QUANE SI TË DONI…

OP-ED | Dedë Preqi | 16.05.14 | 06:22

Dedë Preqi

(Nëse doni, quane terrorist, apo përson i kompletuar, gjegjësisht i pa kompletuar, në aeroplan kanë qenë 150 pasagjerë, kryesisht shqiptarë, në realicionin Zyrich-Prishtinë, kur një shqiptar me një shkrepsë dhe një shishe langu në dorë u kërcnohet udhëtarëve „Allah egber, të gjithë do të shkoni në xhenet, apo xhehnem“).

Pse ne shqiptarët kemi probleme akoma me identitetin tonë kombëtarë përkundër të tjerëve, apo ndoshta duam që t’a tëhollojmë aq hollë, sa që deri të këputët dikund ajo fija e jonë nëpër këto periudha të farkuara historike. Nuk do të thotë, që të ndalëmi e mos të gjurmojmë gjurmët e lashta historike të ilirëve dhe dardanëve, por ti kushtohemi më shumë të tanishmës së çoroditur, apo të ardhmës tonë ndoshta më të lumtur, dhe jo, të trillojmë historinë tonë, apo të anashkalojmë realitetin dhe rrënjët tona burimore, dhe në fund të fundit çdo gjë që veprojmë në emër të ideologjisë ekstremiste dhe fetarizmit, nuk i kontribuojmë as atyre, nëse e lëmë mbrapa identitetin tonë kombëtarë.
Shqiptarët ka do që janë të shpërndarë nëpër botë, lënë të kuptohet se kishin përshtypje të mira, ndërkaq, veprimet e së tanishmës së disa prej tyre që disponojnë me ideologji të imponuara, apo të kopjuara nga ato më të vrazhda që përjeton njerëzimi, sidomos kur po çfaqën në shumë vende të botës viktima të një brutaliteti të pamëshirshëm kundërnjerëzor, si një fenomen tragjik i luftrave vëllavrasëse, që na japin material të bollshëm ta kuptojmë më mirë rrolin e tyre diskriminues, të cilat burimin e kanë nga ekstremizmi fetar.
Motivet natyrisht në këtë rast nuk vijnë nga një aspekt i drejtë shoqëror, por janë shprehje e lakmisë nga ana e shpirtit ekstrem të një shoqërie të veqantë, kundër asaj mënyre jete që është ndoshta më parimore, dhe që është e zonja ti flakë të gjitha prangat e paragjykimëve, të kanunëve, dhe normave të konzervuara dhe normave ektstrmiste islame, të cilat në parim nuk e kanë islamin si embrion nga tradita burimore dhe origjinale, por islamin ekstremist dhe radikal, i cili nuk njeh të tjerë, që janë të evidentuar ndryshe.
Nga ana tjetër, sikur të pajtoheshim me faktin se është fjala që lind nga devegjenca të ndryshme, siq mund të jetë në çdo tjetër ideologji fetare, por situatat dramatike dhe tragjike të cilat janë evidente në gjithë botën e islamizmit ekstrem, në shkatërrimin e njerëzve të pafajshëm, duke përfshirë edhe fëmijë, nga do që të nisësh, nuk përputhët me parimet dhe sigurinë e lirisë njerëzore, e cila divergjencë kërkonë ndihmë gjithmonë nga vendet dhe njerëzit që kanë mëshirë njerëzore, të cilët ata mund të quhen njerëz të denjë dhe jo ata që veprojnë në emër të zotit, përkundër dëshirës dhe vullnetit të Tij.
Pikërisht kjo plasaritje e njerëzimit i takon edhe shqiptarëve, që akoma nuk kemi mundur ta dimë dhe të marrim me mend fundin e kësaj loje të çmendur, edhe nëse një pjesë të shkakut të kësaj loje mundohemi ta gjejmë te zaptuesit tanë historik, të cilët kanë lozur me shekuj me fatin tonë, duhet së pari ta kërkojmë shkakun nga vetëvetja. Dhe sikur më tërë këtë ngarkesë që dikush nga faktori shqiptarë e ka marrë përsipër, duhet të paramendojmë, ose së paku ta kemi një vizion të qartë për kompleksitetin e brendshëm, por edhe të jashtëm të kombit tonë, i cili nuk duhet të pranoj dhe të durojë çfarë do ekstremizmi të tillë, që i gatuhet në këtë mënyrë dhe nga brumi i këtyre rrethana ve.
Pra, nëse e trajtojmë brenda kontekstit të këtij sfondi, a do të ishte një veprim i mirë, ashtu sikur që ndodhi rasti i dytë brenda dy muajve, që kanë karakter terrorist, si do që ta marrim dhe ta analizojmë, njëri rast ishte në Gjermani dhe tjetri ndodhi këto ditë në Zvicërr. Ky i fundit një shqiptar që udhëtonte në linien Zyrich-Prishtinë, duke iu kërcnuar më se 150 pasagjerëve në aeroplan, i cili me një shkrepsë dhe një shishe langu në dorë, duke bërtitë „Allahu ekber“, i mbanë nën ankth gjithë udhëtarët dhe pilotin, por shkathtësia e një shqiptari të taletuar i shpëton nga më e keqja, i cili e neatralizon përsonin në fjalë. Ndërsa, policia e Kosovës dhe gjykatësi paraprak në Prishtinë, pas marrjes në pyetje përsonin e krimit, e kanë lëshuar në shtëpi, pasi që familja e tij ka deklaruar se përsoni që ka terrorizuar është me të meta.
Prandaj, është apo nuk është kjo ndjenjë e këtij përsoni me një veprim të gabuar dhe terrorist, i cili me vetëdije, apo pa vetëdije vepron në këtë mënyrë, apo si e tillë ky veprim është imponuar në rrethana specifike. Në sipërfaqe bien në sy edhe shumë autorë të tjerë, sikur rasti në Gjermani, kur një i ri shqiptarë shkrep duke i vra dy ushtarë amerikan, ashtu edhe në Amerikë janë të akuzuar me dhjetra të tjerë shqiptarë, të cilët aderojnë dhe e përkrahin terrorizmin e Alka-ides, edhe ky i fundit në Zvicërr, hynë në grupin e tillë, por me një specifikë tjetër dhe të çuditshme, sepse pasagjerët në aeroplan mund të kenë qenë të gjithë shqiptarë, atëherë duke pasur nuancat e një motivimi të tillë, lind dyshimi se autori kundër kujna po terrorizon, apo kundër popullit të vet.
Faktori që e degëzon këtë kategori njerëzish është me pasoja, fjala është për pasoja jo vetëm individuale dhe kolektive, por pasoja dhe përgjegjësi më të gjëra, të cilat janë ato nacionale. Sidomos në dy shtetet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, mund të gjejmë argumente të panumërta në favor të këtyre veprimëve, sikur që janë rastet e shumë shqiptarëve të regretuar që luftojnë në Siri, prej të cilëve ka shumë të vrarë.
Çfarë dëshirojnë shqiptarët me këto epizode, apo të tregojmë se akoma nuk jemi çliruar prej mbeturinave të huaja, të cilat e egërsojnë dhe helmojnë shpirtin e shqiptarëve, që në këtë mënyrë nuk ka dyshim se po e bëjmë bashkimin e fatkeqësisë tonë, dhe një projekt i tillë, kurrë nuk do të prodhojë stabilizim dhe mirëqenje njerëzore në shoqërinë tonë shqiptare. Është shumë shpejtë të harrojmë pasojat e luftës së fundit, traumat dhe tronditjet psikike të shqiptarëve që ia imponoi regjimi serb, dhe besohet se duhet të jenë prezente këto gjurma të rënda dhe tragjike, por jo edhe në këtë mënyrë, nëse veprimët e njerëzve të tillë bëhën në vende publike me vetëdije, apo pa vetëdije, kur janë në pyetje me qindra udhëtarë.
Kurse arsytimi i organeve të Kosovës, mbi të cilin mbështetët ky pohim, është disi i dyshimtë edhe pse rrjedha e ngjarjes nuk është një trillim, por dëshmi e ankthit të fëmijëve dhe familjarëve tanë që kanë qenë në aeroplan, dhe se arsytimi nuk ka bazë të kufizohet absolutivisht vetëm me fatin e një protagonisti, por edhe shumë të tjerëve, dhe protagonistët e tillë dalin sa intensivë në shumë raste të tjera, edhe pse ndoshta dikush thotë, mos të ekzagjërojmë, apo të merrët në asnjë mënyrë si argument për të pranuar një përsonazh si të kompletuar, gjegjësisht të pakompletuar.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen