Kryesia e PSHDK’së: Koalicioni me PDK’në kundër vlerave të PSHDK’së

OP-ED | Rrezore | 17.05.14 | 14:30

Gjashtë anëtarë të Kryesisë së PSHDK’së kanë dalë kundër koalicionit të kësaj partie me PDK’në e Hashim Thaçit.

Sipas tyre, koalicionit PSHDK me PDK është kundër vlerave të cilat angazhohet PSHDK.

Lexojeni njoftimin e plotë:

Ne jemi kundër koalicionit të PSHDK-së me PDK-në, sepse ky koalicion, u fabrikua dhe u orkestrua pa një debat të brendshëm, pa qartësi politike dhe si i tillë ishte kundër vlerave për çka angazhohet PSHDK-ja dhe është në kundërshtim me filozofinë politike demokristiane.

Janë këto arsye dhe shumë tjera, të cilat na shtyjnë të deklarojmë publikisht se ne jemi kundër këtij koalicioni.

Ne vlerësojmë po ashtu, se me këtë koalicion, PSHDK-ja ka dalur nga natyra e saj politike dhe ideologjike.

Ne jemi të bindur se një parti politike, kuptimin e ekzistencës e gjen vetëm duke pasur parime dhe identitet të qartë politik, ideologjik dhe kulturor. Prandaj, nuk mund të jemi pjesë e një koalicioni, që synon tjetërsimin e historisë sonë kombëtare, mohon figurat kombëtare dhe identitetin europian të Kosovës.

Po ashtu, ne njoftojmë opinionin dhe elektoratin demokristianë, se tani e tutje, do të veprojmë si senatorë demokristianë, pjesë e Senatit Demokrisitan Mbarëkombëtar, me seli në Tiranë.

Me respekt,anëtarët e Kryesisë së PSHDK-së:

(Ndue Ukaj,Gjon Berisha,Prend Buzhala, Engjëll Duzhmani, Brikena Ceraja-Beka, Arben Kqira)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen