Pesë gjeneralët më briliantë të të gjitha kohërave, Skënderbeu i katërti

Histori & Fakte | Rrezore | 17.05.14 | 11:18

Portali “SiliconIndia” ka bërë një renditje të pesë gjeneralëve ushtarakë më të mëdhenj të të gjithë kohërave. Mes tyre është edhe Skënderbeu, që mban vendin e katërt.
Aleksandri i Madh

Mbreti i Maqedonisë dhe pushtuesi i Perandorisë Persiane, Aleksandri i Madh konsiderohet si një prej gjenive ushtarakë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ishte frymëzim për të tjera pushtime të mevonshme.

Ai lindi në kryeqytetin e Maqedonisë së lashtë në vitin 356 Para Krishtit. Ishte biri i Filipit, Mbretit të Maqedonisë dhe Olimpias, princeshës së Epirit fqinj.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai e udhëhoqi ushtrinë e tij në fitore të njëpasnjëshme në territoret persiane, në Azinë e Vogël, në Egjipt dhe nuk pësoi asnjë humbje. Fitorja më e madhe e tij ishte Beteja e Gaugamelas, që tani ndodhet në veri të Irakut, në vitin 331 Para Krishtit. Mbreti i ri i Maqedonisë, lider i grekëve, sundoi Azinë e Vogël dhe u bë faraon i Egjiptit dhe mbret i madh i Persisë kur ishte vetëm 25 vjeç.

Napoleon Bonaparti

Lideri ushtarak francez dhe perandor, Napoleon Bonaparti ishte një nga sundimtarët më të mëdhenj që ka njohur bota. Ai njihej edhe si Napoleoni I dhe pushtoi shumicën e Europës në fillim të shekullit të 19-të. Lindi në Korsikë dhe shumë shpejt ngjiti shkallët ushtarake gjatë Revolucionit Francez.

I mprehtë, ambicioz dhe një strateg ushtarak, Napoleoni udhëhoqi me sukses beteja ndaj koalicioneve të ndryshme të vendebe europiane dhe zgjeroi perandorinë. Megjithatë, pas një pushtimi katastrofik francez të Rusisë në vitin 1812, Napoleoni abdikoi nga froni dy vjet më vonë dhe u mërgua në ishullin Elba. Në vitin 1815 u kthye për pak në pushtet. Pasi humbi në Betejën e Vaterlosë, ai abdikoi sërish dhe u dërgua në ishullin e Shën Helenës, ku vdiq në moshën 51- vjeçare.

Xhingis Khan

Një luftëtar dhe sundimtar i madh mongol, Xhingis Khan e nisi nga asgjë për të krijuar një nga perandoritë më të mëdha që ka njohur njerëzimi, duke shkatërruar fiset në verilindje të Azisë. Pasi bashkoi fiset nomade në rrafshnaltën e Mongolisë, ai pushtoi hapësira të mëdha në Azinë qendrore dhe në Kinë.

Kur ishte vetëm 20 vjeç, nisi të ndërtojë një ushtri të madh me qëllim shkatërrimin e fiseve individuale dhe bashkimin e tyre nën sundimin e tij. Ai ishte i suksesshëm: Perandoria Mongole ishte më e madhja në botë përpara Perandorisë Britanike dhe zgjati deri në vdekjen e tij.

Suksesi i shpejtë i ushtrisë mongole i dedikohet kryesisht taktikave brilante ushtarake të Xhingis Khan, si dhe faktit që ai kuptonte motivimet e armiqve. Shumë njerëz u masakruan gjatë pushtimeve të tij. Megjithatë ai lejoi lirinë fetare për subjektet e pushtuara, hoqi torturën dhe krijoi të parin sistem ndërkombëtar të postave.

Skënderbeu

I vlerësuar si heroi kombëtar në Shqipëri, Skënderbeu ishte një prej sundimtarëve ushtarakë që arriti të dëbojë turqit otomanë nga vendi i tij për mbi dy dekada, duke ndalur përpjekjet e Turqisë për të përhapur Islamin në një zonë të dominuar nga katolikët romanë.

I rrëmbyer nga turqit otomanë kur ishte i vogël, ky luftëtar shqiptar i lirisë u rrit nën Islamin dhe u trajnua si një gjeneral brenda radhëve të ushtrisë turke.

Si komandant i princëve vendas në Shqipëri, ai shkaktoi një revoltë në vendin e tij në vitin 1444 dhe arriti të ndalë përpjekjet e shumta të osmanëve për të marrë përsëri Shqipërinë dhe për ta vendosur atë nën sundimin mysliman.

Atila i hunëve

Mbreti i shekullit të 5-të në Perandorinë Hune, Atila, është një nga sundimtarët më të sukseshëm barbarë. Ai bashkoi fiset e mbretërisë hune dhe thuhej se ishte një sundimtar i drejtë i popullit të tij. Ai njihej megjithatë si agresiv dhe i pamëshirshëm gjatë fushatave për zgjerimin e perandorisë së tij. Ai shkatërroi toka të tëra nga Deti i Zi deri në Mesdhe dhe mbolli frikë në të gjithë Perandorinë Romake. Ai nuk arriti megjithatë kurrë që të pushtonte Konstandinopojën dhe Romën dhe la pas një familje të ndarë kur vdiq në vitin 453./Express/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen