Mbi historinë e minatorëve

Analiza & Komente | Rrezore | 22.04.14 | 14:03

Shqiptarët punonin e të tjerët përfitonin
E qanë thellësinë e nëntokës për të siguruar me dinjitet dhe djersë kafshatën e gojës

Pergatiti:Ramiz DËRMAKU
Shkurtimishtë:
Kur i kujtoj ditët e shkurtit të vitit 1989 , ditët e ngujimit të tetëditësh në thellësinë e nëntokës, në zemrën e gjigantit tonë kosovar“ TREPÇA“ më vie të qajë dhe ne të njejtën kohë të mburremi për trimërinë, guximin e vendosmërinë dhe dashurinë që treguan minatorët në mbrojtje të lirisë,të të drejtave dhe të idealit kombëtar.
Ato momente sa ishin rënqethëse aq edhe krenare për qëndrimin dhe sakrificën që bënë minatorët , duke e qarë thellësinë e nëntokës për të siguruar me dinjitet dhe djersë kafshatën e gojës. Minatorët kosovar kaluan kilometrat ë tëra në këmbë dhe ngritën zërin e protestës në Prishtinë,Golesh,Trepçë, dhe në të njejtën kohë i treguan politikës hegjemoniste serbe, se ne vetë vendosim për fatin tonë kombëtar. Kur njeriu i kujton të gjitha këto sakrifica që përjetuan minatorët të mbushen syt me lotë dhe trupin ta kaplojn dridhje e dhimbje. Sot i bëjë pyetje vehtës ?
Se a jemi ne kosovarët(shqiptarët e Kosovës) e viteve të 90-dhjeta, apo jo?!; Kur të gjithë ishim së bashku dhe unikë.Me shtimin e dhunës e presionit nga regjimi kriminel serb, ne bëheshim më të fortë, më unikë, dhe bënim orvatje që problemet ti zgjidhnim ne mënyrë demokratike.

Kur të gjitha institucionet,entet, shkollat, Univerzitetet, uzinat, minierat, ranë në duart e pushtetit serbë, kur“drejtësin“ e ndanin masat e dhunshëme çdo kund. Bisedat informative ndaj popullit shqiptarë në Kosovë shtoheshin për çdo ditë, shqiptarët pra edhe minatorët largoheshin nga vendet e punës me dhunë. Shumë shpeshë ushtrohej dhunë e shfrenuar ndaj shqiptarëve por edhe ndaj minatorëve. Dhe minatorët që dikur ishin simbol krenarie e kombit sot në Kosovë po përjetojnë ditët më të vështira. Është koha e fundit që Instuticionet e shtetit të Kosovës, Presidenti,Qeveria, subjektet politike, akademitë, intelektualët që sam ë parë të marrin një qëndrim të prerë për përmirësimin e kushteve materiale si dhe riaktivizimin e plotë të kombinatit Trepça, dhe inkuadrimin e fëmijëve të minatorëve të cilët e lanë jetën në temelet e nëntokës së Kosovës.
Është për tu kritikuar neglizhenca e Institucioneve të shtetit të Kosovës edhe pse ato siq po shihet nuk kanë kompetenca në marrjen e vendimeve kapitale kombëtare. Shtrohet pyetja, edhe sa duhet pritur institucionet e Kosovës që ti marrin ne duart e veta, kompetencat nga Unmiku.
Për çdo ditë po shkruhet në mediat e shkruara dhe ato elektronike se bazën tjetër për zhvillimin e shtetit të Kosovës, duhet kërkuar në pasurit e mineraleve që gjinden në Kosovë. Pra falë këtyre pasurive natyrore; Plumbit, Zingut, Argjentit, Arit, Nikelit etj, Serbia nuk po heqë dorë nga Kosova. Në Kosovë gjinden sasi të mëdha; magneziti, Kobalti, etj. Me Kobalt dhe Magnezit Kosova dikur gjindej në vendet e para të rajonit , por edhe në ato botërore.

Në Kosovë më së shumti gjinden edhe metalet. Hulumtimet gjeologjike të bëra deri më tani ( pasë Luftës së Dytë Botërore tregojn se cilësia dhe sasia janë të mira, e të cilat ndikojnë në përforcimin e bazës ekonomike të shtetit të Kosovës. Ne të njejtën kohë krijohen kushte që të hapen vende të reja të punës . Kjo do të ndikonte edhe në shtimin e të ardhrave kombëtare dhe shitjen e produkteve finale që përpunohen në Kosovë. Xhehrotret e Zingut dhe të Plumbit para lufte në Kosovë ishin të larta mbi 52 %, të rezervave të Serbisë. Në kohën kur u arrit që këto xehe të finalizoheshin me kapacitete përpunuese në Kosovë, në kuadër të kompleksit“TREPÇA“, ishin të punësuar mbi 18.ooo. Posë rezervave të xeheve , që duhet nxjerrë nga toka aty afër objekteve të“TREPÇËS“ , në Kastriot gjinden sasina të mëdha të mbeturinash të xeheve të përpunuara e ne të cilat gjinden 7 substanca të llojeve të ndryshme të mbetura nga xehet e shkrira e të cilat shumë shpeshë kanë përmbajtje shumë më të mirë se sa ajo që përfitohet nga xehet që nxirren nga toka në shumë shtete të botës.“TREPÇA“ gjatë gjithë kohës kaloi nepër rrugë të vështira. Ky gjigant i Kosovës, flitej se zinte vendin e 3 apo të katërt në Botë, për nga madhësia dhe kapaciteti dhe rezervat që dispononte.
“TREPÇA“ ka kaluar nepër faza të ndryshme, të vështira. Para Luftës së parë Botërore, kjo i ishte shitur Anglisë!? Shqiptarët punonin e të tjerët përfitonin. Edhe pasë Luftës së Dytë Botërore kaluan gati tri dekada për të arritur një jetë në interes t Kosovës, dhe atyre që derdhën djersën në horizantet e thella deri në 700 metra nën tokë. Në tregun e mbrendshëm dhe të jashtëm shiteshin tullat e plumbit apo tue Zingut të shkrirë.
Ata që kishin dijeni për këto vjedhje u digjej zemra, pasi e dinin se pasë përpunimit të këtyre „tullave“ të përpunuara me produkte finale, fitimi ishte trefishuar ose katërfishuar!? Gjganti ekonomik“TREPÇA“ , ka përjetuar jo vetëm kriza të tilla, edhe kollaps të tërsishëm. Stabilimentet për shkrirjen e xeheve, fabrika e akumulatoreve, por edhe mineralet në STARI TËRG dhe Leçe, u mbuluan me ujë dhe mbeten në harresë !? Minierat e Stari Tërgut, Goleshit,Kishnicës ishin ato që nuk u dorëzuan ! Minatorët e tyre bënë edhe të pamundurën për të mbijetuar.

Ato edhe pse ishin të vetmuara dhe i nështroheshin disa presioneve nga jashtë ato në çdo mënyrë bënë orvatje që mos ta ndërprejnë prodhimin, në njëren anë, e në anën tjetër ti tregojnë ndërkombëtarëve që ishin të shitur, të manipuluar dhe nuk ja donin të mirën Kosovës, prandaj kërkonin që mos të filloj prodhimi !? Në anën tjetër të medales, mos aktivizimi i tërë këtij kompleksi industrial për shkaqe; Karrieriste, demagogjike, miskine, familjariste, leniniste, marksiste, etj, etj, bënë që populli i këtij lokaliteti të përballet me trazira te cilat akoma edhe sot po vazhdojnë te jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.
Shtrohet Pyetja? Ku ishe, zoti Kryeministër i Republikës së Kosovës kur u nda Mitrovica.., ku je zoti. Kryeministër që Mitrovica akoma e ndarë…, Po ku i ke ushtarët e policet tuaj, qe do ta ruanin Kufirin.., po ku je zoti.Kryeminster qe ne zemer te Kosoves po valvitet flamuri i nje shteti tjeter.., po ku je zoti kryminster qe vite me parë ( deri sa ishte gjalle ) Dr. Ibrahim RUGOVA, thoje ne Konferenca per shtype; Citoj: Po te ishte ne pushtet PDK-se, nuk do kishte ne Mitrovice – institucione te Serbise.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen