Zef Preçi- Ju faleminderit Kim Mehmeti

Analiza & Komente | Rrezore | 09.07.14 | 18:35

Besoj shumë veta e kanë ndjekur reagimin e djeshëm të z. Kim Mehmeti,
gazetar dhe publicist i njohur në Shkup dhe në mbarë trojet shqiptare në Ballkan,
rreth asaj që po ndodh këto ditë me popullsinë shqiptare në Maqedoni.

               Zef Preçi

Zef Preçi

Z. Mehmeti vë në dukje këta faktorë kryesorë dhe i analizon protestat e tanishme të shqiptarëve në Maqedoni nën këtë optikë:

a) pakënaqësitë e akumuluara ndër vite nga shqiptarët e këtushëm, nga
viti 2001 deri më sot…;

b) protestat nuk janë të motivuara politikisht; c)është imperative një ndërhy rje e faktorëve politikë në Tiranë dhe Prishtinë për kapërcimin paqësisht të gjendjes së krijuar.Pas kësaj analize të thjeshtë dhe domethënëse të z. Mehmeti, së pari mendoj se është e nevojshme që protestat të moderohen dhe të zhvillohen në mëny rë paqësore, të kulturuar dhe civile, gjë që duhet të mbështetet fuqimisht nga masmedia. Kjo do t’i hiqte mundësinë pushtetit të Gruevskit dhe “aksesorëve” të tij shqiptarë që të përdorin forcën policeske për shtypjen e protestave të ardhshme, t’i interpretojnë ato në kuadrin e islamofobisë, rrezikut të terrorizmit etj.
Së dyti, mendoj se duhet nxitur debati brenda partive politike shqiptare për ta dety ruar udhëheqësinë e ty re që të bëjnë zgjedhjen e vet: ose
reflektim serioz mbi thelbin e problemit, që sipas meje, është “deficiti i
demokracisë” (që po shfaq ky vend, por që është evident edhe në vendet
e tjera të Ballkanit) dhe nevojat imediate të qy tetarëve shqiptarë e
maqedonas për një përfaqësim real dhe një pushtet që vihet në funksion
të zgjidhjes së problemeve të ty re, dhe jo mbrojtjes së interesave të
oligarkëve të periudhës post-komuniste, duke filluar me zbatimin e
Marrëveshjes së Ohrit, ose t’u hapë rrugën forcave të reja politike. Është
koha të kuptojmë se ndonëse protesta është e qy tetarëve shqiptarë, në
thelb suksesi i saj i pritshëm çliron mbarë shoqërinë, si shqiptarët ashtu
edhe maqedonasit, mundëson më shumë llogaridhënie të pushtetit dhe
balancë në ushtrimin e tij në atë vend.
Së treti, faktori politik në Prishtinë dhe në Tiranë është vënë në provën e
vet më serioze për të dëshmuar jo vetëm përgjegjshmëri ndaj
angazhimeve ndërkombëtare dhe procesit të integrimit europian, por
edhe ndaj rolit real që shqiptarët mund dhe duhet të luajnë në Ballkan e
më gjerë. Më konkretisht, te dyja qeveritë, por sidomos Tirana zyrtare,
duhet të dalë nga qerthulli i deklarimeve në formën e “paralajmërimeve
serioze” sipas modelit të Kinës në periudhën e shkuar, dhe të shohë
realitetin drejt në sy : “deficiti demokratik” është si sëmundjet ngjitëse
dhe ndoshta problemi më serioz i konsolidimit të demokracisë në
shoqëritë post-komuniste në ditët tona. Kjo ka sjellë në tavolinën e
debatit çështjen se si mund të “orientohen” drejt progresit ekonomik e
shoqëror, njëkohësisht qy tetari me nevojat e tij të ligjshme, votuesi me
bindjen dhe shpresën në fuqinë transformuese të votës së vet dhe
taksapaguesi që kërkon më pak korrupsion dhe më shumë eficiencë për
çdo euro që krijohet nga mundi dhe djersa e vet apo që merret borxh në
emër dhe për llogari të tij.
Personalisht e ftoj Kuvendin e Shqipërisë që të thërrasë për sqarime
ambasadorin e Shqipërisë në Shkup dhe të përcillen mesazhe të qarta e
publike rreth rreziqeve që përcjell ushtrimi i pritshëm i “dorës së fortë”
(dhunës) nga autoritetet zy rtare të Shkupit ndaj protestuesve shqiptarë
në Maqedoni, siç paralajmëroi dje Kry eministri Gruevski. Po kështu,
lidershipi politik i Tiranës duhet të heqë dorë nga trajtimi i diferencuar i
derisotëm dhe t’i bëjë të qartë faktorit politik shqiptar në Maqedoni se
përçarja e shkaktuar në të shkuarën e afërt e atij faktori edhe nën
ndikimin e interesave momentale të Tiranës zy rtare, ka zbehur ndikimin
publik të lidershipit politik shqiptar në Maqedoni, i cili me sa shihet është
kompromentuar dukshëm në sy të e votuesve të vet. Këta të fundit
përherë e më pak besojnë në ato që thonë liderët e partive shqiptare atje.
Për Tiranën zy rtare, më shumë se fy ty ra apo orientimi politik i njërit apo
tjetrit lider, themelore duhet të jetë ecuria e procesit demokratik në
partitë politike shqiptare, të kuptuarit prej ty re të demokracisë dhe
mëny rës së si ajo funksionon dhe integriteti i liderëve në përmbushjen e
obligimeve qeverisëse larg interesave të ngushta oligarkike që rrezikojnë
në fakt paralizimin e funksionimit të shtetit të së drejtës në Maqedoni dhe
më gjerë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ju faleminderit z. K. Mehmeti!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen