Bashkbisedim mesë dy vëllezërve të një rrëjne ,gjuhe dhe gjaku-të një trungu shekullor

OP-ED | admin | 10.09.12 | 15:11

Pjesa e pare :
Mustafë shabani
Mustafë-Shabani
“Unë nuk guxoj dhe nuk mund të hesht të kaluarën ton,
ajo do më vriste më shumë se sa një plumb vrastar…“
Augustin Përgega
Unë isha duke bluar në kokë intervistën e filluar me Z.A.Përgegaj,dhe fjalia e tijë më tingëllon në kokë ku do të thoshte:
“Unë nuk guxoj dhe nuk mund të hesht të kaluarën tonë,
ajo do më vriste më shumë se sa një plumb vrastar…“
derisa Z.Ralf po lexonëte autobiografin e tijë,i cili mes tjerash thot:
Krijimet dhe krijimtaria e Z.A.Përgega adresojnë dhe prekun
me mprehtësi e imagjinatë të holl e profesionale tema, që nga realja deri te abstraktja.
Krijimtaria e tijë shumë e larmishëme dhe shumë dimensionale nuk vjenë si diqka spontane, porëse si nevojë shpirtërore e të shprehurit të ndjenjës përmes pikturës.
Ai në fillim do të përdor pastelin e pastaj kalon në akryl.
Te ai dominon ngjyra e kuqe, e cila zë vendin më me rëndësi dhe më domethënës në krijimtarin e tijë.“
Derisa zëri i ëmbël po depërtonte te të pranishmit e shumtë, mua edhe njëherë me tërhjekun vëmendëjen krijuesit tanë Mal Myrtaj skulptor i nivelit botëror,A.Përgegega pjesëmarrës të ekspozitës së sapohapur ,
si dhe piktori tanimë i dëshmuar Sokol Maloku, i cili kishte bërë një rrugë të gjatë,
për të nderuar këtë eveniment me rëndësi,dhe me vlera të larta profesionale,si dhe për të shijuar punën dhe mundin e kolegëve të palodhshëm.
„Më me ndikim dhe më me rëndësi ,është një eveniment i tillë ,
se sa qindëra mijëra klube ku pihet qaj të nxehët dhe ndëgjohen këngë folklorike.“
Më thot Sokoli.
Të cilit ia pres:
„Vetëm krijimtaria e mirëfillët si kjo depërton atje ku duhet .“
Andaj kjo punë dhe krijimtari e pashoqe , e pa zhurmë porë me një efekt
të pakrahasuar në të mirë të kombit tonë, në njërën anë,
të cilën e shoqëron një njerëzi dhe thjeshtësi dhe edukatë e kultivuar që
në fëmijërin e tijë të herëshme, në një familje të veqant dhe me një traditë të lashtë shqiptare më motivoj, që të bashkbisedoj me këtë krijues të mirëfillët ,
i cili me penën e tijë të artë
jo vetëm që portreton dhe pikturon njeriun dhe heroin tonë ,
porëse dhe lidh ura të reja miqësie.
Kjo do të ishte intervista ime e parë me ndonjërin,dhe ndihem krenar,
që mu dha rasti ,të kem këtë njeri engjëll në një bashkbisedim më shumë se sa vëllazëror.
Sadoqë deri më sot nuk i kam thënë dhe nuk i them askujt zotëri,
puna dhe mirësjellja e tijë për qdo lëvdatë ,ta imponon me qdo kusht
një gjë të tillë.
Folea ime dardane.
Zotëri i nderuar ju lutem në pika të shkurtëra na tregoni
kush është Augustin- Përgega???
A. Përgega: Po si qdo njëri nga ne edhe unë kam folen time dardane ,
dhe ai është fshati Balledrin(Doblibare)malësia e Gjakovës,
ku dhe mbarova shkollën fillore
Derisa të mesmen drejtimin e makinerisë e mbarova në Gjakovën time të dashur.
Që nga viti 1993 jetoj në Gjermani
Jam i martuar dhe kam një familje me të cilën krenohem.
Fëmijët tanë Floriani 12 vjeq dhe Rita 9 vjeqe mua dhe gruan time
na motivojnë dhe japin energji për një punë të pandalur.
Piktura është pjesë e pandarë e jetës sime.
Opinoni është i njoftuar me krijimtarin tuaj të bujsheme ,
që nga fëmijëria juaj e herëshme,po na tregoni më konkretisht ,
kur keni filluar te vizatoni-pikturoni???
A. Përgega: Qysh në shkollë fillore vizatimi më tërhiqëte,me kalimin e kohës
ajo kalojë në pasion,dhe piktura ime e parë daton në klasën e pestë.
Qysh atëherë ca më thuanin që kam talent ,dhe vazhdova kështu ,
derisa piktura u bë pjesë e pandarë e jetës sime.
Motivi im natyra,lumenjët,urat,liqenet.
Ndonjë përjetim të veqant në këtë drejtim si dhe …???
Disi krejt spontanisht dhe përplot emocione ,evokon ato kujtime të paharruara.
A. Përgega: Isha në orën e matematikës ,dhe derisa mësuesi po shkruante diqka në drrasë të zezë, unë po vizatoja në fund të fletores një pamje të natyrës.
Isha thelluar aq shumë në vizatim,sa që nuk e vërejta as mësuesin,
i cili më ishte afruar, dhe po më shiqonëte se si vizatoja.
Më preku mbi supe dhe unë u tremba .
Ai më pyeti :
Qka është kjo?
Gjiri i Ndue Jakut( Gjiri në drite të bardhë ) Ja prita.
Ai po më thoshte:
„Po ne kemi matematikë apo vizatim ??“
Unë u skuqa dhe mbylla fletoren ,derisa mësuesi hapi edhe njeherë fletoren
dhe tundi kokën.
Motivi juaj asokohe???
A. Përgega: Asokohe po pikturoja natyrën,lumenjë,ura,liqene,
dhe male sikur dëshiroja të shihja dhe pas maleve,të kaloja gardhin.

Ngjyra e kuqe është ngjyra e flamurit të Gjergjit Kastriotit prandaj dhe më tërhjek
Motivi juaj sot??
Në krijimet tuaja dominon ngjyra e kuqe ju lutem na e deshifroni këtë???
A. Përgega:
Pasiqë mbarova ca kurse ditore fillova të punoj me stilin modern dhe abstrakt.
Natyrisht ngjyra e kuqe më tërhjek më shumë,ajo është ngjyra e flamurit të Gjergj
Kastriotit
Kalorësit të kryqit i them unë e Z. Pergega vazhdon dhe kryeheroit tonë,
dhe vazhdon pa u ndalur.
Eshtë ngjyra e flamurit tonë të shenjët,
Të cilin e kishte bekuar dhe Zoti me ngjyrën e gjakut të të parëve tanë.
Andaj ngjyra e kuqe si e tillë më kujton të parët tanë ,
rrënjën dhe trungun e tyre- tonë, e cila u ujit me gjakun e të parëve tanë.
Unë nuk guxoj dhe nuk mund të hesht të kaluarën tonë,
ajo do më vriste më shumë se sa një plumb vrastar.
Ne si popull kemi heshtur edhe atëherë kur nuk kemi guxuar të heshtim.
Unë ndërhyj e zotri Përgega më ndgjon me vëmendje duke shtuar sa vijon:
Shqiptarët ose bëjnë shumë zhurmë për asgjë ,
ose heshtin edhe atëherë kur guri dardan fletë,
e shurdhmemecët nuk e ndëgjojnë ose nuk arrijnë ta kuptojnë.
Ka syresh të cilët ende këndojnë këngën e gjarpërit mu sikur dje ,
me të cilën pretendojnë hyrjen në Europë,ka të atillë edhe pse
nuk duan të ndëgjojnë këtë këngë shurdhuese dhe monotone ,
duke mos reaguar kundër altoparlantëve të kësaj zhurme tragjike ,
me vetëdije ose pa të bëhen pjesë e këtijë kori bretkocash,
të cilat vetëvriten duke dashur të jen pjesë e pranverës së vonuar ,
dhe pa lule e freski.
Z.A. Përgega:
Po pa lule dhe freski.
Një pranverë monotone dhe pa erë dhe aromë e cila nuk ka as jetë
dhe as gjallëri.
Një pranverë e tillë ku është heshtur bukuria e sajë është e vrar dhe e
gjakosur .
Prandaj ngjyra e kuqe është e pashmangshëme
Kjo ngjyrë më jep gjallëri dhe jetë,më inspiron, meqë me te më
duket sikur kryej misionin e engjëjve të lirisë sonë
Ajo si e tillë është strumbullari im, mbështetja ime, inspirimi im.
Nuk ka histori pa heronjë.
Zotëri Përgega fikson sytë te Gjergji dhe më bëhet sikur thot.
Nuk ka histori pa heronjë apo jo ?
Atëherë kur miq tanë të civilizimit europian shkruanin për ne ,
për heronjët tanë ,neve na pamundësohej qasja atje,
arsyet ishin shumë të thjeshta, po u shkollua kjo racë e zgjuar
do e mbisundoj ballkanin.
Andaj këtijë populli duhej hedhur hi syve ….
Z.Përgega hesht dhe heshtja e tijë thot shumëqka,ajo i gjason një vullkani aktiv ,
porë që rri heshtur ,për të mos provokuar zhurmë, tek ata që nuk kan,
nuk dijnë dhe njohin gjuhë dhe formë tjetër përpos zhurmës
Mua më kujtohet fjalia e tijë ,që heshtja është vrastare ,dhe e thyej atë duke
dashur te plotsoja mendimin e tijë them sa vijon: po këtijë populli duhej
vendosur perde para syve ose gjyzllyk aziatik ,përndryshe do ishin
rreziku i ballkanit i rehatisë së tijë sipas kutit sllavoislamik
Një kuti që tradicionalisht dhe historikisht ishte antishqiptar.
Shqiptarët u gjendën në mes kullës dhe qekanit .
Qekani ishin sllavët e jugut ,ndërsa kulla ata që me dhunë dhe
presion të paparë po kryenin modifikimin e shqiptarëvet ,gjë e cila po
u shkonëte për shtati sllavëve .
Sa më shumë shqiptar të modifikuar aq më pak shqiptar me rrënjë,
dhe po aq më lehtë, për ti shtypur dhe tkurrur ata.
Dikur mu bë sikur e lodha dhe heshta dhe unë .
Papritmas të dyve na mbuloj një heshtje
Derisa po na mundonte heshtja, ndërkohë po lexoja mimikën e tijë,
As zhurmë as heshtje porë bashkbisedim vëllazëror.
e cila sikur po thoshte as zhurmë as heshtje porë bashkbisedim
dhe krejtë spontanisht unë e pyes atë:
Nuk ka histori pa heronjë apo jo ?
Z.A. Përgega: Jo vetëm aq porëse nuk ka as të ardhëme pa ta ,
prandaj as jetë të dinjitetëshme.
Për të lehtësuar bisedën tonë vëllazore unë e pyes atë
Vitet e 90 për shqiptarët ishin një ecje nëpër tehun e shpatës së Demokleut
Si u bë që papritmas u gjendët në Gjermani?
Cili ishte shkaku i ardhejs suaj , largimit tuaj këtu kur jeni aq i
lidhur me tokën dardane??
Bashkbiseduesit tim gati sa i mbushen sytë me lot dhe fillon të rrëfej
Z.A. Përgega: Ishin vitet 1992-93,vite vërtetë të vështira,
shqiptarët si popull papritmas u gjenden në një udhëkryq,
gati te pakaluar,porëse duke qenë një popull paqësor, dhe të sprovuar historikisht,
dhe si bijë të Nënë Terezës qe jemi ,po hecnim nëpër tehun e shpatës së Demokleut,
të cilën na e kishte vendos një regjim barbar dhe shfarosës,
ata asokohe po virteshin me kroatët me të cilët kishin të njëjtën gjuhë ,
poashtu po vriteshin me boshnjakët ,me të cilët jo vetëm gjuha qe i bashkonëte
porëse me ta ksihin diku 25-30% martesa të përziera.
Këtijë regjimi me një mentalitet mesjetar po i duheshin ushtar,
për të vrarë popuj të pafajshëm, dhe shqiptarët si popull paqësor qe jan ,
nuk e donin një gjë të tillë,ata me dhembje të paparë po iknin nga trojet e tyre stërgjyshore,
vetëm që të mos vriten nëpër kazermat serbe, si dhe që të mos vrasin popuj ,
dhe njerëz tjerë për qëllime fashiste të një regjimi të ndyrë dhe barbar.
E kështu Kosova po boshatisej pamëshirë dhe pa u ndalur nga të rinjët e sajë,
nga pjesa e sajë më vitale.
Kështu sikur populli im edhe unë u gjenda ,në një situatë të jem ose të mos jem,
dhe zemërthyer ika nga ajo qmenduri,ku mund të isha i vrar,
ose të vrisja ndonjë falangist të atijë regjimi të shfrenuarr me ndjenja
dhe urrejteje te papare shovene, dhe ate vetëm e vetëm për të mbrojtur veten time.
Endërrat e mia mbetën te varura në gozhda
Pa dashje zgjodha ikjen ,dhe zemërthyer ia ktheva shpinën tokës së shenjët dardane ,
të afërmëve të mi, krijimeve të mija,të cilat isha i bindur që nuk do i gjeja ndonjëherë,
dhe ëndërrat e mia të arrija ato që synoja mbetën te varura në gozhda,
si të shumë bashkëkombasëve të mi.
Kjo nuk ishte e lehtë apo jo????
Njeriu është faktori për ti zgjedhur problemet e jo problemi vetë
Me një fjalë ishte ndoshta momneti me i rëndë dhe më
tragjiku i jetës suaj???
Z.A. Përgega:Gjithësesi.
Ështe e pabesueshëme nëse njeriu bëhet problemi vetë, dhe ato që mbetën ta varura në gozhda ka për ti zgjedhur
dhe mund ti zgjedh edhe vetë ,nuk i lejohet,gjëja më e vështirë në jetë
është ,kur njeriu nuk mund të jetë pjesë e problemit që duhet zgjedhur,
edhe pse e din rolin e tijë ,dhe kur roli i tijë degradohet në një nivel kaq të ulët,
njeriu paqesor dhe me dinjitet si populli i vetë,ndihet i lënë pas dore,
dhe përjeton katarzë shpirtërore,të cilat gati sa jan të
pareparuesheme,nëse ky avaz vazhdon pa u ndalur deri ne pambarim,
dhe sheh sikur të gjithë vijnë pas teje në pakthim,kjo është jo vetëm e dhimbëshme
dhe tragjike,porë diqka e tillë është e tmerrëshëme,sidomos në kohën
dhe raportet e reja shoqërore në të cilat po jetojmë.
Të zgjedhësh si indvid një vendbanim të ri pa dashjen tënde,qfar do të thot kjo për
europianin e sotem??
Po kur rrezikohet një popull i tërë me një shpërngulje kolektive-deportim siq na
kishte ndoshur në të kaluarën të na ndodhte sot, qfar do të thot kjo për
popujt e civilizuar???
Prof Dr. Ibrahim Rugova-Hyjnori ynë ishte njeriu i dërguar nga Zoti për të
shpëtuar këtë popull nga qbërja
Për fatin tim dhe të popullit të cilit i takoj dhe jam krenar që i takoj,
kjo tragjedi nuk ndodhi,fal Zotit dhe njerëzëve të cilët na i kishte dërguar ai.
Zoti dhe ata që po besonin në fuqin e tijë,e ksihin vu njeriun në qendër të vëmendjesë,
në rolin i cili i takon atijë,dhe ai e mundi të keqen.
Fal Prof.Dr.Ibrahim Rugovës dhe ekipit akademik që kishte krijuar,
dhe kishte pas vetes,u mund e keqja,pa bërë dhe zhvilluar as edhe
një të vetmen betejë.
Vizioni i tijë hyjnor-Terezian u përkrah nga miqët tanë,të cilët ishin kundër dhunës
Ky vizion hyjnor-Terezian u përkrah nga miqët tanë,të cilët ishin kundër dhunës,
dhe shpërngulja masvie u ndal,e ky ishte një satisfakcion i madh për mua,
dhe për dhimbjen e cila më rëndonte.
Doni të thuani ,fatin tuaj tragjik të ikjes pa dashje ,
nuk ia dëshironit popullit tuaj, dhe kjo ishte barra më e madhe që po ju
rëndonëte????
Z.A. Përgega:Po pikërisht kjo ishte dhimbja dhe barra ime që më rëndonëte .
Guri dardan peshon vetëm në tokën e shenjët dardane ,dhe filozofia dhe vizioni
hyjnor-Terezian i Rugovës mundi të keqen
Per fatin tonë të mirë nuk ndodhi më e keqëja,shpërngulja masive e shqiptareve,
kartë famkeqe jo vetëm e këtijë regjimi,porëse edhe regjimeve tjera anstishqiptare,
me të cilën kishin luajtur ,dhe po luante edhe regjimi më i ndyrë dhe më i egër
në këto hapësira i shekullit të XX.
Organizimi i mirë i shqiptarve atje dhe këtu,ku dhe unë dhash kontributin tim
,ishte një stabilizator shumë i mirë,dhe një lehtësim i madh shpirtëror ,
për mua dhe të tjerë që kishin fatin dhe tragjikën time dhe të popullit tonë të lashtë,
pjesë e pandar dhe bazament i fort i europës dhe civilizimit të sajë.
Shqiptarët historikisht i kishte bashkuar dhe i bashkon pothuajse gjithëmonë vetem dhuna dhe represioni i huaj.
Juve theksuat organizimin e mirë të shqiptarëvet këtu,
a mund të shtoni edhe diqka??
Z.A. Përgega:Po, shqiptarët i bashkon dhe i kishte bashkuar pothuajse gjithëmonë vetem dhuna dhe represioni i huaj.
Sikur ka hyrë dhe ka mbet ky fenomen në gjenin tonë,mbështetja në njërin tjetërin
për të mbijetuar, vetëm atëherë kur kërcnohet substanca jonë kombëtare.
Vallë a mjafton vetëm kjo mbështetëje ,dhe vetëm në situata të tilla, për të mbajtur
hapin me popuj të tjerë,dhe në një botë e cila edhe sot e kësaj dite ka mbet e polarizuar,dhe me sfera interesi???
Unë them jo,nuk mjafton dhe nuk është mjaft e pjekur dhe serioze,
për rrethanat në të cilat jetojmë, dhe na imponohen neve si popull.
Maratona e mbështetjesë në njëri tjetërin, për të mbërri te caku,
është e gjatë , me shumë pengesa të papara që na dalin shtegut tonë,
e gjithësesi dhe me shumë sakrifica të cilat duhet ti tejkalojmë,
vetëm me mbështetjen tonë te njëri tjetëri , dhe atë në kontinuitet
pa u ndalur,dhe pa u hamendur në asnjë situatë dhe me asnjë qmim mund tia dalim.
Popullit të cilit i mohohen heronjët e tijë,dhe nuk reagon kundër kësaj lufte speciale,
ai në heshtje üpranon modifikimin i cili është fatal për te
Kur një populli i mohohen heronjët, bijët e tijë më të shtrenjët ,
dhe ai pranon diqka të tillë në heshtje ose ruana Zot edhe me duartrokitje të pseudopolitikanëve ,kjo për mua do të thot një modifikim i ri
A nuk u modifikuam ne mjaft deri tani për qefe të huaja???
A thua cili popull u modifikua dhe mbijetoj?
Unë nuk njoh një popull të tillë as këtu rrethë nesh ,porese as edhe më gjerë
Kurrizi i cilit popull i pagoj këto modifikime??
Ne ishim, jemi ,dhe duhet të jemi Zot të kësaj toke, dhe atë vetëm si shqiptar
pasardhës të pallazgo-iliro -dardanve
Vetëm si të tillë dhe të bashkuar si një trup mund tu përballpojmë këtyre stuhive.
Zotëri Përgega ju lutem na tregoni diqka më gjatë rrethë integrimit tuaj,punes,familjes ,rrethit veprimtarisë suaj në Gjermani
z.A. Përgega:
Në Gjermani ketojë që nga viti 1993 kam kryer punë të ndryshëme si në hoteleri,ndërtimtari
Para 12 vitesh mbarova një rikualifikim i cili më mundësoj punën në logjistikë,
dhe në firmën ku punoj jam përgjegjës dhe organizator i gjithë eksportit.
Gruaja ime krahu im i djathtë është ekonomiste e diplomuar këtu në Gjermani,
dhe ajo kryen një punë me peshë dhe përgjegjësi të madhe
Djali Floriani është në klasën e 6 në Gjimnaz dhe është futbollist i dalluar
tek të rinjët e DJK Singen
Vajza Rita shkon në klasën e dytë ku ndërkohë njherë në javë ndjek mësimet në shkollën e muzikës
Ajo ka dëshirë të madhe të vizatoj me mua ,sidomos me ngjyrat e pastelit.
Këtu në Singen kemi një shoqëri të mirë ,dhe vendtakimi ynë është klubi
„Kosova“ Singen.
Vikendet dhe festat më shumë i kaloj në Zvicerr, ku kam vëllaun dhe motrën si dhe shumë familjar të tjerë. 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen