Tash fillojnë pazaret, asgjë e thënë në fushatë nuk vlen më

Analiza & Komente | Rrezore | 11.06.14 | 23:20

Një prej mësimeve nga këto zgjedhje, që nuk ishte marrë seriozisht nga e kaluara, është se duhet përfundimisht të rregullohen listat zgjedhore. Është jologjike që Kosova të ketë sa banorë aq edhe votues. Duke pasur parasysh se listat e votuesve janë të çrregulluara, mund të thuhet se dalja prej 43 % në votime është sukses. Por këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit me lista të tilla të votuesve

Augustin Palokaj

Augustin Palokaj

Zgjedhjet përfunduan dhe tash fillon periudha e pazareve. Nëse dikush ishte lodhur nga fushata, tash do të lodhet nga kalkulimet se kush do të shkojë me kënd dhe për çfarë çmimi. Por për dallim nga fushata zgjedhore, ku politikanët në rastin e Kosovës e thonë qëllimisht edhe atë që nuk e mendojnë seriozisht, tash në tregtinë për pjesëmarrje në pushtet, dhe për marrjen e një pjese të tillë, do të dëshmojnë sinqerisht se a kanë apo nuk kanë parime.
Prej sot gjithçka që është thënë gjatë fushatës nuk vlen më. Prandaj, pa marrë parasysh rezultatin final dhe kush është fitues relativ (sepse fitues absolut nuk ka në këto zgjedhje), gjithçka është e hapur rreth krijimit të qeverisë së ardhshme të Kosovës. Ata që kanë thënë se nuk shkojnë me atë apo këtë parti, do të gjejnë justifikimet e tyre në stilin „jo, po kështu po kërkojnë miqtë ndërkombëtarë“ apo „ e bëjmë këtë në të mirë të së ardhmes së Kosovës“ apo një justifikim tjetër.
Por në analizat e para të këtyre zgjedhjeve duhet shikuar disa gjëra të tjera. Ato, së paku në bazë të asaj që dihet deri tash, kanë shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi. Pas zgjedhjeve të suksesshme lokale, këtu mund të thuhet se Kosova ka bërë edhe një progres, dhe kjo do të reflektojë pozitivisht në imazhin e Kosovës dhe në gjasat e saja për të vazhduar, aq sa e lejojnë rrethanat ligjore procesin e integrimeve evropiane. Nëse nuk do të ketë ndonjë befasi në momentin e fundit, procesin e rregullt zgjedhor do ta konfirmojë edhe misioni i Bashkimit Evropian.
Kështu, të shpresojmë, se Kosova ka bërë një kthesë pozitive krahasuar me zgjedhjet e vitit 2010 për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë kishin thënë se janë vjedhur. Kështu Kosova ka evituar fundosjen në një cikël të zgjedhjeve të kontestuara dhe me plot parregullsi, çfarë ka pasur për rreth 20 vjet në Shqipëri.
Ajo që do të jetë tash sfidë në Kosovë pas këtyre zgjedhjeve është përfshirja e përfaqësuesve serbë në Qeverinë e ardhshme. Askush nuk ka asgjë kundër përfshirjes së tyre në Qeverinë e Kosovës. Madje, një gjë e tillë është e domosdoshme dhe është pothuajse e pamundur të ketë Qeveri pa serbët e Kosovës. por, për dallim nga zgjedhjet e mëparshme, përfaqësuesit serbë do të jenë njëherësh edhe përfaqësues të Serbisë. Dhe me ta udhëheqësi i Qeverisë së ardhshme të Kosovës nuk do të mund të merret vesh pa pajtimin e Beogradit. Ky element cancer horoscope Pisces sign belongs to passive ones, and people, born under the Pisces star, are usually deprived of persistence, stubbornness and purposefulness. gjithsesi do të përdoret nga Beogradi dhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe do të kenë një ndikim të madh edhe në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që do të shkojë pa dyshim me rritjen e përfshirjes së Qeverisë së Serbisë në punët e brendshme ( e madje edhe të jashtme) të Kosovës.
Një gjë e cila po ashtu do të ndodhë, pa marrë parasysh se kush do të jetë në krye të Qeverisë, është vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe vazhdimi i kompromiseve të reja. Me përjashtim të “Vetëvendosjes”, këtu asnjëra parti e cila eventualisht do të përfshihet në Qeveri nuk do të ketë problem. Fundi i fundit është dëshmuar se dialogu me Beogradin nuk e dëmton asnjë parti politike. Edhe PDK-ja, por edhe LDK-ja e AAK-ja kanë pasur të njëjtin qëndrim për dialogun me Serbinë dhe e kanë mbështetur pa rezervë atë që ka bërë kryeministri i deritashëm në këtë dialog, Hashim Thaçi. Nëse „bashkësia ndërkombëtare“ do të përfshihet në „lobim“ për krijimin e Qeverisë së ardhshme, atëherë do të kërkojnë që në kuadër të saj të ketë sa më shumë forca që janë të gatshme për vazhdimin e dialogun me Serbinë.
Pos dialogut me Serbinë, bashkësia ndërkombëtare pret që në Kosovë të ketë më shumë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo do të varet vërtet nga ndryshimet që do të ndodhin në qeverisje. Pra, ndryshime duhet të ndodhin në mënyrën e qeverisjes e jo vetëm ndryshime në Qeveri. E do të ketë mjaft sfida, sepse tash shumë shpejt do të pasojnë disa gjëra të cilat qëllimisht janë pezulluar për të pritur zgjedhjet. Pritet që së shpejti prokurori amerikan Cklint Williamson të dalë me rezultatet e hetimeve të tija.
E ato hetime si objekt kanë pasur edhe kryeministrin e deritashëm Hashim Thaçi dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Përkundër disa parashikimeve të bazuara në „burimet diplomatike“ është vështirë të dihet se cili do të jetë epilogu i punës së „Task forcës hetuese speciale“, por gjithsesi do të ketë një ndikim të madh në Kosovë. Duke pasur parasysh se sa presion është bërë ndaj Kosovës që të pranohet krijimi i një tribunali special, dhe që „një pjesë“ e tij të jetë jashtë territorit të Kosovës, është vështirë të besohet se nuk do të ketë ngritje aktakuzash si rezultat i punës së këtij ekipi special.
Dy mësime duhet nxjerrë nga këto zgjedhje. E para është domosdoshmëria që të rregullohen listat zgjedhore. Është jologjike që Kosova të ketë sa banorë aq edhe votues. Sidomos duke pasur parasysh se kosovarët janë popullata me moshë mesatare më të re në Evropë dhe në 1.8 milionë banorë, sa ka Kosova sipas shënimeve zyrtare, me siguri ka shumë të moshës jomadhore, pra nën 18 vjet që nuk mund të votojnë. Duke pasur parasysh se listat e votuesve janë të çrregulluara, mund të thuhet se dalja prej 43 % në votime është sukses. Por këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit me lista të tilla të votuesve.
Mësimi i dytë është për funksionimin e brendshëm të partive politike. Pa marrë parasysh se çfarë mendon kush për ndonjë parti, nuk mund të ketë shtet funksional dhe demokratik nëse nuk ka demokraci brenda partive politike dhe nëse ato nuk profilizohen. Nuk mund të bazohen në të ardhmen partitë politike në një përkrahje të kancelares gjermane Merkel apo të kryeministrit Turk, Erdogan.
Merkel, që është normale, ka mbështetur haptazi në cilësinë e kryetares së partisë së saj LDK-në, siç mbështet në secilin shtet evropian secilën parti e cila është anëtare e Partisë Popullore Evropiane. Por, bazuar në rezultatet e para, duket se në Kosovë mbështetja e kryeministrit turk Erdogan është së paku po aq e rëndësishme sa edhe ajo e kancelares Merkel, nëse jo edhe më e rëndësishme. Dy partitë më të mëdha në Kosovë, PDK dhe LDK, i kanë hutuar votuesit. PDK-ja nuk ka dalë vetë në zgjedhje, por si koalicion, ku ka marrë edhe islamikët dhe demokristianët. E lideri i LDK-së, Isa Mustafa, më shumë sesa me bashkëpartiakët në prag të zgjedhjeve ka kaluar kohë duke biseduar me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli, partnerin kryesor të Hashim Thaçit në qeverisjen e deritashme të Kosovës.
Në të ardhmen partitë politike duhet të profilizohen me programe, me parime dhe ideologji. Ato do të duhet të kërkojnë votën e qytetarëve të cilët do të zgjedhin mes programeve. Po ashtu, nëse luftohet korrupsioni dhe klientelizmi e nepotizmi si formë e tij, do të shihet se ai është shumë i lidhur me funksionimin e partive politike. Kështu shumë votues në Kosovë më shumë janë klientë të partive politike sesa votues të lirë, të cilët zgjedhin me vullnet të lirë dhe në mënyrë të pavarur, pa frikën se do të kenë pasoja për vendin e tyre të punës nëse nuk fiton partia e caktuar.
Për çudi, në fushatën parazgjedhore të gjitha paritë kanë ofruar ndryshime, misione dhe drejtime të reja. Këtë e kanë ofruar madje edhe ata të cilët ishin në pushtet. Tash do të shohim se nga do të shkojnë këto ndryshime, nëse ato vërtet do të ndodhin apo jo.

© KOHA DITORE

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen