para Kryqit të Krishtit të vdekur, që sipas shkrimit shënjtë, …“ Vdiq në Kryq dhe të tretën ditë u ngjall së vdekuri…“ pra, Ringjallje së cilës i paraprinë rituali i meshës së të Shtunes së Madhe kur rivëndoset sakramenti i kungimit,ndezja e zjarrit që, besimtarët me qirinjë në dorë i përgjigjën Meshtarit në paralajmërim të ….“ Ja Drita e Krishtit“ -populli përgjigjet “ Eni e Adhuroni“që ndryshe quhet Vigjilja e Pashkëve. Këtij riti i shtohet edhe bekimi i bukës dhe gjërave ushqimore,si :vezë, djathë etj.të cilat ushqime do të merren në mëngjes, tri ditë,duke filluar të Dielën e Pashkëve.
Mesha qëndrore dhe Solemne u mbajt të Dielën në Kishën e St. Konrad-it dhe si zakonisht ishte stërmbushur me besimtarë shqiptarë katolik dhe miq e dashamirë shqiptarë të besimit musliman.
Kishte edhe urime dërguar në redaksin e Famullisë, të cilët Atë Marjan Lorenci me rrespekt vëllazëror,falenderoj pjesmarrësit dhe konzullin e Shtutgartit z. Faket Kajtazin, Shoqata të ndryshme kulturore si shoqaten „Nëna Terezë“ nga Göppingeni, Shoqata „yjet e Kosoves nga Emmendingeni, Qëndra Kulturore Shqiptare në Shtutgart etj.si dhe mësuesit e rrethit të Stutgartit znj. Zejnie dhe z. Zeqir Asllani për pjesmarrje.

Të Pranishmit të entuziazmuar uruan Pashkët dhe u shpërndanë për të drekuar sipas traditës Shqiptare.

P.Marjan Lorenci

P.Marjan Lorenci

Autor i tekstit dhe foto
Z.Prenka

Pashkët ne Shtuttgart

Pashkët ne Shtuttgart

CameraZOOM-20150405120455663

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen