Betejat politike me Serbinë janë të ftohta

Diaspora | Dedë Preqi | 26.08.12 | 20:53

Pas mendimit të GJND-së, si  organi më i lartë i një juridiksioni  ndërkombëtarë, i cili mendim ishte në favor të pavarësisë së Kosovës,atëherë , ç’farë kërkon Serbia me fantazmat dhe diplomacinë e saj pushtuese. Arkitektura e vjetër politike e Beogradit dhe vazhdimi i arkitekturës së njëjtë  politike, dëshiron që t’ia sëndërtonte Serbisë ëndërrallën mitike nacionalekspansioniste serbe, risllavizmin e Kosovës dhe mbylljen e qështjes së saj në një epokë të harruar e të vdekur të historisë.

Por, Kosova dhe qështja shqiptare ekziston dhe ajo është më e vjetër se shteti i saj që mbanë emrin Serbi, dhe ashtu me sakrificat e veta të vazhdueshme, hap pas hapi  do ti bëjë ballë, që të mbrojë të drejtat e veta  për liri e demokraci dhe ta mbrojë çdo pëllëmbë të teritorit të vet.

Serbija e ka të ditur se e ka humbur moti Kosovën, edhe pse,  juridikisht nuk ka qenë kurrë e saj, por këto janë përpjekjet e fundit  të politikës së saj fashiste, që mendon të rrënohet gjithçka që është ndërtuar në shtetin e Kosovës dhe ajo që është më hipokrite, tenton të destabilizojë Kosovën dhe rajonin, duke e rrezikuar  paqën në Evropë dhe më gjerë.

Evropa dhe politika e saj ledhatare ndaj Serbisë, po kërkon dha sajon kushte më shumë ndaj Kosovës, njëherit duke e lënë të vetmin vend të izoluar dhe jashtë lëvizjes së lirë në Evropë dhe më gjërë, që do të thotë, se të drejtat e popullit shqiptarë në këtë mënyrë po shkelën e përbuzën brutalisht dhe  pa mëshirë.

Një pjesë e popullit serb në veri të Mitrovicës, akoma qëndron  në mjegull, të cilët nuk e pranojnë Kushtetutën e Kosovës, dhe Beogradi po i mashtron sikur dhelpëra pulat, duke i lënë peng të politikave dhe interesave  të veta  të përçudshme dhe shterpësore.

Në këtë kontekst , me vite të tëra trumpetohet e vazhdohet  nga  bërthama e përzier e serbizmit, që të luftohet  nacionalimi shqiptarë në Kosovë, apo destabilizimi i këtyre trojeve dhe këtij populli të mbetët prioritet i tyre, duke qenë të padëshirueshëm në truallin e tyre stërgjyshorë.

Njëherit, trashëgimtarët  dhe zëdhënësit e zellshëm të zhurmës dhe diktatit  millosheviqian, sikur që janë në krye të politikës dhe qeverisë së sotme Nikoliq e Daçiç, ata  angazhohen  jo për rimëkëmbjen e popullit serb në pjesën veriore të Kosovës dhe për përmbushjen e kërkesave të tyre, por politika dhe vizioni i  tyre  orientohet fuqimisht në  pengimin dhe zhvillimin e  proqeseve të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

Pakoja e z.Ahtisari, si një projekt ligjesh për shtetin e Kosovës, përditë e më shumë po stërmoderohet nga OKB-ja, dhe moderatori  i saj Ban Ki Mun, duke prezentuar edhe një mori modelesh të reja, të cilat e favorizojnë më shumë palën serbe, duke e cunguar sovranitetin teritorial të Kosovës, kur mendohet ,apo planifikohet që pjesa veriore e Mitrovicës të fitojë një status special.

Barikadat e vendosura  nga serbët antipaqësorë ,nëpër rrugë-kalimet dhe pikat  e qendrave në veriun e Mitrovicës, janë politika të avancuara nga  forrume akademike dhe shkencore të Beogradit, të cilat financohen marrëzisht dhe tinëzisht nga shteti serb, për të promovuar jo më pak se, fatkeqësinë e një etnikumi.

Askush nuk do të pajtohet, dhe as OKB-ja, që të hapen fronte të reja të krizave, përkundrazi ato duhet luftuar dhe ndihmuar, sikur që është edhe Kosova me rajon.

Shtrirja e EULEX-it, jo në gjithë teritorin e Kosovës, ka sjellë pasoja të mëdha, të cilat pasoja  trashigohen edhe nga UNMIK-u, të cilit nuk po i dihet fundi, si rrjedhojë e politikës ndërkombëtare.

Vazhdimi i negociatave në mes Serbisë dhe Kosovës është një kusht i demokracisë, por edhe trysni e ndërkombëtarëve, por nëse negociatat janë të pa efekshme për njërën palë,apo tjetrën,  atëherë shpalohen dhe shthurën kapituj të një politike që nuk përkojnë zgjidhje ,por shtojnë probleme të reja.

Filozofija politike e Serbisë gjithherë paraqitet e gatshme para ndërkombëtarëve për negociata dhe marrëveshje me Kosovën, por realiteti është pika më e dobët e tyre, duke mos realizuar në praktikë asnjë marrëveshje  deri sot.

Është më se e nevojshme dhe e arsyeshme, që Kosova ti ruaj dhe respektojë miqtë e vet ndërkombëtarë  e në veqanti SHBA-të, sepse me ndihmën e tyre ka arritur deri këtu ku është, dhe për të garantuar  rrugën e lirisë dhe të barizisë shqiptare në tokat e tyre.

Kosova mund të hyjë në një fushë të minuar kësaj radhe, nëse nuk e trajton mirë qështjen e kufijve të vet dhe pjesën veriore të Mitrovicës, para se gjithash duke e respektuar çdo pikë  gjaku të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

Kosova e Pavarur dhe populli i saj, nuk ka rrugë tjetër, vetëm ti tregoj miqve të vet ndërkombëtarë, por dhe armiqve të vet, se janë disa kufij që përcaktojnë ineresin e  ngushtë kombëtarë, që duhet ti mbrojmë me dinjitet deri në fund të fundit, dhe nuk kemi ku të shkojmë përtej këtyre kufinjve, që i kemi trashëguar nga të parët tanë dhe vet Zoti i gjithsisë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen