Nis fushata për shenjtërimin e Nënë Terezës

Analiza & Komente | Rrezore | 27.06.14 | 22:44

Menjëherë pasi Papa Françesku shpalli njoftimin për vizitën e tij në Shqipëri në shtator, një studiues i Nënë Terezës në Angli filloi një fushatë online, qëllimi i të cilës është të përshpejtoj shenjtërimin e murgeshës me origjinë shqiptare e cila respektohet si ‘shenjtore’ në Indi.

Gjatë meshës më 15 qershor, Papa njoftoi se më 21 shtator do të vizitoj Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë.

image

Dr.Gëzim Alpion

“Nëpërmjet kësaj vizite të shkurtër dëshiroj të forcoj pozitën e Kishës në Shqipëri, si dhe ta inkurajoj dhe siguroj për dashurinë time një vend që ka vuajtur kaq shumë si rezultat i ideologjive të kaluara”, u shpreh Papa. Në Shqipëri pak më shumë se 10% janë katolikë.

Dr Gëzim Alpion, studiuesi me origjinë shqiptare, që nisi një fushatë nënshkrimesh po me 15 qershor, u shpreh se fillimisht kishte menduar të bënte një gjë të tillë “që nga momeni kur një numër i përzgjedhur i shkrimeve private të Nënë Terezës u botuan në vitin 2007”.

Profesori i Universitetit të Birminghamit në Angli u shpreh se, sipas tij, botimi i shkrimeve intime të Nënë Terezës është në kundërshtim me normat e etikës. “Ata që vendosën të publikojnë rrëfimet sensitive, që ajo bëri për vite me rradhë në konfidencë të plotë para drejtorëve të saj shpirtëror, u ngutën. Si rezulat i veprimit të tyre të pamatur, një çështje kaq delikate u sensacionalizua dhe u trajtua si diçka e rëndomtë. Për rrjedhojë, imazhi i Nënë Terezës u dëmtua dhe për këtë çështje askush nuk po bën gjë,” Alpion tha për ‘Matters India’.

I diplomuar në Universitetin e Kajros në Egjipt dhe atë të Durhamit në Angli, Profesor Alpion është autori i librit të mirënjohur ‘Mother Teresa: Saint of Celebrity?’ (‘Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?’), i cili u botua nga shtëpia botuese akademike Routledge në Londër dhe Nju Jork në vitin 2007 si dhe në Nju Delhi një vit më vonë. Në gjuhën italiane libri u botua në Romë nga shtëpia botuese Salerno Editrice në vitin 2008.

Studimet e Alpion për Nënë Terezën janë botuar në një numër revistash shkencore të mirënjohura që nga viti 2004. Studimi i tij më i fundit në lidhje me pengesat që hasi Nënë Tereza në fillim të aktivitetit të saj si murgeshë e pavaruar, u botua në shkurt të këtij viti në ‘Revistën Ndërkombëtare të Teologjisë Publike’.

Kur e pyetëm se përse priti 7 vjet për të filluar fushatën për përshpejtimin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Professor Alpion tha: “Që nga viti 2007 më është dashur të studioj fenomenin e ndërlikuar që njihet si ‘nata e errët e shpirtit’. Gjatë periudhës 2011-2012 vendosa kontakte me disa gazetarë nga India dhe vende të tjera të cilët përcollën për herë të parë lajmin për ‘errësirën shpirtërore’ të Nënë Terezës, fillimisht në vitin 2001, si dhe me disa miq dhe drejtorë shpirtëror të saj, përfshirë edhe disa anëtarë të komisionit të beatifikimit si të fazës së ‘diaqezës’ ashtu edhe të asaj që njihet si faza ‘posito’. Që nga nëntori i viti 2013 të gjitha përpjekjet që kam bërë për të mësuar se në ç’fazë është procesi i kanonizmit (shenjtërimit) janë injoruar.”

Alpion nuk ka dyshim se Nënë Tereza ka kohë që po ‘dënohet’ si rezultat i errësirës së saj shpirtërore, gjë që, për mendimin e tij, është për të ardhur keq: “Errësira shpirtërore e Nënë Terezës në asnjë mënyrë nuk duhet trajtuar eksluzivisht në kontekstin e eksperiencës që kanë përjetuar mistikët katolikë të shenjtëruar që nga mesjeta, si Xhoni i Kryqit dhe Tereza e Avilës, e deri në kohët moderne si Tereza e Lisieux-it. Për fat të keq, në rastin e Nënë Terezës, kjo gjë po vazhdon për afro 15 vjet.”

E Lumtura Nëna Tereze &  Shën Gjon Pali II

Nëna Tereze & Shën Gjon Pali II

“Vatikani nuk ka përse të vazhdojë të peshkojë për mrekullira për të përfunduar shenjtërimin e Nënë Terezës; në këtë rast, errësira shpirtërore e stërgjatur është akti i saj më i ‘mrekullueshëm’. Është vërtet e çuditshme që kjo gjë akoma nuk është pranuar zyrtarisht nga Selia e Shenjtë, si dhe qesharake që kundërshtarët e Nënë Terezës po e përdorin këtë ‘dobësi’ në çdo moment kundër asaj.”

“Dyshimet shpirtërore të Nënë Terezës janë një sfidë që duhet mirëpritur si nga teologët ashtu edhe ekspertë të shkencave sociale të interesuar në çeshtje fetare. ‘Mosbesimi’ tek Zoti, në rastin e Nënë Terezës, kërkon një mendësi të re, veçanërisht brenda mureve të Vatikanit. Unë pata shpresë se, me predispozicionin e tij prej dijetari, Papa i fundit do ta trajtonte më përparësi këtë çështje delikate. Unë jam po aq optimist se Papa i tanishëm, i cili ka treguar së është me pak dogmatik se paraardhësit e tij, do ta trajtojë ‘mungesën’ e besimit të Nënë Terzës nga një këndveshtrim i ri.”

Profesor Alpion gjithashtu thekson: “Problemi nuk është thjesht t’i shtohet edhe një shenjtore tjetër Kishës Katolike por një shenjtore që ndryshon nga të tjerët. Si sociolg, jam i bindur se ‘errësira shpirtërore’ që përjetoi Nënë Tereza nuk duhet të përbëj pengesë për shenjtërimin e saj; përkundrazi, për mendimin tim, kjo duhet të jetë arsyeja kryesore përse kjo murgeshë duhet shenjtëruar.”

Pas njoftimit se Papa Françesku do të vizitoj Shqipërinë më 21 shtator, Profesor Alpion thekson në peticionin e tij online: “Kam shumë shpresë se ky do të jetë momenti kur Vatikani do të njoftoj se kur do të bëhet shenjtërimi, tashmë i vonuar, i Nënë Terezës. Çfardo arsye, që paraqitet nga ata që kundërshtojnë shenjtërimin e saj, zbehet plotësisht para kontributit të saj të pakrahasueshëm në shërbim të Kishës Katolike.”

“Janë të rrallë personalitetet fetare apo laikë në historinë e njerëzimit që kanë kontribuar për shenjtërimin e dinjitetit njerëzor sa murgesha shqiptare Nënë Tereza gjatë gjithë aktivitetit të saj si misionare i cili filloi në Indi në vitin 1929 dhe përfundoi në vitin 1997.”

Ju lutemi nënshkruani peticionin për shenjtërimin e Nënë Terezës:

http://www.change.org/en-GB/petitions/the-vatican-canonize-mother-teresa-2

***

‘Matters India’ në Nju Delhi është gazeta e parë e huaj që interviston Dr Gëzim Alpion për nismën e tij online për të përshpejtuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Shkrimi është shoqëruar me një foto nga biseda që Alpion zhvilloi më 28 qershor 2005 në faltoren e Mother House, në Kalkuta, që është qendra e urdhërit ‘Misionaret e Bamirësisë’, që Nënë Tereza krijoi në vitin 1950. Alpion u ftua për të vizituar Mother House, gjatë turneut të leksioneve në Indi, me porosi të Motrës Nirmala, e cila zëvendësoi Nënë Terezën si drejtuese e urdhërit ‘Misionaret e Bamirësisë’ në muajt e fundit të jetës së murgeshës shqiptare. Alpion është i pari studiues jo fetar i ftuar të flasë në faltore para murgeshave. Motra Nirmala, e cila në kohën e vizitës së Alpion nuk ndodhej në Indi, i dërgoi një letër kur ai u kthye në Angli për ta falenderuar për bisedën me murgeshat si dhe për përkushtimin e tij si studiues për figurën e Nënë Terezës.

‘Matters India’ është gazeta e parë e huaj që e ka bërë njoftimin për peticionin të përhershëm në faqen e saj të internetit për të inkurajuar lexuesit e saj të nënshkruajnë në çdo kohë.

Pas peticionit të parë oneline, të filluar me 18 mars 2013, për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, që deri tani ka 8,000 nënshkrues online dhe në formularë, fushata për shenjtërimin e Nënë Terezës është nisma e tij e dytë dhe e fundit si aktivist i shoqërisë civile.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen