RRUGA, E VERTETA, JETA

Analiza & Komente, Diaspora | Rrezore | 27.04.14 | 10:14

Shkruan Prend Gjergjaj

Shpirti i edukuar

Perkatesia jone fetare, e cila sic eshte e ditur nenkupton besimin ne Zotin, na meson se pas te gjitha zhgenjimeve dhe iluzioneve te llojllojshme qe e kane percjellur njerezimin, nuk mund te jetoje pa te Verteten, pa pajtimin me Zotin, pa Dashurine e Tij dhe se kjo dashuri eshte Jezu Krishti, i cili, kesisoj eshte Figura dhe Ngjarja qendrore e historise se njerezimit.

Nga sa shifet, kisha katolike nuk predikon ndonje teologji abstrakte, perkundrazi, ajo predikon dhe deshmon per kete Figure e Ngjarje, per kete te Vertete dhe dashurine e Tij ndaj nesh, duke mbetur kesisoj deshmi e gjalle nga njeri mijevjecar ne tjetrin. Kete prove deshmie mbi Jezu Krishtin, ajo vazhdon ta barte edhe ne mijevjecarin e trete, e do ta barte deri ne te sosur te mijevjecarve, sepse Krishti eshte me Kishen e vet, e udheheq dhe e ruan ate. A thua perse. Fare e ditur. Jezu Krishti Kishes i besoi misionin me te besueshem.
Asaj (Kishes, pra), fillimisht ja fali tere dashurine aterore, e shperblej me Shpirtin Shenjt, i besoi misterin e fese dhe nepermjet te te zgjedhurve te Tij – apostujve i la per detyre te predikoje porosine ungjillore – fene e Jezu Krishtit, ne perkim me parimet e mirenjohura qe Gjinia njerezore te behet tok si nje familje, familje e Zotit, e ku dashuria do te ishte ligji i plote dhe ku ne fytyrat e bijve e bijave te Zotit, shenja e Krishtit do te shkelqeje maksimalisht ne fytyren e Kishes.
Cilat jane, ne kete kontekst, ato shenja qe Jezu Krisht ja fali Kishes. Eshte ne rend te pare premtimi i Tij i dhene se pergjithmone do te vigjiloje (rri syhapur, pra) mbi Kishen e vet, duke zgjedhur keshtu shen Pjetrin per mekembes te vetin midis dymbedhjete apostujve, misioni i te cileve ishte qe te te gjithe popujt e botes ti mesojne ashtu qe „… te ruajne gjithcfare ju kam urdheruar“ (Mt 28, 18-20). Kjo lidhje hyjnore e Jezu Krishtit me apostujt do te zgjase gjer ne mbarim te botes (krah. Mt 28,20). Por, te shofim se cfare i kishte keshilluar Jezu Krishti apostujt. „Kush ju degjon juve, me ka degjuar mua. Kush ju perbuze juve, me ka perbuzur mua. Kush me perbuze mua, perbuze ATE qe me ka derguar mua“ (Lk 10,16).
Zbatimi i ketij urdheri solemn te Jezu krishtit dhene apostujve, mbi sa u tha me larte, me vone do ti takoje Kishes, e cila, aneekend botes do te predikoje Ungjillin shenjt.
Me tutje, shenji i dyte, qe nuk eshte edhe i fundit dhene Kishes, na meson se perkatesia Krishtit nenkupton perkatesine popullit te Zotit, Kishes se Tij, te cilen e krijoi per vete ne shpetim te njerezve. Kjo perkatesi nuk len vend per kurrfare pabarazie kombetare, shoqerore, gjinore apo cfaredo qofte tjeter. Dashuria e Jezusit eshte dashuri pa kushte. Para Krishtit te gjithe jemi NJE, -popull i Zotit, qe vetvetiu nenkupton popull i zgjedhur „nje Zot, nje fe, nje pagezim“, me detyre qe si te shenjuar me vulen e pashlyeshme te pagezimit te deshmojme fene e Krishtit edhe deri ne vdekje.
Kesisoj, pra, vazhdimisht me te drejte konsiderohet se jane te shperblyer nga Zoti e te udhehequr nga Shpirti Shenjt qe te gjithe ata qe paten e kane nderin per te predikuar fjalen e Zotit. Deshmi themeltare per kete eshte vet shen Pali – apostull i popujve, i cili me aq afsh e dashuri, madje deri ne cmimin e jetes se vet, mbolli faren e fjales seKrishtit edhe ne trojet e Teutes e te Agronit, fare kjo, e cila ska per tu zhdukur per jete te jeteve. Eshte kjo fare e hudhur ne token kaq te dashur
„…toke e bardhe e fort bukurue,
Zoti te ka fale shume te mira;
me male, fusha, me uje rrethue
me gjithfare pemesh t’ambla e t’veshtira“.
(P. Zarishi, Bylbyli)

E, ne te cilen, qe prej atehere e deri me sot, pastaj me kujdesin me te ndjeshem e ngrohu, e ushqej dhe e rriti frytin e kesaj fare me dashurine me te madhe te zemres e te arsyes.
U hudh, pra, kjo fare fatbardhe ne shpirtin e shqiptarit, ne te cilin, sic pohon At Anton Harapi „asht nji fuqi morale e zoja me krijue fatosa“. Dhe kjo fuqi morale e shpirtit te shqiptarit s’mund te kuptohet assesi ndryshe pos si thjeshtesi dhe njekohesisht madheshti e zemres se tij, e dashurise se tij te vertete dhe e beses se tij dhene ne emer te po kesaj dashurie per Fe e Atdhe. Dashuri, kjo, e cila u vadit e u cimentua me gjakun e derdhur te ketyre fatosave te kombit qe rane me ndergjegje te larte dhe me shpirt te edukuar se i don Zoti, te cilin sikusre as Atdheun, nuk guxojne ti tradhetojne.
Intuita e dashurise dhe inspirimi hyjnor i ngulitur ne shpirtin e shqiptarit te prira nga vullnesa e Zotit, stolisen ndergjegjen e tij me aso vetedije, qe perkunder skamjes dhe analfabetizmit qe kane ditur ta percjellin gjate shekujve, familjen perhere ta konsideroje cerdhe ku do te lind jeta dhe ku do te banoje lutja.
Kjo vetedije e ngritur kesisoj dhe e pajisur me virtytet me te larta te Kombit; atdhedashurine, burrerine, besen e bujarine, i mundesuan shqiptarit qe ti qendroje dallges e stuhive te shekujve duke e ruajtur keshtu te pafundosur barken e tij prej sa e sa furtunash qe i ishin versulur.
Ne mungese te bangave shkollore dhe ne erresiren e kasolles plake, ne te cilen sic e dijme mire, parreshtur lindte jeta e banonte lutja,rendom ishte gjyshi (apo babai) mesuesi i pare qe i porositte te bijte
„Pushken si burrat ta mbajne ne dore,
lahuten si gjithmon‘ ta ken‘ perbri,
njana qet fare anmiq e tradhetore
e tjetra shqipevet u thur lavdi“
(L. Siliqi, Mesuesi)
Ti kethehemi serish per nje cast Shkrimit Shenjt: „Pernjemend, pernjemend po ju them: Neqoftese kokrra e grurit qe bie ne toke nuk vdes, ajo mbetet e vetme, por nese vdes, jep shume fryte“ (Gjn 12,24). Ashtu sikurse qe Jezu Krishti pranoi vdekjen per ne, si fare qe me vdekje ne emer te dashurise per njeriun do te jep fryte, asisoj nje ushtri e panumert martiresh shqiptare flijuan jeten e tyre ne emer te postulateve per Fe e Atdhe.
E bene kete, pra, duke pase poseduar ndergjegje te larte, e cila e kuptuar si Ze i Zotit dhe i aresyes, me shume obligon se sa liron. Dhe, me shpirt te edukuar qe kishin ju pergjegjen ketij Zeri ngado qe i thirri, si ne fushen e betejes me ne krye kryetrimin legjendar dhe Atin e shqiptarise Gjergj Kastriotin – Skenderbeun dhe te birin e tij Adem Jasharin , si ne fushen e dijes e te kultures e te mendimit udherrefyes politik e kombetar, qe nga shen Jeronimi i gjakut tone deri te i madhi Ibrahim Rugova, permes kryefjales se shkrimit shqip – Formules se pagezimit, rilindasit tone te madh – Naimit, Homerit shqiptar dhe enciklopedise se Kombit At Gjergj Fishtes, e deri te mjeshtria e shtjellimit shqip nga pende e Mjedes, Kadarese, A. Shkrelit, A. Podrimjes dhe shume e shume te tjereve, apo si ne fushen e humanizmit me ne krye kampionen boterore- Bijen e Kombit dhe nenen e botes Nenen Tereze- apostullen e dashurise ndaj Zotit e Njeriut, me Plakun e pajtimit Anton Cetten bashke me lumin e bashkeveprimtareve, etj, etj.
Dhe jo pak here gjate historise u gjend shqiptari para sa e sa sprovash, por duke qendruar me veteflijese dhe perkushtim i ruajti Fese e Atdheut dinjitetin e larte duke u dhene atyre kuptim e bukuri te rralle.
Edhe perditshmeria jone neper te cilen po kalon sot shqiptari nuk eshte aspak e lehte. Eshte kjo kohe e re, e cila doemos shtron edhe obligime te reja. Bota ne te cilen po jetojme vazhdimisht na ndesh me provokime gjithfareshe, ndaj, si perhere duhet zhvilluar pushtetin ndaj vetvetes, duhet ruajtur shpirtin te edukuar.
Procesi i demokratizimit padyshim se hap fronte te reja dije dhe aftesie, te cilat s’do mend se lypset kanalizuar ne drejtim te se mires dhe ne dobi te kombit. „Duhet mesuar arti i dialogut dhe i te degjuarit, qofte edhe kur ky art eshte i mundimshem. Ky eshte cmimi i lirise, ky eshte sekreti i progresit te vertete moral dhe qytetar“, porositte Ati Shenjt papa Gjon Pali II ne diten kur shqiptareve ju dhuroi nje dite te bukur – 25 prillin e 1993.
Historia e njerezimit na meson se ne te gjitha koherat dhe ne te gjitha komunitetet (qofshin ato familjare a kombetare) kujdesi per pasardhesit, pra, per breznite qe do te vijne, eshte dhe mbetet kujdes tejet serioz. Rinia shqiptare merr persiper amanetin e te pareve – legjenden e lirise, me obligim qe edhe me teper te zgjeroje e begatoje fondin e vlerave te reja dhe virtyteve ne pajtueshmeri me kohen, sic jane; miresjellja, sinqeriteti, qendrueshmeria, dashamiresia, kujdesi per perpikeri, etj, etj, te cilat do ti mundesojne – parafrazoj Poetin, qe mos ta frenoje kengen (lexo: jeten), por ta lere te marri udhe (te mbare e te begate).
„Fjala eshte gjalle kur flet jeta. Per kete aresye le te pushojne fjalet dhe le te flasin veprat“ na porosit me i madhi predikator (mund te kuptohet: edhe orator) i kishes sone shen Ndou i Padoves.
Dhe, vertet le te pushojne fjalet, sepse;
„Vec nji qellim i nalte t’ban me durue
e zemren ta forcon;
nder kundershtime s’vyen kurr me u ligshtue‘
mjere ai qi nuk duron.“
(L. Gurakuqi, Qindresa)
Dhashte Zoti qe ky Qellim i nalte(perplot fatbardhesi, optimizem, besim, mendim dhe veprim pozitiv) si dhe kjo Durese (perplot qendrueshmeri, guxim, uzdaje, shprese e dashuri) te rrezatojne pergjithmone per Atdhe dhe per Fe – lexo: Jezu Krishtin, i cili eshte RRUGA, E VERTETA dhe JETA jone.
Bjellovar, Kroaci
Prend Gjergjaj

E nderuara redaksi

Ne nje leter qe, vite me pare, ja kisha drejtuar nje mikut tim – njekohesisht dhe kolegut tuaj, nder te tjera (e duke u nderlidhur me temen) i shkruaja: sa te mjere jane ata qe s’e kuptojne se sa jane te lumtur qe kane fatin te jetojne ne Vendlindje (qellimisht me shkronje te madhe).
Them fatin ngase pikerisht kete fat une (dhe jo vetem une) nuk e pata deri ne fund.
I shtrenguar nga dhuna politike e policore e regjimit te atehershem shteteror serb (bashke me ndihmen e argateve te tyre te mirenjohur, te cilet, per cudi sot posi farizenjte ulen ne bangat e para te kishes – e dikur nga ajo iknin si djalli prej tamjanit-o, le te kethehen, sepse in aedificiis lapis male positus non est removendus-edhe guri i vendosur keq ne mur, nuk hiqet nga muri), fillimisht – pas Pranveres se madhe shqiptare te ’81 – me kishin shkarkuar nga detyra (e gjyqtarit) per te me larguar pas nje kohe edhe fizikisht nga tjetra detyre. (Krejt nga shkaku se regjimi, ndoshta me te drejte, me konsideronte njerin nga ideologet e indoktrinimit-sic thuhej atehere, dhe frymezuesin me ndikim ne ngritjen e vetedijes kombetare te te rinjve-duke qene me pare qe nga ’76 prof. i sociologjise ne gjimnaz).
Duke lundruar asokohe ne valet e dalldisura te jetes, dallget e saj me kishin „gjuajtur“ ne Kroaci.
Tani, ka sa vite qe ndodhem ne pension dhe miqte e mi te mocem vazhdimisht me porosisin qe ti rrekem zanatit tim te vjeter – lapsit.
Duke ndjekur deshiren e tyre te qelluar, po aq sa edhe nevojen imanente timen per ta ruajtur freskine mendore e intelektuale, une kesaj rradhe po ju dergoj kete artikull, i cili shpresoj te gjej vend ne rradhet e revistes suaj (dhe times), bashke me deshiren dhe uzdajen qe kohepaskohe te „shifemi“ me ndonje shkrim meditativ per nje spekter te gjere temash nga fushat si: etika jetesore dhe profesionale, edukimi moral e kombetar i te rinjve, perkatesia jone kombetare e fetare, ruajtja e identitetit kulturor, kombetar e fetar brenda dhe jashte Vendlindjes, integrimi socio-kulturor, posacerisht i te rinjve ne vendet ku jetojne, e keshtu me rradhe.
Shfrytezoj nga rasti te theksoj se duke i hedhur nje shiqim Impressumit te revistes suaj, perpos kryeredaktorit, qe eshte emer i njohur per mbare opinionin shqiptar, me behet sikur qe disa nga mbiemrat tjere (-anetare te redaksise) duhet te vijne ose jane bij (te bijve) te Lugut t’Drinit, gje qe me gezon ky fakt, e duke qene se edhe vete (me lindje) i takoj atij nenqielli -po kush nuk eshte pro domo sua ju lutem (dhe le te me falet ky akceptim-vec pune nostalgjie eshte).
Me shprese se do te takohemi serish ne shkrime dhe meditime te tjera, te gjitheve ju uroj nga zemra PER SHUME MOT dhe (me pershendetjen e te pareve tane) ME SHNET PASHKET.
Me respekt.

Bjellovar (Kroaci), mars 2014 Prend Gjergjaj

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen