Nesër del në qarkullim 5 mijë lekëshi i ri

Histori & Fakte | Rrezore | 09.07.14 | 18:59

Banka e Shqipërisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se që prej ditës së nesërme, pra që nga data 9 korrik, do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat shqiptare me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2013.

Kartëmonedha e re me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2013, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2007, e cila është hedhur në qarkullim në vitin 2009.

Por ka disa ndryshime që janë bërë në emetimin e fundit të cilat janë:

-Trashësia e fillit të sigurisë, i cili bëhet nga 1.5 mm në 3 mm

-Viti i emetimit në trupin e kartëmonedhës, që do të jetë viti 2013

-Firma e drejtorit të Departamentit të Emisionit.

Banka gjithashtu ka theksuar se duke nisur që prej ditës së nesërme, kartëmonedhat me vlerë nominale 5000 Lekë, emetim i vitit 2013, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.

/Shekulli Online/S.L./

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen