Fol Akademik Qosja , Fol Tani Kur Duhet

OP-ED | Rrezore | 16.05.14 | 00:24

Fahri Xharra

Me shkas : “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse.

Si kundërpërgjigje të këtij veprimi nga ana e malazezëve priten protesta nga ana e shqiptarëve, raporton portali “Malësia jonë”.

“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u shtanga që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët ( E.Durham, Londër 1920). ”Urrejtja serbo-ortodokse ndaj katolikëve u pa me 1913 në Luftën Ballkanike kur Malaziasit në emër të çlirimit të krishterëve e sulmuan kishën shqiptare të Mazrekut duke shkatërruar çdo gjë bile edhe freskat e të shenjtërve në muret e kishës (E. Durham). “Me 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rrjepën për së gjalli deri në vdekje Luigj Palin, prift françeskan shqiptarë nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të kryqëzohej në ortodoks (E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983 Harward) (F.Xharra: “Marrëveshja shekullore Turko-Serbe për shfarosjen e Shqiptarëve!”) Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar së bashku me anti-shqiptarizmin turk, herë veçmas e herë së bashku; bile edhe sot është aktiv…“ Këmbëngulja për t’mos u shkëputur nga thelbi i së keqes, do të çonte herët a vonë te e vërteta e hidhur se gjithmonë është e njëjta Serbi “(Ismail Kadare – Mbi krimin në Ballkan).

Fol Rexhep Qosja! E di se përse e kam fjalën ! Tani kur qyqet sllave po rifillojnë të këndojnë këngën e tyre të vjetër , tani na duhet fjala e jote me peshë . Fol i nderuar , se bota i pret fjalët e të mëdhenjëve të shkrimit , poltikës ditore nuk i zë besë!

Ju e dini fort mire qëllimin sllav dhe lojën e tyre me shqiptarët , ju e dini që “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. “ (Vesnik Srpske Crkve”) se me muslimanët shqiptarë e kanë më lehtë.

” Sepse me shqiptarët muslimanë e kemi më lehtë”.- këshu thonë sot e gjithë ditën

Ndarja e Shqipërisë pas 1913 -tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokava tona e donte një “marifet” të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut.
Ju e dini , Zoti Akademik që “Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. . . Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Këto janë thënjet e tyre jo të mijat ¸por unë iu besoj shumë në qëllimet e tyre.

Ju jeni njeri me ndikim , prandaj shprehuni , folni sepse e keni ditur që :” Me 20 Mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 Shqiptar Katolik, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik te Fshehur, jetonin aty. . Kur mbërritën Serbet, me qindra nga këta Laraman deshtën që haptazi të deklarohen që janë Katolik. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose Ortodoks. Jo katolik!”.
Po pse, ose musliman ose ortodoks ? Nuk e keni kuptuar Zoti Rexhep Qosja ?.

”Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. . Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atëherë e kemi më lehtë me ´ta. (Çubrilloviq). Por kjo do kohë”

Unë mendoja dhuna dhe zbrazja e tokave me dhunë për momentin nuk është opcion falë rrethanave të reja në botë , por ja që ka filluar në Malin e Zi .Por ja që ne heshtim!

Nuk të ha palla për Plavë e Guci , për Hot e Grudë? Po Vuthajt athua si janë ?

”Po unë si shqiptar apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht i kemi takuar besimit musliman , ne pranojmë që bashkëkombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë , dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjeseje të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë. ? Jo. Unë jo. Por as Ti ,jo!

Tek e fundit shqiptarët katolik nuk janë një mallë tregtar, me të cilët ne mund të bëjmë tregti. ! ( F.Xharra :” Katolikët shqiptarë dhe Serbia! , 16.01.14)”

”Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. . Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atherë e kemi më lehtë ´ta. (Çubrilloviq). Sa na duhet neve që të kuptojmë që ne nuk i takojmë një boteje lindore,? se si e thoshte Naimi që Dielli i shqiptarëve lindë në Perëndim. A pajtoheni ?
Edhe pse K. Jereqek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim. Pra ?
Kam shumë pyetje , të cilat e shprehin një hall të madh mbarëkombëtar Zotëri i Nderuar!

Me shkas : “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse.

Si kundërpërgjigje të këtij veprimi nga ana e malazezëve priten protesta nga ana e shqiptarëve, raporton portali “Malësia jonë”.
Serbia aspak nuk brengoset që sot nuk mund të përdorë të njejtën metodë si atë të viteve 1913 ,për pranimin e “ fesë së vërtetë “ (sllavo-ortodokse fxh), sepse po tenton në mënyra tjera të ralizon qëllimet e veta. Pse ne sot duhet të jemi “ altoparlanta” (zërritësa dhe zëdhënësa) të Serbisë?. E mëndojmë këtë ?
:“Serbët ishin armiqët e betuar të malësorëve katolik(. . . )serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar. ” (Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 )

“Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbeshtetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas herëshme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mesonte brezave te kaluaren dhe mbanin trashegimin e saj ne origjinalitet. “
E ndajmë të njejtin mëndim , besoj? Fol Zoti Rexhep Qosja!

Fahri Xharra, 13.05.14,
Gjakovë

Shkas për ketë reagim, lexo në vijim:

Arrin në 23 numri i shqiptarëve të arrestuar në Martinaj të Plavë-Gucisë

Arrestimet e 23 shqiptarëve të Martinajve të Plavë Gucisë u bënë rreth orës 11-të të paradites nga forcat speciale të Malit të Zi, për shkak se kundërshtojnë rindërtimin e një kishe pravosllave serbe të vitit 1935 në pronën e uzurpuar të familjes Prelvukaj, e cila kishë njihet si vatër e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Ndër të arrestuarit është edhe Naim Prelvukaj, ish Koordinator i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, me të birin 16 vjeç, Lisin. Enver Prelvukaj nga kjo familje thotë se banorët e Plavë Gucisë kudo që janë flasin më një zë,duke iu qëndruar pranë martinasve të tyre: “Ne do të veprojmë me zërin e arsyes dhe me siguri Martinajt,që nga SHBA-të dhe ngado që janë të shpërndarë, janë të vendosur që në çdo formë të kundërshtojnë rindërtimin e asaj kishe e cila ishte vatër e gjenocidit ndaj shqiptarëve, duke rrezikuar qoftë edhe me luftë!”.
Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës tha se qeveria e Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë dhe duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira diplomatike me Malin e Zi, do të insistojë në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë paqësore. “Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë në mbështetje të shqiptarëve të Malit të Zi si dhe në komunikim direkt me qeverinë e Mali të Zi si shtet fqinj dhe shtete partner, që e tejkalohet kjo situatë. Unë nuk mendoj që qoftë qeveria malazeze, qoftë shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi duhet të binë pre e provokimeve të cilat mund jenë nga jashtë“.
Mbijetesa e banorëve të Martinajve, fshat i banuar mbi 90 per qind me shqiptar, po rrezikohet dita-ditës. Krahas formave të tjera të diskriminimit ndaj këtij fshati, tash katër muaj pushteti i KK të Plavës po ushtron presion për ndërtimin e një deponie në këtë fshat, vetëm 350 metra larg vendbanimeve,burimeve dhe kaptazheve të ujit nga të cilat ujitën tokat e furnizohen amvisëritë. Presioni i radhës vjen nga Kisha Pravosllave Serbe, me tentimin për rindërtimin e një kishe të shekullit të kaluar, me ç´rast tentimi i martinasve për ndalimin e punimeve rezultoi me arrestimin nga forcat speciale malazeze të 23 shqiptarëve, nga i mituri Lis Prevlukaj 16 vjeç deri në më të moshuarin, Isuf Bali Balidemaj në moshën 80 vjeçare. Më këtë rast ka reaguar edhe Fondacioni Plave Guci me seli në Nju Jork, i cili ka paralajmëruar se do të shtojë aktivitetin edhe me protesta para ambasadës malazeze në SHBA dhe do të bashkërendojë ngushtë veprimet duke mbrojtur të drejtat legjitime të të gjithë shqiptarëve në vendlindjen e tyre, në Plavë Guci. (A. B.)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen