Kisha ortodokse dhe Serbia e luan një rol politik

Arkivi | Dedë Preqi | 18.10.10 | 17:03

Serbët bënë krime dhe gjenocid ndaj popullit shqiptarë.

Kisha Ortodokse dhe Serbija bashkëpunojnë së bashku sikur dhe më herët, ashtu edhe në Arenën Ndërkombëtare plasuan propaganda të ndryeshme urrejtëse nacionale e fetare,duke i etiketuar shqiptarët si shkakëtar të këtyre luftërave në mes dy etnitetëve.Kjo tezë propaganduese ,në të shumtën e rastëve gjenë mbështetje te disa shtete që edhe sot e përkrahin Serbinë,po ashtu gjeti përkrahje edhe nga Institucioni Ndërkombëtar i quajtur TadicUNMIK.Kisha Ortodokse serbe,në mbështetjen e Unmik-ut,dhe marrëveshjeve me Serbinë,vetëm në teritorin e Deqanit,përvetësuan me qindra hektar tokë,dhe i bënë prona të veta,të cilat ishin prona të shqiptarëve.Serbët dhe kisha serbe,tërë historinë tonë krishtere ortodokse të Kosovës dhe Ballkanit e përvetësuan,gjëja se ata janë popull autokton,që në të vërtetë ishin popuj sllav ardhacakë,që erdhën në fund të shekullit Vll-të,të cilët ishin paganë.Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë,nuk kanë qenë të gjitha serbe,por ato ishin kisha shqiptare,që dëshmojnë faktet historike,por sllavët okupator ua ndryshuan formën e tyre,siq janë:Kisha e Shën Prenës në Prizeren,Manastiri i Deqanit,Patrikana e Pejës,Patrikana e Graqanicës ,Kisha e Levishkës,Kisha e Deviqit e tjera,të cilat ishin kisha katolike të kohës ilire.Kisha Ortodokse serbe luajti dhe një rrol organizativ në lufta të ndryeshme,poashtu edhe në luftën e vitit 1999,në Kosovë,ku përveq tjerash,në këto Institucione fetare janë fshehur gjatë luftës kriminelët serb që vranë dhe zhduken shqiptarë të pa fajshëm,dhe Bashkësija Ndërkombëtare,fare mirë e dinë dhe është e njoftuar për këto ngjarje,por kurrënjëherë nuk ka reaguar.Në vitin 1997,përmes iniciativës së kishës serbe të shtetit serb,është botuar një libër me titull“V r a j e  t ë  a f ë r m i n  t ë n d“,si antitezë e Krishtit që thotë:“Duaje të afërmin tënd“,të autorit M.Lupashina,e cila libër,është kundër gjithë besimtarëve dhe misionarëve të huaj,gjëja se janë shpijuna të CIA-s. Kisha Ortodokse serbe,është kundra Pavarësisë së Kosovës,dhe sot policinë e Kosovës nuk e konsideron si forcë mbrojtëse të kishave dhe manastireve serbe,të cilat i ka organizue Qeverija e Kosovës,pas strukturave të KFOR-it.Udhëheqja e kishës ortodokse serbe,i mallkon ata serb dhe malazias që e pranojnë Pavarësinë e Kosovës.Patriarku Irinej deklaroi në fillim të këtij viti se,kisha ortodokse serbe,do ti ndihmoi Beogradit që ta mbojë Kosovën.Në ceremoninë e inaugurimit të Patriarkut Irinej në Kishën Ortodkse serbe në Pejë,me 3 tetor të këtij viti,muarën pjesë shumë qytetarë të Serbisë,Mali Zi,Bosnja dhe nga viset tjera,në mesin e tyre edhe presidenti i Serbisë Tadiq,ndërsa qeveritarët shqiptarë të shtetit të Kosovës kanë qenë përsona „non grata“,poasaqërisht presidenti dhe kryeministri i Kosovës.Sipas patriarkut serb Irinej,gjatë kësaj ceremonie nuk u përmbajtë nga fjalët naciobandiste,duke thënë se, Kosova është „krahinë jugore e Serbisë“,dhe sipas tij,populli serb në përbërje të sëcilës me shekuj
është Kosova e Metohija.E vetmja nga partitë politike të Kosovës dhe lëvizjet që e ka kundërshtue këtë inaugurim,ishte lëvizja „Vetëvendosja“,duke i cilësuar kishat serbe në Kosovë,si ambasada të shtetit serb.Shteti i Kosovës në bazë të Kushtetutës së saj,siguron barazinë ndaj ligjit,përveq tjerash dhe shprehjen në bindjen fetare.Kështu që shteti i Kosovës,mbronë lirinë e manifestimit të bindjeve të qytetarit të vet.Atëherë,pse Kisha ortodokse serbe hasë në kundërshtim me Pavarësinë e Kosovës, kur këto parime fetare nuk i ka as qeverija e Serbisë ndaj pakicave të veta.Patriarkana serbe e Kosovës,dhe qytetarët serb të shtetit të Kosovës,duhet ta pranojnë realitetin në Kosovë,dhe Kosova është SHTET i PAVARUR,dhe ka Kushtetutën e vet,e cila në përbërjen e vet ka shtetin demokratik,dhe ndër të tjera është një shtet laik,me një tolerancë të lakmueshme ndërfetare.Planet e sotme të Serbisë,të ndihmuara nga kishat ortodokse serbe të Kosovës ,të udhëhequra nga shumë Irineja të tjerë,kanë qëllime të errëta ndaj shtetit të Kosovës,duke planifikuar vetëm ndarjen dhe copëtimin e saj.Nëse ky qëllim është vetëm një opsion i tyre,për ti përmirësuar marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Prishtinës,dhe Bashkësija Ndërkombëtare e miraton këtë zgjedhje,duke menduar që ta heq qafët këtë problem,pa i menduar pasojat që do të lindin me të madhe nga të dyja anët.Shkëmbimi nënkupton,shkëmbimin e teritoreve të banuara me serb në veri,me teritoret e banuara me shqiptarë në jug të Serbisë,në Luginën e Preshevës.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen