Udha e mbarë në opozitë, Hashim!

Analiza & Komente | Rrezore | 07.05.14 | 18:35

nga Facebook-u Dr. Pal Lekaj

Qeveria Thaçi e filloj mandatin e saj me premtime për një Kosovë Evropiane, të zhvilluar ekonomikisht, lëvizje të lirë të qytetareve të saj – pa viza, rritje të nivelit të punësimit dhe hapje të vendeve të reja të punës, arsim cilësor, rregullim të infrastrukturës, administratë efikase, gjyqësi të pavarur, e shumë premtime tjera, që për fatin e keq të qytetareve kurrë nuk u realizuan.
Për dy mandate të kësaj qeverisje, Kosova nuk ka frymuar e lirë nga politika jo e mirëfilltë, e cila vetëm i bëri dëm të madh një vendi dhe shteti të sapo formuar, siç është Kosova, dhe e kthyen në regres, në një vend të pashpresë për qytetarët e saj.

E zgjedhur me vota të popullit kjo qeveri punoj kundër tyre! Nuk arritën të realizonin as minimumin e premtimeve të dhëna, krijuan një shëndetësi të degraduar, arsim jo cilësor dhe skajshmërisht të politizuar, gjyqësi të varur nga politika, administratë jo efikase dhe të mbuluar nga nepotizmi, rritje të papunësisë, ulje të mirëqenies sociale, shkallë të lartë të korrupsionit dhe dukurive tjera negative, dhe fal kësaj keqqeverisje, Kosova disa herë u rendit në ranglista ndërkombëtare për përformanca të dobëta.

E ky fund që u erdhi sot, nuk është fundi që meriton kjo keqqeverisje. Këta degradues është dashur përfunduar mandatin e tyre muaj më parë, duke u shkarkuar me anë mocioni mosbesimi ndaj saj, e jo ti jepet jetë deri sot, kur ata vet e shpërndanë parlamentin dhe u vet-shkarkuan, duke pranuar dështimet dhe mos funksionimin e tyre.

Mirëpo për Kosovën shumë shpejtë po fillon një etapë e re, drejtim i ri! Kjo keqqeverisje do të zëvendësohet me një qeverisje që ka program konkret për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit, ku askush nuk mund të jetë mbi ligjin, ku qytetareve u garantohet siguri, gjenerim i vendeve të reja të punës, gjyqësorë korrekt dhe të pavarur, të rinjve u garantohet e ardhme, mirëqenie, dinjitet, arsimim cilësorë, … Mbi të gjitha qeverisje me duar te pastra.

Qytetaret tanë kanë nevojë të lëvizin lirshëm, pa viza, dhe shteti ynë ka nevojë për tu bërë pjesë e BE-së, dhe e organizatave tjera ndërkontinentale dhe ndërkombëtare.

Të rinjtë tanë kanë nevojë për perspektivë, për arsimim, dije dhe kualitet, atyre u duhen më shumë bursa studimi brenda dhe jashtë vendit, ata kanë nevojë për vende pune. Rinia jonë duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes, pasi që ata janë e ardhmja e vendit tonë, drejtimi i ri i shtetit të Kosovës.

Kosova ka nevojë për zhvillim dhe stimulim të bujqësisë, si burim i zhvillimit ekonomik të vendit. Kushtet e favorshme klimatike, tokësore, karakteristikat e mira natyrore dhe burimet ujore mundësojnë zhvillim të këtij sektori. Puna dhe swaggart Yogi best thc detox tea thc Eyebob coupon code . angazhimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes platformës „Drejtim i Ri“, do të ndikojë në rritjen e produktivitetit, të cilësisë së produkteve bujqësore dhe do t’i bëjnë fermerët tanë konkurrentë në tregun rajonal dhe më gjerë.*

Kosova është e pasur me qymyr dhe pasuri tjera nëntokësore dhe mund të jetë superfuqi energjetike në rajon. Qymyri është burim i drejtpërdrejtë edhe për zhvillimin e sektorëve të tjerë ekonomikë në vend, dhe se platforma dhe vizioni ynë për zhvillim do të bazohet pikërisht në përpunimin e këtij resursi jashtëzakonisht të rëndësishëm.*

Vendi ynë ka nevojë edhe për më shumë siguri, për Forca të Armatosura, të cilat do ti hapnin dyert Kosovës dhe forcave të saja për anëtarësim në familjen e madhe Euro-Atlantike NATO dhe në misione tjera paqeruajtëse ndërkombëtare, dhe do ti shërbente paqes kolektive të vendit, rajonit dhe botës.

Të gjitha këto janë të realizueshme vetëm me një platformë që ne e kemi quajtur „Drejtimi i Ri për Kosovën“, dhe mund të jenë të prekshme për çdo qytetarë vetëm nëpërmjet Aleancës dhe liderit të saj, që është garantues i zbatimit të këtij drejtimi.

„Drejtimi i Ri për Kosovën, është vazhdimësi e 100 ditshit të suksesshëm të qeverisjes së Liderit tonë, që mbahen mend si 100 ditët e udhëhequra më së miri për Kosovën.

Ky është përkushtimi ynë i vazhdueshëm. Kosovës po i vinë ditë më të mira!

Dr. Pal Lekaj

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen