Intervistë me z.Lon Karrica, aktivist dhe afarist në Gjermani

Diaspora | Zef Prenka | 12.07.14 | 00:59

Rrezore:
Z.Lon Karrica, shkurtimisht na tregoni si arritet të bëheni mërgimtar dhe sot, keni një pozicion të admirueshëm dhe një shëmbull i mirë i integrimit në jetën Gjermane?

Lon Karrica:
Ështe interesant se edhe pse ketu ne Gjermani e kisha babën, kurrë nuk kam patur deshirë me ardhe këtu për të jetuar. Për arsye se kisha mbaruar Sh.L.P“ Xhevdet Doda“ në Prizren.Me të përfunduar studimet, jam punësuar si arsimtar i Fizikës dhe kam vazhduar studimet me korrespondence në Prishtine. Atëbotë situata politike ishte shumë e acaruar, ku represioni serb torturonte, malltretonet popullatën shqiptare dhe unë isha drejtpërdrejt i vëndosur të rezistoja përmes formave ilegale kundër këtij presioni të paramilitarve serb.kisha edhe kërcënime e çka mos ,që të heqja dorë nga aktiviteti .Për asnjë moment nuk jam tërhequr! Në Gjermani erdha në kohën e pushimeve Verore të vitit 1991. Isha Aktivist i l.D.K-së, ne rajonin e Dushkajes .Edhe disa herë kisha probleme me sigurimin shtetror serb, si shum tjerë aktivista. Mëndova tè largohem vetem pak kohë, ne menyrë që, të mos bij viktim e pa arsyeshme,sepse doja që të kontriboja për liri të Kosovës. Nga Prishtina u nisa me Autobus për në Stuttgart. Në stacioni e bleva një fjalor Gjermanisht- serbokroatisht dhe gjaët gjithë rrugës u mundova të mësojë ndonjë fjalë Gjermanisht.
Mësova disa fjali. Kur mbërrita në Stuttgart, në vend se të shkoja tek prindi, nërruge e sipër, thash të provoj a e kam
mesuar ndonjë fjalë. Kërkova punë tek një pundhënes në një kopshtari lulishte. Padroni kishte nevoj dhe për çudi me punësoj mënjëherë dhe punova tërë ditën. Në mbrëmje i rraskapitur mbërrina tek prindi në banesën e tij. Baba u befasua kur ëm pa. U ktheva prap në fund të muajit Gusht për të filluar prap punën në arsim.Por mbas 3 shtatorit me nuk kisha punë.Edhe gjithmon isha i këärkuar nga pushteti i dhunshëm. Pastaj ne fund të shtatorit u detyrova edhe njeher me u kthy këtu në Gjermani ,ku kerkova pune në një shtepi te pleqve ku me pranuan në punë dhe ma rregulluen lejeqëndrimin. Pas dy viteve vazhdova me punu ne Spital, ku edhe sote e kesaj dite punoj. Ketu kam pase fatin të kuailifikohem ne lamin e medizines dhe i kam shfrytëzuar të gjitha resurset e mundshme kualifikuese, nga teknik medizinal deri te Reanimator dhe Asistent në anestezi dhe momentalisht punoj ne menxhmentin e Kontrollor dhe sigurisë së kualitetit.Jam pergjegjes për DRG që do thotë, për sigurimin e të hyrave në bazë të ligjit të financimit të Klinikes tè rrethit.
Rrezore: z. Karrica,aktiviteti i juaj në shërbim të mërgimtarëve dhe të vëndlindjes nuk ka munguar,si arritet të kontribuonit edhe për kundër angazhimit përmanent në punë dhe biznes?

Lon Karrica:
Sa i përket aktiviteteve në Gjermani e kam
filluar menjëherë që nga fillimi i ardhjestime këtu. Në fillim jo edhe aq aktiv, por me vonë pasi u angazhova si këshilltar Social dhe Përkthyes Gjermanisht- Shqip pranë Caritas-it u angazhova më shumë, sidomos puna ime ishte e mbështetur në aspektin Social humanitar, si dhe palës Gjermane. Kudo takoheshim në komuna për të diskutuar gjëndjen në Kosovë,ua spjegoja qështjen tonë Kombetare dhe arsyen pse ne, dëshirojmë të krijojmë shtetin tonë Kosovën.
Nga Viti 1995 e deri pas luftes, kam pasë shumë takime me personalitete të ndryshime të jetës politike dhe shoqërore në Böblingen ( BB ) ,Sindelfingen, Stuttgart e gjetiu. Südosten me CDU dhe Kryeministrin e atëhershëm Ervin Teufel, si dhe me deputeten e SPD Ute Vogt, ministrin e jashtëm Klaus Kinkel, Joschka Fischer dhe shumë deputet tjerë të Bundestagut. Një punë të frytshme kishim me një shoqatë Shqiptaro- Gjermane LAG ( Landes Gemeinschaft Kosova) me seli në Stuttgart ,ku i printe Johannes Flotow nga diakonische Werk Stuttgart si dhe shumë Aktivist të tjerë Shqiptar dhe Gjerman. Kemi patur aktivitete të shumta dhe takime te ndryshime, gjithmon duke u përpjekur për tua treguar te vërtetën rreth Kosoves dhe ngjarjeve që ndidhnin atje.
Rrezore: Ndihmat për popullin dhe luftën në Kosovë ishin të shumta që, edhe bashkatdhetarët tanë i ju njohin si kontriboues të shumëanshëm?

Lon Karrica:
Aktivitetin humanitar për ti ndihmuar Kosoves e kemi bëre kryesisht nëpër mes shoqates Gjermano-Shqiptare LAG, ku drejtëpërdrejtë ndihmat Tona kanë shku në shoqaten „Nena Tereze “ ne Prishtine. Ndihmat kryesishte janë mbledhur nga miqt Gjerman,por edhe nga ne,nëpërmes fondit të qeveris në ekzil,pastaj edhe per fondin „Vëndlindja thërret“ që ishte fond për rezitencë dhe luftë kundër okupatorit serb. Por gjithmon kemi ndihmuar drejteperdrejt edhe njerzve me nevoja , veçanerisht për trimat në betejë, në front me okupatorin,pa bërë shumë zhurmë. Mbas luftes me shoqaten LAG Kosova, kemi ndihmu me ndertu Krushen Vogël afër Prizrenit.Ka patur edhe shumë ndihma tjera që janë shpërnda nëpërmes shoqatës „Nena Tereze “ në Prishtinë
Rrezore: Me angazhimin tuaj në ish Misionin Katolik Shqiptar për Gjermani,sot Famullia katolike Shqiptare, në çfarë gjëndje ndodhet sot kjo Famulli?

Lon Karrica:

Famullin Shqiptare Katolike në Stuttgart e kam vizituar 3 ditë pasi kam ardhé për herë të paëe në Gjermani. Baba me dergoj atje dhe vërejta se ishte shumë mirë e organizuar.thënë realisht ishte nje Ambasadë e Kosoves në atë kohë. Kishte punëtorin Social z.Pjetër Mjeda, Fratin At Hil Kabashi,qe punonin ditë e natë për Fe, Komb dhe Atëdhe.
Ketu i mora udhëzimet te para, se si dhe çka duhet vepruar ne Gjermani, në mënyre që, imazhin e Shqiptarve ta ngrisim ma larte se e kishim.
Në Misionin Katolik Shqiptar që ishte formuar që në vitin 1984, kam njohur njerz të ndryshem,veprimtar, patriot dhe humanistë të ndryshem. Po te MOS ishte kjo famulli jeta në Gjermani per mua, nuk do kishte atë kuptimin që tani e ka.
Kjo famulli Shqiptare na zavendeson një pjesë të vëndlindjes, ku për çdo të Diele, takohemi në meshën e shejtë, duke e vazhduar me pastaj me aktivitete kulturore etj. Kjo Famulli Shqiptare i ruan me fanatizem Kulturen ,Traditen shqiptare dhe i kultivon ato edhe para opinionit Gjerman, ku japim një Pasqyrë shumë të mirë si popull me traditë te lartë të Kulturës Evropiane. Sidomos me ardhjen e priftit Marjan Lorenci u përtëri dhe u shtua aktiviteti
fetar,kulturore,atdhedashuria dhe Patriotizmit Shqiptar ,gjithmon si popull i lashte me një kultur të lartë. Kisha mbushte plot dhe në te, marrin pjesë Shqiptaret pa marë parasyshe se ciles fe i takojne. Eshte kënaqesi të jeshe për çdo te Diele ketu. Mund të them se edhe gjermanet na e kanë zili. Kete ma ka thënë edhe Ipeshkvi i vendit ,si musafir që ishte me rastin e 25 vjetorit te famullisë tone. Aime thot : … une kam mendu se bashkësia Shqiptare numron disa dhjetra njerz, e këtu gjeta një numër shumë me tè madh se e paramendoja ; gjyshi me femije e Mbesa e nipa. Pra 3-4 gjenerata se bashku. Ishte shumë i emocionuar kur pa se,Shqiptaret ishin shumé mire te organizuar dhe me nje kulturë dhe Moral te larte.

Rrezore: z.Karrica,meqënèse ju,keni arritur që me përkushtim ndaj familjes të integroheni ne jetën shoqërore në Gjermani,cilat janë planet për të ardhmen?

Lon Karrica:

Planet e mia, për të ardhmen, kanë qenë ndryshe te planifikuara. Deshira ime por edhe e shumë shokëve të mij, ishte kthimi ne Kosove. Atje kishim deshire ta ndertojme Kosoven,të investojmë edhe te kontribojme e te jetojme. Por fatkeqsishte se Kosova edhe per kunder perparimeve që ka bërë është shumë larg standardeve Evropiane. Ajo mergimtaret i sheh, si njerz që duhet Lekë me sjelle për buxhetin ndësa per ta, nuk interesohet ose fare pak, në mënyrë që, tju sigurojë kushte (infrastrukturë) ligjore për investime të Sigurta dhe për kthimin e tyre në atëdhe.
Perkundrazi,njerëzit fatkeqësisht ende po ikin nga Kosova, si pasojë e keq qeverisjes dhe keq menagjimit të ekonomisë. Për ketë arsy,planet për të ardhmen duhet bërë konform situatës. Momentalisht duhet patjetër të vazhdojmë të punojmë e të investojmë në fëmijet tanë që, të shkollohen, të studjojnë dhe të ngritën profesionalisht në nivel te lartë shkencorë.Vlenë të përmendet se nga mesi ynë kombëtar kanë doktoruar së paku dy përsona psh. Dr.Vilson Mirdita që ishte edhe ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Gjerman dhe Dr.Arjanit Preçi, i cili theu një rekord sa i përket shkënces
së Astronomisë në nivel kombëtar dhe më gjërë që, pa dyshim janë shëmbulli më i mirë i edukimit dhe integrimit të shqiptarëve në familjen e madhe Europiane. Deri me tani,fale famullisë katolike Shqiptare dhe fale punës së shumë Familjeve,jemi shumë mire edhe kombëtarishte edhe shpirtërisht. Dhashtë Zoti që, kjo gjenerata e tërë e shkolluar të kthehet një ditë në Kosovë e ta merr drejtimin e shtetit që, Kosoven ta bëjnë pjesë të familjes së madhe të Europës. Në të kundërten ne! po kontribojmë shumë për Kosovën e qeveria dhe korrupcioni po e shkaterrojnë,edhe Kosovën edhe ardhmëri e popullit të saj. Ne pastaj, ndoshta do jemi te huaj në Përëndim e të „huaj“ ne Kosovë.
Rrezore: ju falemnderit z.Lon Karrica

Lon Karrica:
Me nderë qofshi

Loni me Gjonin dhe Betën

Loni me Ukën,Xhevalinin,Astritin,Bekimin,Liridonin,Jozefin,Nolin,Gjonin,betja, Marija

Loni me Ukën,Xhevalinin,Astritin,Bekimin,Liridonin,Jozefin,Nolin,Gjonin,betja, Marija

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen