Përgjimet nga afërsia

Diaspora | Dedë Preqi | 30.08.12 | 06:08

Sa herë provoja ta largoj nga mendja atë policin » M « , që shquhej  më i rrezikshmi  në rajonin e qytetit , që shqiptarët i rrahte me hunj gardhi, me shkopij bejsbolli, dhe më shumë gjësende tjera të forta, i cili ishte lindë, ushqyer dhe rritë me shqiptarë, kurse në ditët e luftës dhe para saj, ishte bërë komandant » superior »  për ti nështruar dhe shtypur më dhunë shqiptarët , po  edhe ata të cilët i kishte pasur deri dje fqinjë të vet.

Thellë në shpirt ndjehëj  mungesa  e lirisë, e cila i  mungonte  gjithë  shqiptarëve ku do që frymonin në Kosovë. Ashtu, duke ecur rrugës më kishte humbur disponimi, kur edhe familja  më njoftoj se polici » M »,me dy të tjerë, e kishin lënë një copë letër të shkruar me dorë, duke  lënë porosinë që të paraqitëm në stacionin e policisë famkeqe në Gjakovë.  Nuk ishte hera e parë që këta lloj njerëzish më bezdisin mua dhe shqetësojnë dhe shumë shokë të tjerë, ashtu , dhe  urdhërit të tyre ishte vështirë t’i  besohej, sepse për asgjë i asgjësonin shqiptarët dhe as që ndëshkohej dikush për raste të tilla, kur tërë pushtetin e kishte në dorë regjimi i Millosheviqit.

Një ditë polici « M », kishte qenë vetëm në fshatin  D, rrënzë Drinitbardhë, sikur herave tjera, ai fare nuk frikësohej se ishte një polic serb dhe sillej si donte ai vet ndër shqiptarë, por ai, kishte plot servila  e shërbëtorë shqiptarëfolsa, të cilët e shërbenin dhe e informonin në çdo imtësi, në çdo çast dhe i përgaditëshin  meze të mira e raki të fortë, deri sa tregojnë për të se, kur pinte mirë edhe gratë e tyre ua shkërdhente, ndërsa ata burracakët nuk guxonin t’ia prishin qejfin !…

Ky kriminel nuk  kishte qerdhe  vetëm në fshatin  D, por edhe në shumë fshatra të tjera në rrethinën e qytetit, me çrast  shqiptarët e pa ndershëm dhe servila të okupatorit  kishin për qëllim , që përmes këtij polici  famëkeq  t’a shfryejnë gjithë « mullanin «  dhe mëninë në njëri-tjetrin, i cili polic kishte marrë famë, duke ua thyer brinjë e gjymtyrë, kush hynte në durt e tij.  Ashtu pra, policin kriminel serb, të quajtur  Millo, shqiptarët e mbanin vet dhe e ushqenin sikur „quranin e pashkëve“, duke i dhënë me ngranë e me pi, vetëm për atë se shqiptarët i shfryenin inatët e veta me njëri-tjetrin, mirëpo edhe polici merrte grada të mëdha, sepse në komandën e vet , ai shpërblehej, duke ua marrë armët në shtëpi shqiptarëve me dhunë  dhe me urdhër të prerë, edhe nëse nuk e ke, duhet ta pjellësh armën dhe ta sjellësh në stacionin policorë !!!

-Ishte mesnatë, kur befas hyri në oborr një veturë dhe përmes dritave  duken 2-3 veta të armatosur, të cilët kishin përqëllim të afrohen sa më afër shtëpisë tonë,mirëpo babi rrinte natën më shumë zgjuar, sepse  e ngucte një koll i thatë dhe ia largonte gjumin dhe shpeshherë dilte  në oborr të vet, si gjithëherë që vjenë dikush dhe u del para… Urdhëroni, çka doni, ju tha policëve të armatosur, mirëpo,  ata nuk reaguan ashpër, por me një buzëqeshje të vrazhdë i thanë babit , ne jemi shokë të djalit tënd, vetëm rastësishtë rruga na shpie deri këtu dhe vetëm kemi një shkresë për t’ia dhënë djalit tuaj, që të lajmërohet vet në stacionin policorë, vetëm për një bisedë zyrtare. Ishte pak sa e çuditshme, shkeresën e sjellën në gjysmë të natës, kjo ishte vetëm një pretektst i policëve serbë…

Edhe një rast tjetër, thoshte babi, kur dola nëmes natë rastësishtë në oborr, dikush i ndezi dritat e kerrit dhe iku ! Por, babi kishte menduar se dikush e kishte humbur rrugën dhe nuk e bisedoj me të tjerët.

Njëherë tjetër një shok më tha, mbrëmë e kam parë një veturë,  natën qëndronte pranë vorrezave  të fshatit dhe brenda në të, dy veta pinin cigare, ata i shoh edhe herave tjera, aty rrinë po sa të bie terri.

Ashtu, edhe atë mbrëmje kur dole ti nga shtëpia, më kujtohet fare mirë , një veturë qëndronte përtej lumit, po sa je nisur ti, ata t’u kanë qepur mbrapa !

Dhe një ditë tjetër në një rrugicë ,polici i famshëm „M“, ishte edhe me dy të tjerë civil, dhe njëri prej tyre më foli  shqip e më pyeti për ty.  A  dinë më kë rri, me çka merret,  më kë shoqërohet,  ku shkon,  kur ka shkuar  në Zvicërr, dhe çka thotë ?  Ne , i dimë të gjitha,  më thanë policia, por duam të dimë më  shumë të dhëna.

Skenat dhe përgjimet e tilla ishin të përditshme ku do në vend, të cilat ishin të mërzitshme dhe të padurueshme. Të gjitha këto përgjime nuk i bënte vetëm polici serb“ M“, pa ndihmën e shqiptarëve servila, të cilët ishin shërbëtorë të betuar të tij dhe të regjimit serb të asaj kohe.

Sot, shpesh herë e mësyejnë  kokën e lodhur plot pyetje, ku është ai polici famëkeq“ M“me shokët e tij , të cilët nuk lënë gjë të keqe në këtë tokë shqiptare pa e bërë , ku janë ata zgjebana shqipfolsa, që i shërbenin në atë kohë atij polici dhe regjimit millosheviqian. Apo, sot koha ka ndryshuar, policin famëkeq  dhe të tjerët i  gjuajti rrufeja  e shqiptarëve të pafajshëm, ndërsa  shqipfolsa  nëse ka, atëherë kjo farë duhet të përgjohet , që mos  të shtohet fara e tyre, për  t‘i mos  i fëlliqur më  këto  troje  shqiptare !!!…

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen