Arriti në Kosovë karvani me ndihma humanitare mjekësore

Diaspora | Rrezore | 01.06.14 | 22:30

Ka arritur në Kosovë karvani me ndihma humanitare mjekësore të organizatës humanitare gjermane “Biker Brummi-Hilfe e.V” (BBH). Kjo organizatë, në bashkëpunim me “Eurobiker Charity Croatia”, sollën në Kosovë pajisje për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë dhe në Istog.
Ky donacion, i përbërë prej 17 kamionëve 40 tonësh, ishte ndalur në Kumanovë, të cilës i është dedikuar një pjesë e donacionit, ndërsa një pjesë do t’i shkojë nesër edhe Rrëshenit dhe Tiranës. Ky është projekt që zhvillohet nën ombrellën e Bashkimit Evropian dhe të ministrit Federal për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.
Ministri në largim i Shëndetësisë, Ferid Agani, e vlerësoi këtë si një kontribut të drejtpërdrejt të shtetit gjerman për të përçuar mesazhin e paqes dhe të bashkëpunimit midis popujve në rajon në rrugën drejt integrimeve.
Ambasadori gjerman, Peter Blomeyer, tha se iniciativa për të ndihmuar me pajisje ka qenë e mjekëve gjermanë, të cilët kanë vizituar qendrat shëndetësore në Kosovë, kanë mbajtur evidencë për nevojat dhe kur janë kthyer në Gjermani, bashkë me qytetarët gjermanë, janë mobilizuar në mënyrë që të ndihmojnë shëndetësinë kosovare. /Telegrafi/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen