Kryepeshkopi i kishës shqiptare, greku Anastas Janullatos i vetëshpallur varrmihës për Shqipërinë!
OP-ED | admin | 13.09.12 | 21:09
Luan(Asllan)Dibrani
Po i ofrohem ditës së madhe dhe të shenjte të „Pavarësisë së Shqipërisë“, qe ky 2012 për shqiptarët do të jetë një sfidë , dhe një përvjetor shekullor. Ky vit shqiptarët i gjeti dhe po i gjen prapë të coptuar, sipas apetiteve të armiqve dhe pushtuesve shekullor, mbetën mbi gjysma e territorit jashtë Shqipërisë . Nga qarqet serbo – sllavo -greke edhe sot shqiptarët po përballen me një fenomen tjetër të programuara , qe moti në kuzhinat e Athinës dhe të Beogradit, i cili ka krijuar hapësira shumë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe normalitetin e jetës në shtetin shqiptar. Roli i Kishës Ortodokse Greke është i pranishëm dhe në mënyrë të ftohtë me ideologjinë e saj me frymën helenike e raciste, po depërton në edhe në Republikën e Shqipërisë, duke e trazuar herë pas here jetën socialpolitike me provokime dhe incidente, të cilat mbartin pasoja të rrezikshme duke filluar me një agresion ideologjike fetar grek kundër çështjes çame menjëherë pas luftës së dyte botërore. Duhet të jemi kundër politikave fetare dhe veprimeve politike të kishës serbe apo asaj greke që cenojnë kombin shqiptar kudo që ndodhet, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi apo në Çamëri po pse jo edhe në Shqipëri pasi u shfaq dhe është një shtet e pavarur qe një shekull. Tendencat e helenizimit të „Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare e dirigjuar nga një agjent ,antishqiptar Anastas Janullatos i vendosur si kryepeshkop ne formë dinake të Kishës ortodokse shqiptare “ janë të dukshme dhe shpesh janë bërë objekt i jetës shqiptare, duke shkaktuar njëherazi edhe habi. Anastas Janullatos i vetëshpallur , është grek i dërguar nga Greqia me mision për të mos pasur kishë shqiptare, pasi ortodoksët e Shqipërisë, konsiderohen grekë nga kisha greke .I financuar dhe i autorizuar qe te vijë në Shqipëri në cilësinë e një fare misionari që t’i greqizoj shqiptarët ortodoks,lind pyetja pse në krye të Kishës Shqiptare Autoqefale Ortodokse të jetë një grek edhe aq ma keq qe është i frymëzuar me një shovinizëm të papare antishqiptar!?… A thua se pak ka njerëz Shqipëria qe t’i udhëheqë ritet fetare në gjuhën amtare?!…
Anastas Janullatos greku antishqiptar një prifti grek, qe bënte propagande antishqiptare në vitin 1994, solli reprezaljen me të tmerrshme greke kundër emigranteve shqiptarë. Atëherë ma shumë se 210.000 mijë emigrantë shqiptarë u përzunë dhunshëm, u rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen të gjitha dokumentet?. Me qindra e mijëra u vranë dhe nuk u dihen as eshtrat se ku i kanë. Vete Janullatosi me grupin terrorist antishqiptar , ka shkaktuar shumë probleme si vendosja e gurëve të varreve me mbishkrime greqisht për ushtaret e vrarë gjatë Luftës se Dyte Botërore. Ngjarja shkaktoi një zemërim të madh në Shqipëri, të pasuar me spastrime të shqiptareve nga Greqia por edhe greqizmin e shqiptarëve ortodoks në Shqipëri, gjë qe është edhe një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, por edhe qeveria shqiptare, e sajuar me vesh të shurdhër po e acaron edhe ma tepër gjendjen qe në shtëpinë tënde, të lejohen provokime aq brutale, pa reagua as me të vetmin gjest kundër kësaj figure barbare. Politika propaganduese antishqiptare të ngjashme me atë serbe para bote, mundohen ta diskreditojnë qenien shqiptare përmes vëllezërve tanë shqiptarë të besimit ortodoks etj. Ky njeri i veshur me të zeza dhe mjekër të gjatë me kryqin në dorë, pas shpinës së zotit ka marrë rolin e një varrmihësi në tokën shqiptare edhe për Shqipërinë. Me shkopin e tij Janullatos po i mat udhët e Shqipërisë dhe kur e kur në „emrin e Zotit“ po ua zgjat dorën besimtarëve ortodoks shqiptarë me peshqeshe te vockela por mashtrime të mëdha! Ai,në vazhdimësi të skenarëve mesjetarë e ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë të popullit shqiptar në Shqipëri, që ishin të shtrënguar të marrin udhën e kurbetit edhe për në Greqi. Po me këta skenarë, nëpër qendrat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Kisha Ortodokse Greke ne krye me Anastas Janullatos ka organizon aksionin për të ndihmuar me nga 300 euro secilin shqiptarë që e përqafon dhe mishërohet me identitetin Ortodoks në Greqi(!!). Ka të dhëna se në këtë regjistër „për mëshirën e Zotiti kanë bërë uratën për kryepeshkopin Janullatos hiq më pak se 2oo mijë shqiptarë (pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare…!). Kjo politikë antishqiptare u përpoq të vazhdoj me mashtrimin edhe të mbi 200.000 shqiptarëve edhe në jugun e Shqipërisë duke tu jap pensione me kusht qe ti nderojnë emrat dhe mbiemrat nga shqiptarë në grek , e qe ato para shqiptarët tanë i morën deri para pak muajsh qe në bazë të krizës së Greqisë u detyrua parlamenti grek të tërhiqet publikisht nga financa e ma tutjeshëme, kështu qe këtu shqiptarët e jugut ma në fund fituan në lojën e shahut ,shfrytëzuan paratë mbi 20 vjet dhe në fund i dhanë mat Greqisë, duke e lenë me gishta në gojë, qe ndërprerja e pensioneve i detyroj të mbesin prapë shqiptare ose janë duke u vetëdijesuar akoma!?… Atyre ju bë presion i madh , duke i porositë që të jenë me afër shpirtit heleno-grek duke e harruar Atdheun, Kombin dhe Shqipërinë. Një histori identike të rreme dhe të trilluar, krijuan dhe serbët! Serbët me akademikët e tyre, me historianët dhe me kishën e tyre shoviniste ortodokseme me skenar antishqiptar , të cilët nxorën mitin se Kosova na qenka zemra e Serbisë, se aty ata kanë manastire dhe kishat të veta , të cilat ua morëm ne shqiptarët. Me këto përralla, ata e binden dhe boten perëndimore duke e mbajtur dhe shtypur Kosovën shqiptare me zjarr, hekur dhe masakra, për të zhdukur qenien si shqiptar deri në luftën e fundit në Kosove, ku sot e kësaj dite me enklavat serbe me qendër ne veriun e Mitrovicës po e terrorizon akoma faktorin ndërkombëtar me propagande ,por edhe popullin shqiptarë në atë rajon .
Pa dyshim e njëjta propagandë po ndiqet edhe ne nga komandanti Janullatos i të gjitha të këqijave që po ndodhin në Shqipëri, i cili po zhvarros fëmijët, gratë, dhe pleqtë shqiptare nga varrezat e Kosines në Përmet dhe zona te tjera te Shqipërisë duke krijuar varrezat e ushtareve dëshmore të Vorio-Epirit në zemër të Shqipërisë jugore në Këlcyrë, e cila është djegur me qindra herë nga shovinistët grekë.
Pamje e politikanëve shqiptarë me Anastas Janullatos , pos qe e ndiejnë shqiptarët veten te fyer ,këta zbehin reputacionin e vet politik intelektual dhe atë kombëtar pran popullit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar, duke mos ndërhyrë qe ta demaskojnë dhe ta largojnë urgjentisht nga Shqipëria dhe te vihet një Prift shqiptar në krye të „Kishës Autoqefale Shqiptare në Shqipëri“ qe si themelues ishte Fan Noli.
Të gjitha këto mbrapshtësi, kane fatkeqësisht dhe bekimin e “baballarëve akademikë” të kombit, sepse Janullatos e di se legalizimi i veprave antishqiptare, ka vlerë kur vulosen me vulat e shtetit Shqiptar të cilat, për momentin i kanë në duar disa shqipfolës politikan që po legalizojnë këtë helenizim edhe ne zemrën e Shqipërisë. Duke parë helenizmin e madh që ka përfshirë Shqipërinë dhe rrezikun , sidomos pjesën jugore të cilën helenistët grekë po e thërrasin Vorio-Epir në Shqipëri është duke u organizuar edhe kundërveprimi nga klerikët ortodoks ,shqiptar me qellim qe Shqipëria këtë përvjetor ta manifestoj e bashkuar dhe unike me „Kishën Autoqefale shqiptare“ e organizuar nga vet shqiptarët.
Këto ditë u organizua „Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare“, – theksojmë ‚Kombëtare Shqiptare‘, sepse për Janullatosin nuk ka komb shqiptar në Ballkan, – Ky komitet u ka bere thirrje, me dashuri dhe zemër të bardhë, të gjithë priftërinjve të kishave ortodokse kudo që ndodhen, të mbajnë meshë më 28 Nëntor 2012, me rastin e deklarimit të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorën.
Ky komitet sugjerojnë, duke respektuar korektësisht aftësitë e priftërinjve shqiptarë , se përveç liturgjisë biblike, të kujtohen njerëz të nderuar, si: Ismail Qemali, Fan Noli, Visarjon Xhuvani, Kristofor Kisi etj. Më 28 Nëntor 2012, në atë festë me flamuj, le të bien dhe kambanat e kishave ortodokse, për të falënderuar Zotin e madhërishëm, që bekon dhe ndihmon shqiptarët drejt ndriçimit përfundimtar të mendjes dhe shpirtit, sipas ligjësive dhe udhëzimeve të përkryera, që ka përdorur për të krijuar jetën e pafundme thekson ky komitet .
Pastaj në thirrje vlerësojnë , se Kisha Katolike, ose vëllai ynë, ashtu si besimet e tjera mysliman dhe bektashijnë që janë po vëllezërit tanë, janë të e mirëpritur dhe ajo në aktivitetin teologjik, për të ushqyer shpirtin shqiptar në atë ditë të bekuar qe te jete gjithenje primare çështja kombëtare. Komiteti për Mbrojtjen e Pavarësisë së Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare, fton priftërinjtë ortodoksë shqiptarë, t’i bashkohen këtij komiteti me çfarëdolloj mënyre dhe mjeti, për të vendosur në vend statutin e kishës së ndërtuar nga Fan Noli i madh, si dhe të punojmë bashkë për kongresin e rilindjes së Kishës Ortodokse, mbi baza kombëtare shqiptare, ashtu siç e dëshironin të parët tanë dhe ata që dhanë jetën ndër shekuj, për këtë Shqipëri të cunguar që kemi sot theksojnë nder te tjera përfaqësuesit e këtij komiteti:
„KOMITETI PER MBROJTJEN E PAVARESISE SE KISHES ORTODOKSE KOMBETARE SHQIPTARE“
Këshilli i Kishës „Shen Maria në Elbasan në krye me At Nikolla Marku“ është duke kryer një punë të shenjtë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, andaj le të mbesin ky shkrim si mesazh i ndërgjegjeje se njerëzve te luhatshëm dhe të dyshimtë , qofshin njerëz të mashtruar , të preveligjuar dhe të paguar nga ky mikrob antishqiptar Janutollasit , apo edhe nga organet qeveritare greke , ti kthehen arsyes dhe realitetit , ti bashkohen komitetit te mbrojtjes se „Kishës Shqiptare Autoqefale“ si formues qe ishte i madhi Fan Noli i shkrimeve dhe kulturës shqiptare , qe la gjurmë në letërsinë shqiptare. Le të mbetet një shpresë qe me krijimin e unitet të priftërinjve shqiptarë ortodoks në Shqipëri do të jetë goditje për antishqiptarin grek Janullatos qe operon në Shqipëri si me qenë midis Athinës me veprime antishqiptare.
Shtator 2012 Shtutgard
Komente