Lotët e Atëdheut

Diaspora | Dedë Preqi | 11.08.12 | 20:34

Duke e menduar të kaluarën si brengë e fundit dhe të sotmën si dëshmitare e së ardhmës , njeriu përjeton dhe dëshmon atë kalvarë të mundimshëm dhe fatet e trishta të njerëzve të vet për të mbijetuar, dangat e errëta, që bulëzojnë edhe sot në lëkurën e djegur nga lufta dhe zjarri i shkakëtuar  14 vjet e më herët,nga regjimi serb. Prandaj, njeriu kërkon edhe sot shpëtim nga rrethanat shtrënguese, por fati e ka ndjekur në të tjera realitete, apo me ngasje të tjera në të sotmën, me ato të lirisë së amshueshme.

Në realitet, shtypja e popullit shqiptarë në Kosovë nga regjimi serb, ka qenë gjithmonë para hundëve tona, dhe pak ka qenë e imagjinueshme se një skenar i tillë do të ndryshojë një ditë, por kjo ndodhi, duke e falenderuar NATO-n, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, njëherit dhe sakrificën e UçK-së, sepse edhe ata njerëz që mbijetuan, ishin të dorëzuar nga okupatori fashist serb.

Nuk është e çuditshme, nëse ne vetëm flejmë në gjumë, e armiku edhe sot orvatët të na bëjë „zehire“, apo të na bëjë të gjithve fajtorë, për ferrin që filozofija sllaviste e mbolli për popullin shqiptarë. Por, edhe më e keqja mund të ndodh, nëse sot dikush  bënë marrëveshje, apo pazare politike në kurriz të lirisë dhe gjakut të dëshmorëve të saj.

Ndërkombëtarët qëndrojnë akoma sot në Kosovë,  të cilët e vazhdojnë misionin e tyre, por me shqiptarët kosovarë, qëndrojnë si dy botëra  të ndara, të cilët veprojnë paralel në Kosovë , dhe shikohen e vendosin largë me njëra-tjetrën. Mirëpo,  është logjike  për  njerëzit e vendeve të largëta, nuk mund  të kujdesën me aq përkushtim dhe të përcaktojnë fatin e njerëzve në Kosovë, nëse kosovarët nuk e kanë fare këtë qështje në qendër të vëmendjes së tyre.

Sot Kosova ka ndryshuar dhe shihet se diçka është lëvizur nga vendi, por 14 vjet pas lufte, është bërë pak nga qeverija kosovare, duke u bazuar në kushtet e dobëta dhe gjendjen e mjerueshme të qytetarëve të vendit. Një krizë e tillë ekonomike , sociale e politike, e zhytur dhe në kriza të thella të korrupcionit dhe krimeve të organizuara, popullin  e  Kosovës e lë të zhgënjyer  një qeverisje e tillë, dhe atëherë,  çfarë mund të flitët për të ardhmën e  vendit në përgjithsi.

Dikush mund të ngritë zërin nëpër debate publike e mediume, se në Kosovë po vërehët një zhvillim  i gjithëmbarshëm, duke vequar  infrastrukturën rrugore, kjo na gëzon shumë të gjithve ,sepse ka nevojë vendi për këtë zhvillim rrugorë, por pamja e jashtme të gënjenë, sepse ka shumë paragjykime të tjera, nga se populli  së pari ka nevojë për mbijetesë, dhe jo të ngopët me  a s f a l l t.

Të rinjt dhe studentët e Universitetëve të Kosovës, i pushtojnë qytetët e vedit, të kënaqët zemra me prezencën e tyre, por ata kërkojnë atë që ju takon atyre, dhe e nesërmja e tyre të jetë e sigurtë. Diplomat e tyre të mos nëpërkëmbën, por ato të vlerësohen dhe të marrin atë për ç’farë kanë studiuar në Universitetët e Kosovës. Madje, edhe lypësit rrugëve të Kosovës janë shtuar, në shumicën e rastëve shikon fëmijë, që shtriejnë duart nëpër  trotuare e qoshe  rrugore, me sytë e p ë r l o t u r kërkojnë lëmoshë. Shikon plot  të rinj, të bukur e të shëndoshë, të zhvilluar e të arsimuar,  duke shetitur rrugëve,në fshatra e qytete, të cilët kërkojnë punë, të cilët nuk gjejnë dot, duke jetuar me shpresa, se një ditë do të bëhët më mirë. Qeverija duhet të zgjohet nga amullija që e ka kapluar, dhe duhet të kujdeset  për punëtorët, mjekët, mësuesit, policët, penzionerët dhe ushtarët e UçK-së, që  të marrin pagat e merituara, në bazë të përformancës dhe punës që kanë realizuar. Ndër të tjera  është shumë primare,  ti vëhët një  stop i qëndrueshëm dhe i fuqishëm korrupcionit në Kosovë, sepse sot ky fenomen i popullarizuar dhe i rrezikshëm, po ia zënë frymën shtetit të ri dhe popullit të Kosovës.

Ajo që dua të thëm, çdo njeri duhet të besoj në një zot, sikur që besojmë edhe ne shqiptarët e vërtetë, i cili zot dhe na ndihmoj ta mposhtim armikun shekullor, dhe mos  ti harrojmë aq shpejtë dhëmbjet e luftës, torturat, dëbimët nga trojet tona dhe gjakun e dëshmorëve të lirisë.

Fjalët e nënës

Më kujtohen disa fjalë të nënës, si çdo nëne tjetër, kur  na fliste:  Pse po sjelli rrugëve, thëne qafën  shkoni e punoni dikund, sepse rrugët nuk japin bukë !  Këto fjalë tingëllonin rëndë, por nëna si nënë, nuk na fliste me ndonjë qëllim të keq, por edhe ne u detyruam të largohemi dikund largë,apo thyem qafën dikund nëpër botë, sidomos në vendet perëndimore, që të mbijetojmë disi, apo për të gjetë fatin e vet sëcili për të shpëtuar nga kriza ekonomike, por edhe politike, të ndjekur  nga regjimi aktual i kohës. Sot, kur kthehemi në Kosovë, Nënëlokja na pret me l o t gëzimi, edhe pse i dukemi të tjerë, por i dukëmi të ëmbël, i dukemi  pleq, të lodhur e të hargjuar nga koha dhe  largësia, por gjeneratat e reja vazhdojnë jetën, prej cilës pritët shumë. ..

Tani Kosova është e pavarur, nëpër kufinj nuk ka njerëz që na malltertojnë e nënqmojnë sikur më herët, dhe kënaqëmi kur shohim diçka që ka ndryshuar dhe ka marrë vendi kahje pozitive. Edhe pse ka shumë gjëra që të bien në sy,të cilat nuk të pëlqejnë,  më së tepërmi shtëpiat e bukura në kryeqytet  dhe gjetiu, aty këtu njëra mbi tjetren, të ndërtuara me plane të egra dhe pa plane fare urbanistike, dhe me një fjalë tjetër, pothuaj se shumica e njerëzve kanë qëllimet e tyre, duke investuar vetëm në  t u l l a.

Lotët e mallit dhe atdhedashurisë

Kjo verë e këtij viti duhet të mbahet në mend nga nxehtësia dhe vapa e madhe që e kaploi , jo vetëm Kosovën  e Ballkanin perëndimor , por edhe shumë vende tjera të Evropës . Në këto ditë të nxehta të verës, shumica e mërgimtarëve kthehen për pushime në atdhe, të cilët së bashku me familjet e tyre kalojnë me qindra e mija kilometra, ndoshta edhe për  të vizituar ndonjë vend bregdetar shqiptarë, por dëshira e tyre më e madhe është vizita e familjarëve dhe atdheu. Shumica e mërgimtarëve udhëtojnë me veturat e tyre, ashtu edhe me autobusa, por përshtypjet më të mira i sjellin ata, të cilët udhëtojnë me aeroplan, duke arritë në të dyja anët, për një kohë të shkurtër. Aeroporti i Prishtinës, tani duket si një metropol perëndimor, i cili është i mbushur për çdo ditë me plot udhëtarë , nga gjitha anët e Evropës dhe botës. Dikush vjen e dikush shkon, por sëcili që vjenë në atdhe, apo kthehet  në mërgim,  pritën e përcjellën nga familjarët e tyre, dhe që të gjithë kanë ndjenja malli e dashurie për njëri-tjetrin, por dhe mallë e lot atdheu, që nuk dinë të tretën  kurrë.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen