Akademik Mark Krasniqi : Mos ma prekni Skënderbeun

Analiza & Komente, Histori & Fakte | Rrezore | 03.07.14 | 10:56

Kosovë- Akademiku Mark Krasniqi ka kritikuar edhe klerikët myslimanë, edhe ata katolikë, të cilët, si njerëz të ndershëm, nuk kanë guximin të ngrenë zërin kundër muxhahedinëve dhe fanatikëve katolikë, të cilët po na shkaktojnë dëm shtetëror dhe kombëtar.
Askush nuk e tha asnjë fjalë të vetme, pavarësisht nga “kërcënimet” dhe sjelljet e një grupi të rinjsh nga Kaçaniku, të cilët dy ditë më parë publikisht u shfaqën duke fyer dhe duke e goditur bustin e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Në filmimin që ata i bënin vetes, të rinjtë nga Kaçaniku, të njohur si pjesë e organizatës së muxhahedinit Lavdrim Muhaxheri, dëgjohen teksa përdorin fjalët më fyese që mund të përdorë një njeri ndaj një figure kombëtare e cila për pjesën më të madhe të shqiptarëve konsiderohet si hero.
I vetmi reagim ka qenë ai i Policisë, të cilët të dyshuarit i kanë marrë në pyetje dhe u kanë caktuar 48 orë paraburgim.
E me gjithë heshtjen e institucioneve të vendit, një shembull të tillë nuk e kanë ndjekur ata që vazhdimisht janë kritikë ndaj rrymave islame-ekstreme.
Akademik Mark Krasniqi fajin për gjithë këto ndodhi ua hedh institucioneve të vendit të cilat nuk ndërmarrin asnjë veprim.
“Nga një aspekt i politikës aktuale të Kosovës unë kisha me thanë se ata djem atje kanë pasur ‘të drejtë’ ta sulmojnë, ta fyejnë, ta poshtërojnë, madje edhe ta grushtojnë Skënderbeun në Kaçanik, sepse Kosova nuk është shtet i mirëfilltë, nuk ka qeveri kombëtare dhe se nëpër partitë politike kemi udhëheqje kriminale të cilat shfrytëzojnë pozitat e veta vetëm për interesin personal dhe atë familjar”, deklaroi akademiku Krasniqi.
I revoltuar me veprimin e të rinjve nga Kaçaniku, ai shpreh shqetësimin se si një grup ekstremistësh islamikë me pantallona të shkurta, marrin guximin që ta shkelmojnë heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, i cili është krenaria dhe frymëzimi patriotik i mbarë kombit shqiptar.
“Por siç thashë në fillim ne nuk kemi polici, as qeveri e as parlament, asnjë institucion që do të ishte i përkushtuar për konsolidimin e Republikës së Kosovës, shtet sovran dhe demokratik dhe funksional në çdo aspekt”, u shpreh Krasniqi.
Marrë nga Bota press

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen